|
|
Mesazhe me Rastin e Dites Boterore te Paqes
Mesazhi
i Papa Gjon Palit te II
1 JANAR 1991
“Nese do paqen
respekto ndergjegjen e çdo njeriu”
Shumë popuj që formojnë
familjen e vetme njerëzore kërkojnë sot, gjithnjë e më shpesh, njohje
efektive dhe mbrojtje juridike të lirisë së ndërgjegjes, e cila është
thelbësore për lirinë e çdo qenie njerëzore. Aspekteve të ndryshme të
kësaj lirie themelore për paqen në botë, tashmë i kam dedikuar dy
mesazhe për ditën botërore të paqes.
Me 1998 ju kam ftuar të
reflektoni së bashku për lirinë fetare. Garancia e së drejtës për t’u
shprehur hapur e në të gjitha ambientet qytetare bindjet e tua fetare
përbën një element të domosdoshëm të bashkëjetesës paqësore mes njerëzvë
“Paqja”- shkruhet me këtë rast, - “i ngul rrënjët në lirinë dhe në
hapjen e ndërgjegjes ndaj së vërtetës (8 dhjetor 1987). Ky vit do të
vazhdojë me reflektime të tilla duke propozuar disa mendime mbi nevojën
e respektimit të të drejtave të pakicave qytetare fetare, “njëra prej
problemeve delikate të shoqërisë bashkëkohore, sepse kjo çështje lidhet
shumë me organizimin e jetës shoqërore e qytetare në çdo vend, si edhe
në të gjithë Komunitetin ndërkombëtar. (8 dhjetor 1998) Këtë vit
dëshiroj ta konsideroj në mënyrë specifike rëndësinë e respektimin të
ndërgjegjjes së çdo personi, për bazat e nevojshme të paqes në botë.
Liria për ndërgjegje
e paqe
1. Ngjarjet e vitit të
kaluar, në fakt kanë nxjerrë në pah nevojën urgjencë të ndërmarrjes së
hapave konkret deri në sigurimin final të respektit të plotë të lirisë
së ndërgjegjes, sa në planin ligjor aq edhe në atë të marrdhënieve
njerëzore. Ndryshime të tilla të shpejta provojnë në mënyrë mjaft të
qartë, se personi nuk mund të trajtohet si qenie pa shpirt, i drejtuar
nga forca që veprojnë në mënyrë eskluzive jashtë ndërgjegjes së tij.
Përkundrazi. njeriu pavarësisht nga brishtësia, nuk mund t’i hiqet
mundësia për të kërkuar lirisht të mirën, për të njohur të keqen e për
ta zbrapsur atë, për të zgjedhur të vërtetën e për të shmangur gabimet.
Zoti në fakt, duke krijuar njeriun ka skalitur në zemrën e tij një ligj,
që gjithkush mund ta zbulojë (Shih Rom 2-15) dhe ndërgjegjja është
pikërisht kapaciteti që e dallon e që vepron sipas këtij ligji: bindja
ndaj vetvetës është vetë dinjiteti i njeriut (Shih “Gaudium et Spes”,
16). Asnjë autoritet njerëzor nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ndëgjegjen
e një njeriu tjetër. Kjo dëshmon se individi është mbi shoqërinë e si i
tillë është i pacenueshëm. Individi nuk është diçka absolute, vend ku e
vërteta dhe gabimi shihen nga sipër përkundrazi, natyra e tij intime
përfshin raportin me të vërtetën objektive, universale e të barabartë
për të gjithë, ku të gjithë duhet e munden të kërkojnë. Në këtë raport
me të vërtetë objektiv liria e ndërgjegjes gjen justifikimin e vet, si
kusht i nevojshëm për kërkimin e së vërtetës së denjë për njeriun e për
bashkimin me të, kur kjo është e njohur në mënyrë të përshtatshme. Ky
fakt herë pas herë i detyron të gjithë, të respektojnë ndërgjegjen e
secilit e të mos përpiqen t’u imponojnë të tjerëve të “vërtetën” e vet,
duke ruajtur të drejtën plotësuese për t’i dhënë mendimet tua, por pa i
përbuzur ato që mendojnë ndryshe nga ti. E vërteta nuk i privohet asaj
çka virtyti ka në vetvete. T’i mohosh një personi lirinë e plotë të
ndërgjegjes e në veçanti lirinë për të kërkuar të vërtetën, ose të
përpiqesh t’i imponosh një mënyrë të veçantë të të kuptuarit të së
vërtetës është në kundërshtim me të drejtën e tij më intime. Kështu
provokon përveç të tjerave, rritjen e armiqësive dhe e tensioneve, që
rrezikojnë të kthehen në marrëdhënie të vështira e armiqësore brenda
shoqërisë deri në konflikte të hapura. E pra, niveli i ndërgjegjes
krijon mundësi të efektshme për të përballuar problemin e për të
siguruar një paqe të paqëndrueshme e afatgjatë.
E vërteta absolute
gjendet vetëm në Zotin
2. Garancia e ekzistencës
së vërtetës absolute qëndron në Zotin. E vërteta absolute dhe kërkimi i
së vërtetës barazohen në planin objektiv me kërkimin e Zotit. Do të
mjaftonte kjo, për të treguar ekzistencën e raportit të ngushtë mes
lirisë së ndërgjegjes e lirisë së besimit. Nga ana tjetër kështu
shpjegohet, se pse mohimi sistematik i Zotit dhe institucionalizimi i
një regjimi, për të cilin mohimi i Zotit është element kushtezues janë
diametralisht në kundërshtim me lirinë e ndërgjegjes, si dhe lirinë e
fesë. Ata që njohin raportin mes së vërtetës absolute e vetë Zotit,
duhet t’ju njohin edhe atyre që nuk besojnë, të drejtën dhe detyrën që
kanë për të kërkuar të vërtetën, e cila mund t’i çojë tek misteri i
zbulimit hyjnor dhe tek pranimi i tij me përkujtni.
Formimi i
ndërgjegjes
3. Çdo individ ka detyrën
e vështirë për ta formuar ndërgjegjen e vet në dritën e të vërtetës
objektive, e kjo ndërgjegje nuk mund t’i mohohet prej askujt. T’i
njohësh vetvetes të drejtën e të vepruarit sipas ndërgjegjes pa njohur
në të njëjtën kohë, detyrën që kemi për ta pohuar të vërtetën me ligjin
e skalitur në zemrat tona nga vetë Zoti, do të thotë në realitet, të
sundojë mendimi i juaj i kufizuar. Kjo është larg atij kontributi që
secili duhet të japë për çështjen e paqes në botë.
Ky kërkim i sinqertë i së
vërtetës, jo vetëm që na bën t’ë respektojmë të tjerët, por rrit
dëshirën për të kërkuar së bashku. Në detyrën e rëndësishme të formimit
të ndërgjegjes, familja luan një rol parësor. Është detyrë e prindërve
për të ndihmuar fëmijët e tyre, qysh nga mosha e mitur, për të kërkuar
të vërtetën dhe për të jetuar në përputhje me të, për të kërkuar të
mirën e për t’i dhënë nxitje asaj. Shkolla ndër të tjera është e një
rëndësie themelore, sepse aty fëmija dhe i riu hyjnë në kontakt me një
botë më të gjerë e shpesh të ndryshme nga ambienti familjar. Shkolla në
fakt moralisht nuk është kurrë indiferente edhe kur përpiqet ta shpallë
“asnjanësinë” e saj etike e fetare. Mënyra me të cilën fëmijët dhe të
rinjtë formohen dhe edukohen pasqyron domosdoshmërisht shumë vlera, që
ndikojnë në mënyrën me të cilën ata i kuptojnë të tjerët dhe shoqërinë
në tërësi. Në marrëveshje pra me natyrën dhe dinjitetin e personit
njerëzor dhe ligjin e Zotit, të rinjtë në vitet e tyre të shkollës duhet
të ndihmohen për ta dalluar dhe kërkuar të vërtetën, për t’i pranuar
nevojat dhe kufijtë e lirisë së vërtetë, për të respektuar të drejtat e
njëjta të të tjerëve. Formimi i ndërgjegjes mbetet jo i pastër në qoftë
se mungon një edukim i thellë fetar. Si mundet një i ri, të kuptojë
plotësisht nevojën e dinjitetit njerëzor pa ju drejtuar më parë burimit
të këtij dinjiteti, Zotit krijues? Në këtë vështrim roli i familjes, i
Kishës katolike, i Komunitetit krishterë dhe të institucioneve të tjera
fetare mbetet parësor dhe shteti në pajtim me normat e deklaratat
ndërkombëtare duhet të sigurojë e të lehtësojë detyrat e tyre në këtë
fushë.
Herë pas here familja dhe
komuniteti fetar duhet të vlerësojnë e të thellojnë gjithnjë e më shumë
angazhimin për njeriun dhe vlerat e tij objektive. Në mes institucioneve
dhe organizmave të shumtë që luajnë rolin e tyre përkatës në formimin e
ndërgjegjes vlejnë të përmenden edhe mjetet e komunikimit shoqëror. Në
botën e sotme me një komunikim të shpejtë mas-media mund të luajë një
rol shumë të rëndësishëm, bile thelbësor, duke nxitur kërkimin e së
vërtetes duke shmangur paraqitjen e interesave të veçanta të këtij apo
atij personi, të këtij apo atij grupi ose ideologjie. Mjete të tilla
përbëjnë shpesh, burimin e vetëm të informacionit për një numër gjithnjë
e më të madh personash.
Kështu, pra, duhet të
përdoren me përgjegjësi në shërbim të së vërtetës!
Intoleranca, një
seri kërcënimi për paqe
4. Serinë e kërcënimit të
paqes e përbën edhe intoleranca, që manifestohet në refuzimin e lirisë
së ndërgjegjes së tjetrit. Nga ngjarjet e historisë me dhimbje mësojmë
cilat ishin teprimet dhe pasojat e intolerancës. Intoleranca mund të
nënkuptohet në çdo aspekt të jetës shoqërore, duke u manifestuar në
menjanimin ose shtypjen e personave e pakicave, që kërkojnë të ndjekin
ndërgjegjen e tyre në lidhje me menyrat e tyre të ligjshme të mënyrës së
jetesës. Në jetën publike intoleranca nuk le hapësirë për zgjedhje
politike e sociale apo për plurarizëm duke u detyruar thuajse të
gjithëve vizione të njëjta të organizimit qytetar e kulturor. Për sa i
takon intolerancës fetare, nuk mund të mohohet që megjithë mësimet
vazhdueshme të Kishës katolike sipas të cilave, askush nuk duhet të
detyrohet të besojë (Shih “Dignitatis Humanae”, 12), gjatë shekujve nuk
janë të pakta vështirësite dhe deri konfliktet që kanë zënë fill mes të
krishterëve e anëtarëve të besimeve të tjera (Shih “Nostra Aetate”, 3).
Koncili i dytë i Vatikanit
ka pranuar formalisht, duke pohuar që në jetën e popullit të Zotit, duke
kaluar përmes telasheve të mëdha të historisë njerëzore, herë pas herë
janë vënë re mënyra të vepruari jo në përputhje me shpirtin ungjilltar
(Dignitatis Humanae, 12).
Ende sot mbetet shumë për
të bërë për kapërcimin e intolerancës fetare, e cila është e lidhur
ngushtë, në pjesë të ndryshme të botës, me shtypjen e pakicave.
Fatkeqësisht jemi dëshmitarë, të përpjekteve pët t’u imponuar të tjerëve
një ide të veçantë fetare, qoftë direkt në sajë të një drejtimi që gjen
zbatim me mjete shtërnguese, qoftë indirekt, nëpërmjet mohimit të disa
të drejtave civile e politike. Mjaft delikate janë situatat në të cilat
një normë fetare në mënyrë të veçantë bëhet, ose priret për t’u bërë,
ligj i shtetit, pa marrë parasysh detyrimin që kemi për të bërë dallimin
mes hapësirave të zotërimit të fesë dhe të shoqërisë politike. Të
barazosh ligjin fetar me atë civil efektivisht mbytet liria fetare e
deri në kufizimin ose mohimin e të drejtave të tjera të njeriut që janë
të patjetërsueshme. Në këtë konteks dëshiroj të përsëris atë që kam
pohuar në Mesazhin për Ditën e paqes me 1988. “Edhe në rastet në të
cilat një shtet i kushton një pozicion të veçantë juridik një feje të
caktuar është i detyruar qoftë ligjërisht të njohë dhe praktikisht të
respektojë të drejtën e lirisë së ndërgjegjes të të gjithë qytetarëve,
si p.sh të huajve banues qoftë përkohësisht, për motive pune ose të
tjera (8 dhjetor 1987).
Kjo vlen edhe për të
drejtat qytetare e politike të pakicave dhe për ato situata në të cilat,
një laiçizëm pezmatues në emër të respektimit të ndërgjegjes, në fakt
pengon besimtarët të shprehin publikisht fenë e tyre. Mos pajtimi mund
të jetë edhe frut i një farë fondamentalizmi, që përbën një tentativë që
ripërsëritet. Ai (fondamentalizmi) lehtësisht mund të çojë në abuzime të
mëdha, cili shtyp në rrënjë çdo manifestim publik ose drejtpërdrejt
mohon lirinë e shprehjes. Fondamentalizmi mund të përjashtojë trjetrin
nga jeta civile, ose në fushën fetare merr masa shtërnguese për “kthim
në fe tjetër”. Asnjë person apo grup personash nuk ka të drejtë të
provojë të shtypë të vërtetën e fesë që gjithkush ruan në zemër, apo të
mallkojë lirinë e ndërgjegjes të atyre që kanë bindje të tjera fetare,
apo të më tej të shtrembërojnë ndërgjegjen e tyre duke u afruar ose u
mohuar privilegje të përcaktuara ose të drejta sociale, në qoftë se këto
ndërrojnë fenë e tyre. Në raste të tjera, arrihet të pengohen personat
deri në zbatime të masave të ashpra dënuese për të zgjedhur një fe të
ndryshme nga ajo, që për momentin ata përkrahin. Shfaqje të tilla në
mënyrë të dukshme nuk nxisin paqen në botë. Për të evituar pasojat e
intolerancës, nuk mjafton “të mbrohen” pakicat etnike ose fetare duke
detyruar kështu një kategori të vogël qytetarësh ose individësh nën
mbikqyrjen e shtetit. Kjo mund të zhvillojë një formë të diskriminimit
që pengon, madje ndalon zhvillimin e një shoqërie harmonike e paqësore.
Është më mirë të njihen e të garantohen të drejtat e pasuprimueshme për
të ushtruar gjithkush ndërgjegjen e vet të shfaqen hapur ose të
predikojnë vetëm ose bashkarisht fenë e vet, gjithmonë pa cënuar rendin
publik.
Paradoksalisht, ata që në
të kaluarën kanë qenë viktima të formave të ndryshme të intolerancës,
herë pas here rrezikojnë të krijojnë situata të reja intolerance. Fundi
i periudhave të gjata të shtypjes në disa pjesë të botës, gjatë të
cilave nuk është respektuar ndërgjegjja e secilit duke mbytur atë çka
është më e çmuar për njeriun, nuk duhet të jetë rast për forma të reja
të intolerancës, sepse do të jetë i vështirë pajtimi me shtypjen e
vjetër. Liria e ndërgjegjes e konceptuar drejt, për vetë natyrën e saj
është gjithmonë e drejtuar nga e vërteta. Prandaj ajo (liria e
ndërgjegjes) priret jo nga intoleranca, por nga toleranca e pajtimi. Kjo
tolerancë nuk është një virtyt pasiv, pasi i ka rrënjët e saj në një
dashuri vepruese e përpiqet të shndërrohet e të bëhet një angazhim
pozitiv për të siguruar lirinë dhe paqen për të gjithë.
Liria fetare: një
forcë për paqen
5. Rëndësia e lirisë së
fesë më shtyn të theksoj që e drejta e lirisë fetare nuk është thjesht,
një prej të drejtave të tjera njerëzore; “Përkundrazi kjo (e drejta
fetare) është themelore, sepse dinjiteti i çdo personi ka burimin e vet
të parë në marrëdhëniet e tij thelbësore me Zotin krijues e baba, me
imazhin dhe ngjashmërinë e të cilit, është krijuar vetë njeriu sepse
është i pajisur me inteligjencë dhe liri. Liria fetare, nevoja e
padiskutueshme e dinjitetit të çdo njeriu është një gur themeli në
ndërtesën e të drejtave të njeriut” (8 Dhjetor 1987) dhe për këtë është
shprehja më e thellë e lirisë së ndërgjegjes. Nuk mund të injorohet
fakti që e drejta e lirisë së fesë, i takon vetë identitetit të
personit. Njëri prej aspekteve më domethënese, që karakterizojnë botën e
sotme, është roli i fesë në zgjimin e popujve për kërkimin e lirisë. Në
shumë raste është feja ajo, që mban të pacënuar, bile e përforcon
identitetin e popujve të tërë. Kombet të cilat e kanë penguar fenë,
drejtpërdrejt e kanë përndjekur në përpjekje për ta varrosur si fenomen
që i takonte së kaluarës, sot ka rilindur sërish si forcë e madhe
çlirimtare. Besimi fetar është shumë i rëndësishëm për popujt dhe
individët, që në shumë raste janë të gatshëm për çdo sakrificë për ta
shpëtuar atë (fenë).
Në fakt, çdo përpjekje për
të mbytur apo zhdukur atë, që një person ka më të shtrenjtë, rrezikon të
shpërthejë në rebelim të hapur ose të heshtur.
Nevoja e një rendi
të drejtë ligjor
6. Pavarësisht nga
deklarimet e ndryshme në fushën kombëtare e ndërkombëtare të cilët e
shpallin të drejtën e lirisë së ndërgjegjes e të fesë, kanë megjithatë
shumë prova të shtypjes fetare. Në qoftë se nuk kemi një garanci
juridike, që shoqërohet njëkohësisht me mjete të përshtatshme, deklarime
të tilla janë të paracaktuara mjaft shpesh të mbeten fjalë të vdekura.
Janë për t’u vlerësuar ndërkaq, përpjekjet e reja, që janë duke u bërë
për t’i dhënë fuqi sundimit të ligjshëm ekzistues nëpërmjet krijimit të
instrumentave të rinj të dobishëm, të aftë për të forcuar lirinë e fesë.
Kjo mbrojtje e plotë ligjore duhet dukshëm të përjashtojë çdo detyrim
fetar, si një pengesë serioze e paqes. Në të kundërt, “përmbajtja e një
lirie të tillë është që të gjithë njerëzit duhet të jenë të mbrojtur nga
detyrimi nga ana e individëve të veçantë, të grupeve sociale e të çdo
pushteti njerëzor. Kështu që ne lindëm fetarë. Askush nuk duhet të
detyrohet të veprojë kundër ndërgjegjes së tij apo të pengohet. Brenda
kufijve të veprojë sipas ndërgjegjes së tij privatisht e publikisht,
qoftë në formë individuale apo në grup” (Dignitatis Humanae, 2).
Momenti i tanishëm
historik e bën të ngutshme forcimin e mjeteve juridike të përshtatshëm
për të nxitur lirinë e ndërgjegjes edhe në fushën politike e sociale. Në
këtë vështrim, një zhvillim gradual e i vazhdueshëm të një regjimi
ligjor ndërkombëtar mund të ndërtojë një bazë më të sigurt për paqen e
progresin e familjes njerëzore. Në të njëjtën kohë, është thelbësore që
të bëhen përpjekje paralele në nivel kombëtar dhe rajonal, për të
siguruar që të gjithë personat, kudo që banojnë, të jenë të mbrojtur nga
norma ligjore të njohura në planin ndërkombëtar.
Shteti ka për detyrë jo
vetëm të njohë liritë thelbësore të ndërgjegjes por edhe t’i nxisë
gjithmonë nën dritën e ligjit moral e natyral të nevojave të së mirës së
përbashkët, si edhe të respektojë dinjitetin e çdo njeriu. E me që është
rasti, vlen të kujtohet që liria e ndërgjegjes nuk i jep të drejtë, një
praktike diskriminuese të kundërshtimit të ndërgjegjes. Kur një kerkesë
për liri shndërrohet në përdorim ose në pretekst për të kufizuar të
drejtat e të tjerëve, shteti ka detyrimin të mbrojë qoftë edhe
ligjërisht, të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të vet kundër
abuzimeve të tilla. Dëshiroj t’u dërgoj këtë thirrje të ngutshme atyre
që kanë përgjegjësi publike, qofshin ata kryetar shtetesh apo
kryeministra qeverishë, ligjvënës, gjykatës e të tjerë që të sigurojnë
me të gjitha mjetet e nevojshme lirinë e vërtetë të ndërgjegjes së të
gjithë atyre, që jetojnë në hapësirën e mbrojtjes së tyre, me një kujdes
të veçantë për të drejtat e pakicave.
Kjo përveç të tjerave
është çështje e drejtësisë e shërben për nxitjen e zhvillimit të një
shoqërie paqësore e harmonike.
Së fundi, duket e tepërt
të theksohet që shtetet kanë detyrim rreptë moral e ligjor të shohin
marrëveshjet ndërkombëtare, të nënshkruara prej tyre.
Një shoqëri dhe një
botë pluraliste
7. Ekzistenca e normave
ndërkombëtare të njohura, nuk përjashton faktin që mund të ketë disa
regjime ose sistem qeverish që i përgjigjen një realiteti të veçantë
social-kulturor. Këto regjime, duhet të sigurojnë liri të plotë të
ndërgjegjes së çdo qytetari e nuk munden në asnjë mënyrë, të sajojnë një
shkak për të mohuar ose ngushtuar të drejtat e njohura universale. Ajo
çfarë është më e vërtetë është se besohet, se në botën e sotme rrallë e
gjithë popullsia e një vendi i përket të njëjtave bindje fetare ose së
njëjtës etni ose kulturë. Emigracioni në masë e lëvizjet e popullsisë
janë duke sjellë një shoqëri shumëkulturore e shumëfetare në pjesë të
ndryshme të botës. Në një situatë të tillë respektimi i ndërgjegjes i të
gjithëve përfshin një nevojë urgjente e paraqet sfida të reja të
shoqërisë në sektorët e strukturat e saj, për më tepër, për ligjvënësit
e qeveritarët.
Si duhet të respektohen në
një vend traditat e ndryshme, zakonet e mënyra e jetesës, detyrimet
fetare duke ruajtur tërësinë e vetë kulturës? Çfarë duhet të bëjë një
kulturë sunduese të pranojë e të përfshijë elementët e rinj, pa humbur
identitetin e vet e pa krijuar fërkime?
Përgjigja e këtyre
pyetjeve të vështira mund të gjendet në një edukim të kujdesshëm për
respektimin e ndërgjegjes së tjetrit, me mjetet me të cilat bëhet njohja
e kulturave dhe feve të tjera dhe kuptimi i ekuilibruar dhe i
ndryshimeve ekzistuese.
A ka mjet më të mirë për
një bashkim të ndryshimeve, përveç angazhimit të të gjithëve në një
kërkim të përbashkët të paqes e në një pohim të përbashkët të lirisë, që
ndriçon e vlerëson ndërgjegjen e secilit?
Është shenjë e mirë për
një bashkëjetesë të rregullt qytetare, që kulturat e sotme të
respektohen e të pasqyrohen në mënyrë të ndërsjelltë. Një sipërmarrje e
vërtetë pë kulturizimin dhe mirëkuptimi reciprok mes feve.
Në caqet e këtij
mirëkuptimi mes feve, shumë është bërë në vitet e fundit për të nxitur
një aktivitet bashkëpunimi në lidhje me detyrat, që njerëzimi duhet të
përballojë së bashku, mbi bazat e shumë vlerave që fetë e mëdha kanë të
përbashkët. Dëshiroj ta nxis këtë bashkëpunim kudo që të jetë i mundur,
aq më tepër dialogjet zyrtare, që janë në proçes mes përfaqësuesve të
grupeve të mëdha fetare. Lidhur me këtë, Selia e Shejtë ka një
organizëm, - Këshillin Pontifikal për dialog ndërfetar, – që ka
finalitet specifik të nxisë dialogun e bashkëpunimit me fete e tjera,
gjithmonë në besnikëri të plotë me identitetin katolik e me respekt të
plotë për fetë e tjera. Qoftë bashkëpunimi dhe dialogu ndërfetar, kur
bëhet me besim, nderim e sinqeritet përfaqsojnë një kontribut për paqen.
“Njeriu ka nevojë për t’u zhvilluar në shpirt dhe në ndërgjegjen e tij.
Është kjo që shpesh i mungon njeriut të ditëve të sotme. Harresa e
vlerave dhe kriza e identitetit që bota jonë po kalon, na detyrojnë për
të shkuar më e për një përpjekje të re për të kërkuar e gjetur. Drita e
shpirtit, që do të lindë kështu, në ndërgjegjen tonë, do të premtojë për
t’i dhënë kuptim zhvillimit, ta orientojë drejt së mirës së njerëzimit
për çdo njeri e për të gjithë njerëzit, sipas planit të Zotit”. Ky
kërkim i përbashkët, në dritën e ligjit e të ndërgjegjes, sipas
rregullave të fesë së secilit, duke u ballafaquar edhe me shkaqet e
padrejtësive të tashme sociale dhe luftërave, do të hedhë një bazë të
fortë për bashkëpunimin në kërkim të zgjidhjeve të nevojshme. Kisha
katolike me deshirë vihet në dispozicion të inkurajimit të çdo forme të
bashkëpunimit besnik, në dritën e nxitjes së paqes. Ajo do të vazhdojë
mbi të gjitha të japë kontributin e saj specifik për një bashkëpunim të
tillë, duke edukuar ndërgjegjen e anëtarëve të vet në hapjen ndaj të
tjerëve, në respektin për të tjerët, në tolerancën, që ecën në një hap
me kërkimin e së vërtetës dhe të solidaritetit.
Ndërgjegjja dhe i
krishteri
8. Duke qenë të detyruar
të ndjekin ndërgjegjen e vet në kërkim të së vërtetës, dishepujt e Jezu
Krishtit e dinin që nuk duhej t’i besohej vetëm aftësisë së vet për të
gjykuar moralin. Zbulesa ndriçon ndërgjegjen e tyre dhe i lejon ata të
njohin tek njeriu dhuratën e madhe të Zotit: lirinë (shih Sir 17, 6).
Zoti jo vetëm ka shkruar ligjin natyral në zemrën e secilit, në atë
“bërthamë e tempull me sekret të njeriut, në të cilin ai gjendet vetëm
më Zotin” (Gaudium et Spes, 16) por ka treguar ligjin e vet në Shkrimin
Shejtë. Në këtë gjendet ftesa ose më mirë, domosdoshmëria për të dashur
Zotin e për të ruajtur ligjet e tij. Ai na ka bërë të njohim vullnetin e
tij. Ai na ka zbuluar urdhërimet e tij, duke na njoftuar qysh më parë:
“jeta është e mirë, vdekja është e keqe”, e na thërret “ të zgjedhim
jetën… duke dashtur Krishtin, Zotin tonë duke iu bindur zërit të tij e
duke qenë të bashkuar me të; pastaj ai është jeta jonë e gjatë…” (shih
dhe 3a, 15, -20).
Ai me dashurinë e tij të
plotë respekton zgjedhjen e personit në lidhje me vlerat supreme me të
cilat bëhet kërkimi e në një mënyrë të tillë zbulon respektin e tij të
plotë për dhuratat e çmueshme të lirisë dhe të ndërgjegjes. Për këtë
kemi dëshmi të vetë ligjeve të tij, që janë shprehje e përfunduar e
vullnetit të tij dhe në papajtueshmëri absolute në ballafaqim më të
keqen morale e më të cilën dëshiron të drejtojë pikërisht kërkimin e tij
drejt qëllimit përfundimtar (final), sepse priren për të sjellë dobi nga
ushtrimi i lirisë e jo për ta penguar atë.
Por Zotit nuk i ka
mjaftuar dashuria e tij e madhe për gjithësinë e për njeriun. Ai “e ka
dashtur botën prandaj na ka dhuruar Birin e tij të vetëm, sepse kushdo
që beson në të nuk vdes, por do të ketë jetën e pasosur… Kush ndërton të
vërtetën del në dritë, sepse duket qartë që veprat e tij janë bërë me
vullnesën e Zotit” (Gjn 16, 21). Biri i Zotit nuk ka ngurruar të shpallë
se ai është e verteta, e të na sigurojë që kjo e vërtetë do të na bënte
të lirë.
Në kërkim të së vërtetës i
krishteri i drejtohet zbulesës hyjnore, që tek Krishti është e pranishme
më tërë plotësinë e saj. Krishti ia ka besuar Kishës misionin të
lajmërojë këtë të vërtetë dhe kisha e ka për detyrë ta kryejë me
besnikëri këtë mision. Angazhimi im më i madh, si pasardhës i Pjetrit,
është pikërisht të siguroj këtë besnikëri të vazhdueshme, duke
përforcuar fenë e vëllezrve e motrave tona (shih Lk 22, 32).
I krishteri më shumë se
çdokush tjetër duhet të ndjejë detyrimin, për të vërtetuar që
ndërgjegjja e tij është në përputhje me të vërtetën. Përballë shkëlqimit
të dhuratës së falur nga zbulesa e Zotit në Krishtin, sa i butë dhe i
kujdesshëm nga ana e tij, duhet të dëgjohet zëri i ndërgjegjes.
Një prej përpjekjeve të
vazhdueshme në kohën tonë edhe ndër të krishterë, është ngritja në
nivelin e së vërtetës. Në një epokë që përshkohet nga individualizmi kjo
përpjekje mund të gjejë shprehje të ndryshme. Megjithatë, si shenjë
dalluese, ai që do të vërtetën ka dashurinë e butë. Kështu na mëson
fjala hyjnore; E verteta kalon nëpërmjet meshirës (krh. Ef 4, 15).
Prandaj për të njëjtën të
vërtetë që thamë jemi të grishur për të nxitur bashkimin e jo ndarjen,
pajtimine jo urrejtjen ose intolerancën. Hyrja jonë në të vërtetën e
folur na jep përgjegjësinë për të shpallur, vetëm këtë të vërtetë që të
shpie tek liria e paqja për të gjithë: e verteta e mishëruar në Jezu
Krishtin. Në fund të këtij mesazhi, i ftoj të gjithë të reflektojnë fort
për nevojën e respektimit të ndërgjegjes së secilit në mjedisin e tij e
nën dritën e përgjegjësive të tij specifike. Në çdo fushë të jetës
shoqërore, kulturore e politike respektimi i lirisë së ndergjegjes, i
rregulluar nga e verteta, gjen zbatime të ndryshme të ngutshme e të
rëndësishme. Duke kërkuar si bashkim të vërtetën, në respektimin e
ndergjegjes se të tjerëve, mund të ecim përpara në rrugët e lirisë që
rrezatojnë paqe, sipas vullnesës së Zotit.
Nga Vatikani, 8 dhjetor
1990
titujt kryesorë
|
|