ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

Mesazhe me Rastin e Dites Boterore te Paqes

 Mesazhi i Papa Gjon Palit te II

 

1 JANAR 1992

 

 

“Besimtare e bashkuar per ndertimin e paqes”

 

 

1. Më 1 janarin e ardhshëm, si zakonisht, do të kremtohet Dita e Përvitshme Botërore e paqes. Do të mbushen 25 vjet nga dita kur u celebrua për herë të parë, dhe është krejt e natyrshme që në këtë përvjetor mendimet e mia të drejtohen me një mirënjohje e admirim të pandryshueshëm kah figura e dashur e paraardhësit tim të ndritshëm Palit VI, i cili me një intuitë të lumnueshme baritore e pedagogjike deshi t’i ftonte të gjithë “miqtë e vërtetë të paqes” të bashkohen për të reflektuar për këtë “të mirë të parë” të njerëzve. Por është po aq e natyrshme, në distancën e një çerek shekulli, të vështrojmë të kaluarën në tërësinë e saj për të verefikuar nëse më të vërtetë çështja e paqes në botë ka bërë ndopak progres dhe në qoftë se ngjarjet e muajve të fundit, - disa prej të cilave janë në vazhdim, për fat të keq kanë shënuar një prapambetje esenciale, duke treguar sa real është rreziku që arsyeja njerëzore po lejon të sundojë egoizmi shkatërrues ose urrejtja që ka lëshuar rrënjë thellë. Në të njëjtën kohë, progresi i demokracive të reja u ka dhënë shpresë popujve të tërë duke zgjuar besim për një dialog të fuqishëm nderkombëtar dhe duke hapur prespektiva për një proçes fatlum paqeje. Në një kuptim të tillë dritë e hije këtë vit mesazhi nuk është as një bilanc as një proçes, por një ftesë e re vëllazërore për të reflektuar mbi ngjarjet njerëzore të momentit, për t’i ngritur ato në një vizion etiko-fetar, nga i cili besimtarët duhet të frymëzohen

Pikërisht në arsyen e fesë së tyre, ata janë të ftuar - individualisht e të gjithë së bashku, - për të qenë lajmëtarë e ndërtues të paqes si të tjerët e më tepër se të tjerët, janë të grishur për të rikërkuar me butësi dhe ngulm përgjigjet e përshtatshme për shpresat e sigurisë e të lirisë, të solidaritetit e të mbështetjes në këtë botë, që si të thuash është bërë më e vogël e ku njerëzit jetojnë në shoqëri. Sigurisht, angazhimi në favor të paqes përfshin çdo person vullnetmirë, dhe është ky motivi për të cilin, mesazhet e ndryshme u janë adresuar të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore. Megjithatë, detyra ju bëhet e detyrueshme me ngut profecisë së fesë së Zotit dhe për më tepër të krishtëreve, që kanë si udhërrëfyes e mësues “Parimet e paqes” (Is 9, 5).

 

Natyra morale e fetare e paqes

 

2. Aspirata për paqe është e ngulitur thellë në natyrën njerëzore e gjendet në fe të ndryshme. Ajo shprehet në dëshirën për rregull e qetësi, në qëndrimin ndaj të tjerëve, në bashkëpunimin e bashkëpjesëmarrjen të bazuara në respektin reciprok. Vlera të tilla të ofruara nga ligji natyral e të ripropozuara nga feja, kërkojnë të zhvillohet ndihmesa e të gjithëve: e njerëzve të politikës, të drejtuesve të organizatave ndërkombëtare, të sipërmarrësve e të punëtorëve, të grupeve joshoqërore e të qytetarëve privat. Është fjala për një detyrë saktësisht të përcaktuara për të gjithë, që i ngarkon më tepër me detyrime në qoftë se janë besimtarë: Të dëshirojmë paqen, të veprojmë e të lutemi për të e gjithnjë në përputhje të njëherëshme me fenë. Kjo shpjegon faktin që në librat e shenjtë të feve të ndryshme referimi që i bëjmë paqes zë një vend të rëndësishëm në kuadrin e jetës njerëzore në vetë raportet e njerëzve me Zotin. Kështu, p.sh., në qoftë se për ne të krishterët Jezu Krishti, Biri i atij që ka “plane për paqe e jo për fatkeqësi” (Jer 29, 11), është “paqja jonë” (Ef 2, 14), për vëllezërit hebrenj fjala “shalomi” shpreh urim e bekim në gjendje e lumturisë së njeriut me vetveten, me natyrën e me Zotin, ndërsa për besimtarët myslimanë termi “selam” është shumë i rëndësishëm për të zëvendësuar një prej emrave hyjnorë të mrekullueshëm. Mund të thuhet që një jetë fetare, në qoftë se është jetuar me të vërtetë nuk ka se si të mos prodhojë frute paqeje e vëllazërimi, sepse është në natyrën e fesë të nxisë një rrugë gjithnjë e më të ngushtë me Hyjin e të favorizojë një marrëdhënie gjithnjë e më të qëndrueshme mes njerëzve.

 

Të ringjallim “shpirtin e Asizit”

 

3. I bindur për këtë përqëndrim rreth vlerave të tilla, pesë vjet më parë m’u drejtuan përgjegjësit e kishave katolike dhe të feve të mëdha të botës për t’i ftuar në një prej takimeve speciale të lutjes për paqe, që u celebrua në Asizi. Kujtimi i kësaj ngjarje të shënuar më ka mundësuar të rimarr e të ripropozoj temën e solidaritetit të besimtarëve për të njëjtën çështje. Në Asizi gjenden së bashku, duke ardhur nga kontinente të ndryshme, kryetarët shpirtërore të feve të ndryshme: është kjo, një dëshmi konkrete rreth përmasave universale të paqes, me pohimin se ajo, nuk është vetëm rezultat i bisedimeve politiko-diplomatike apo të kompromiseve për interesa ekonomike, por varet në mënyrë themelore nga Ai, që njeh zemrën e njerëzve dhe orienton e drejton hapat e tyre. Si persona të shqetësuar për fatet e njerëzimit, së bashku të agjerojmë, duke dashur kështu të shprehim mirëkuptimin tonë e solidaritetin ndaj miliona e miliona njerëzve, që janë viktima të urisë në të gjithë botën. Si besimtarë që kanë në zemër ngjarjet e historisë njerëzore, së bashku, të shtegëtojmë, duke medituar në qetësi për origjinën tonë të përbashkët, për kufijtë e përgjegjësive tona, për lutjet dhe shpresat e shumë vëllezërve e motrave, që po presin ndihmën tonë për nevojat e tyre.

Atë që kemi bërë duke u lutur e duke treguar angazhimin tonë të fortë për paqen mbi tokë, duhet të vazhdojmë e ta bëjmë edhe sot.

Duhet ta mbajmë gjallë “shpirtin e pastër të Asizit”, jo vetëm për një detyrë të njëhereshme të besimit, por edhe për t’u ofruar një motiv shprese brezave të ardhshëm. Në qytetin e të Varfrit kemi nisur një marshim të përbashkët, që duhet të vazhdojë pa përjashtuar sigurisht kërkimet e rrugëve të tjera e mjeteve të reja për një paqe të fortë e ndërtuar mbi themele shpirtërore.

 

Forca e lutjes

 

4. Para se t’u drejtohem burimeve njerëzore, dua të pohoj nevojën e një lutjeje të shpeshtë e të përvujtur, me besim e ngulm, në qoftë se duam që bota të bëhet përfundimisht shtëpia jonë e paqes: lutja është mjeti më i përsosur për t’u përgjeruar e për të mbajtur gjallë paqen. Ajo (lutja) ngjall guxim dhe i jep mbështetje cilitdo që dëshiron dhe nxit të mira të tilla sipas mundësive të veta e në ambiente të ndryshme në të cilat ndodhet. Ajo ndërkaq, i hap rrugë takimit me Hyjninë, përgatit edhe takimin më të afërmin tonë duke ndihmuar për të vendosur mbarëvajtjen tonë me të gjithë, pa asnjë dallim, raporte respekti, mirëkuptim, nderim e dashuri.

Ndjenja fetare dhe shpirti i shenjtë jo vetën bëjnë të rritet jeta jonë e brendshme, por na ndriçojnë edhe rreth domethënies së vërtetë të pranisë sonë në botë. Mund të thuhet edhe që dimensioni fetar na shtyn t’i japim më angazhim të madh kontributit tonë për ndërtimin e një shoqërie ku sundon rregulli, ku mbretëron paqja. Lutja është rruga që më shumë efekt na bashkon: me hirin e saj besimtarët takohen përtej pabarazisë, mosmarrëveshjeve, inatit e armiqësisë që janë kapërcyer, domethënë jemi para Perëndisë, para Zotit, babait të të gjithëve. Ajo në shprehjen e vet të vërtetë të raporteve të drejta me Zotin e të tjerët, tashmë është një ndihmesë pozitive për paqe.

 

Dialogu ndërfetar dhe marrëdhëniet ndërfetare.

 

5. Lutja nuk mund të mbetet e vetme dhe ka nevojë të shoqërohet me veprime të tjera konkrete. Cdo fe ka një vizion rreth akteve që duhet të përmbushë e rrugëve që duhet të ndjekë për të arritur paqen. Kisha katolike, ndërkaq e shpall qartë identitetin e saj, doktrinën dhe misionin e saj shpëtimtar për të gjithë njerëzimin, “nuk kundërshton asgjë që është e vërtetë dhe e shenjtë” në fetë e tjera, ajo ka konsideratë dhe respekton sinqerisht ato metoda të vepruari e të jetuari të feve të tjera. Këto rregulla e doktrina që megjithëse në shumë pika ndryshojnë nga ajo që vetë është, beson e propozon, megjithatë jo rrallë reflektohet një rreze nga e verteta e saj që ndriçon gjithë njerëzimin”.(Dichiar. Nostra Aetate, 2 )

Pa shpërfill dhe as zvogëluar ndryshimet, Kisha është e bindur që në proçesin e nxitjes së paqës, janë disa elemente ose aspekte që mund të zhvillohen ose të realizohen së bashku me ithtarët e feve e besimeve të tjera. Në këtë mënyrë, kemi kontaktet ndërfetare dhe në një mënyrë krejt të veçantë, dialogun ndërfetar. Në saj të formave të tilla të ballafaqimit e të shkëmbimit, fetë kanë mundur të arrijnë një ndërgjegje më të qartë për përgjegjësitë e tyre, që nuk janë të lehta, në raport me të mirat e vërteta të të gjithë njerzimit.

Sot fetë duken shumë të vendosura, për të mos u instrumentalizuar për interesa të veçanta apo qëllime politike e përpiqen të marrin një qëndrim më të ndërgjegjshëm e më të prerë për ngjalljen e realitetit social e kulturor në komunitetin e popujve. Kjo u siguron atyre, të jenë një forcë aktive në proçesin e zhvilluar e të ofrojë kështu një shpresë të sigurt për njerëzimin.

Në rrethana jo të pakta duket qartë që veprimi i tyre do të ishte më i frytshmëm po të ishte në bashkëpunim e i koordinuar.

Një proçedurë e tillë e besimtarëve mund të jetë predikuese për paqësimin e popujve e shmangien e dasive të pranishme edhe sot mes “zonave” e “botëve”

 

Rruga që kemi për të bërë

 

6. Për të arritur këtë qëllim, të një bashkëpunimi për çështjen e paqes, mbetet ende shumë rrugë: është rruga e ndihmës reciproke, që sot favorizohet nga zhvillimi i mjeteve të komunikimit shoqëror e lehtësuar nga nisja e një dialogu të gjerë e besnik; është rruga e ndjenjes bujare, pajtimit vëllazëror, i bashkëpunimit edhe në sektorët e ngushtë dytësorr, por gjithmonë në shërbim të vetë çështjes, është rruga më në fund, e bashkëjetesës së përditshme në ndarjen e përpjekjeve dhe sakrificave për të arritur të njëjtin qëllim.

Në këtë rrugë ndoshta u takon besimtarëve të veçantë, domethënë personave që ushtrojnë një fe ende përpara udhëtimit të tyre, të marrin në sy mundimet, e në të njëjtën kohë, të kenë kënaqësinë të ndërtojnë së bashku paqen. Kontaktet ndërfetare, përkrah dialogut ndërfetar duken tashmë rrugë të detyrueshme, sepse shumë mundime të dhimshme, të përjetuara në rrugën e gjatë të shekujve nuk ndodhin më e disa mbeturina po shërohen shpejt.

Kush beson, duhet të jetë ditar i paqes, krijuesi i saj para së gjithash, me shembullin personal, me sjelljen e vet të drejtë që i buron së brendshmi dhe që pasqyrohet jashtë shpirtit të tij në veprime e sjellje njëherëshme: kthjelltësia, ekuilibri, mposhtja e instikteve të shprehë vullnetin e mirëkuptimit, të ndjenjës së faljes bujare: Të gjitha këto ushtrojnë një fluks paqeje mes personave të të njëjtit ambient e komunitet fetar e qytetar.

Pikërisht për këtë, në Ditën e ardhshme, unë ftoj të gjithë besimtarët të përmbushin një seri ushtrimesh të ndërgjegjes, për të qenë më tepër të gatshëm që të ndëgjojnë zërin e “Zotit të paqes” (shih 1 Kor 14, 33) dhe për t’iu përkushtuar me një besim të ri sipërmarrjes së madhe.

Jam më të vërtetë i bindur që ata, - dhe uroj që edhe njerëzit vullnetmirë- do ta pranojnë thirrjen time të re, këmbëngulja me të cilin unë e paraqes, kushtëzohet nga gjendja e rëndë e momentit.

 

Të ndërtojmë së bashku paqen të bazuar në drejtësi

 

7. Lutja dhe veprimi i njëkohshëm i besimtarëve në favor të paqes duhet të ballafaqohen me problemet dhe aspiratat e ligjshme të personave e të popujve. Paqja është një e mirë themelore, që mbart respektin dhe nxitjen e vlerave kryesore të njeriut: të drejtën për jetë në të gjitha fazat e zhvillimit; të drejtën e të gjtha vlerësimeve pavarësisht nga raca, seksi apo bindja fetare; të drejtën për të pasur të mirat e nevojshme materiale për jetesë, të drejtën për punë e për një bashkëjetesë të rregullt e të qëndrueshme. Si njerëz, si besimtarë e për më tepër si të krishterë duhet të ndjehemi të angazhuar të jetojmë këto vlera të drejtësisë, që gjejnë kurorëzimin e tyre në rregullin suprem të mëshirës.

“Duaje të afërmin tënd si veten” (Mt 22, 39). Edhe një herë dua të kujtoj që respekti rigoroz i lirisë së fesë e të drejtës përkatëse është pohimi bazë i bashkëjetesës paqësore. Uroj që ai të jetë një angazhim jo vetëm i pranuar, por realisht i aktualizuar nga kryetarët politikë e fetarë, e nga vetë besimtarët; është kjo baza e njohjes nga e cila merr rëndësi kuptimi i përtejjetës i njeriut. Do të ishte jonormale sikur fetë ose grupet që i ndjekin me interpretimin praktik të feve respektive lejojnë të shfaqen forma të fondamentalimit ose të fanatizmit duke justifikuar me motive fetare, luftërat dhe konfliktet më të tjërët. Në qoftë se ka një luftë të denjë për njeriun, është ajo kundër pasioneve të tij të çekuilibruar, kundër çdo lloj egoizmi, kundër përpjekjeve për të përfituar në dëm të tjetrit, kundër çdo tipi të urrejtjes e të dhunës: me një fjalë, kundër çdo gjëje që është saktësisht kundër paqes e kundër pajtimit.

 

Mbështetja e nevojshme nga ana e përfaqsuesve të Kombeve

 

8. Ju bëj thirrje, në fund, përfaqësuesve të Kombeve dhe të Komunitetit ndërkombëtar të tregojmë gjithmonë respektin më të madh për ndërgjegjen fetare të çdo njeriu dhe për kontributin e përgatitur në progresin e qytetërimit dhe zhvillimin e popujve. Ata nuk duhet të rrëshqasin në përpjekje për t’u shërbyer disa feve duke përdorur qëllimisht këtë mjet për pushtetin e tyre, sidomos kur është fjala për t’iu kundërvënë ushtarakisht kundërshtarit. Të njëjtat autoritete civile e politike duhet t’ju sigurojnë feve respekt e garanci ligjore – në nivel kombëtar e ndërkombëtar – duke shmangur që kontributi i tyre në ndërlikimin e paqes të mos lihet në harresë, ose të mbyllet në sfera private, apo të injorohet drejtëpërsëdrejti. Ju bëj thirrje sërish autoriteteve publike të punojnë me përgjegjësi e vigjilencë për të parandaluar luftën dhe konfliktet, që të triumfojë e drejta e drejtësia e të favorizohet në të njëjtën kohë një zhvillim për të mirën e të gjithëve, në radhë të parë të atyre, që janë shtrënguar nga zinxhirët e varfërisë, nga uria dhe vuajtjet. Meritojmë të vlerësohet progresi që tashmë është bërë me pakësimin e armëve: rezervat ekonomike dhe financiare, të përdorura deri tani për prodhimin dhe tregtimin e shumë instrumentave të vdekjes, mund të perdoren në favor të njeriut e jo kundër njeriu. Jam i sigurtë se me këtë gjykim pozitiv bashkohen miliona burra dhe gra të të gjithë botës, që nuk kanë mundësi të bëjnë, të dëgjohet zëri i tyre.

 

Një fjalë të veçantë për të krishterët

 

9. Në këtë pikë nuk mund të lë pa bërë një ftesë të veçantë drejtuar të gjithë të krishtërëve. Feja e përbashkët në Krishtin Zot na bën të dëshmojmë me një zë “Ungjillin e paqes” (Ef 6, 15). Na takon ne, në rradhë të parë t’iu hapemi besimtarëvetë tjerë për të marrë përsipër së bashku me to, me guxim e ngulm, veprën e madhe të ndërtimit të asaj paqje që bota e dëshiron. “Ju lë paqen, ju jap paqen time” na ka thënë Jezusi (Gv 14, 27). Një premtim i tillë hyjnor na ngjall shpresa bile sigurinë e shpresës sonë hyjnore që paqja është e mundur, sepse asgjë nuk është e pamundur me besimin në Zotin (8shih Lc 1, 37). Paqja e vërtetë në fakt, është gjithmonë një dhuratë e Zotit dhe për ne të krishterët është dhuratë e çmuar e Krishit të Ringjallur ( shih Gv 20, 19, 26).- në përballjet e mëdha të botës bashkëkohore, shumë të dashur Vellezër e Motra të Kishës katolike, është e nevojshme t’u përgjigjemi duke bashkuar forcat me të gjithë ata, që ndajnë me ne disa vlera të thella, duke filluar nga ata të sferës fetare e morale. E ndër këto sfida na duhet të përballojmë gjithnjë atë të paqes. Të ndërtojmë së bashku me besimtarët e tjerë e atëherë kemi jetuar në shpirtin e bekuar të ungjillit. “Qofshin bekuar punëtorët e paqes, sepse do të thirren bijtë e Zotit” ( Mt 5, 9)

 

Nga Vatikani, 8 dhjetor 1991

 

 

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster