ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

Mesazhe me Rastin e Dites Boterore te Paqes

 Mesazhi i Papa Gjon Palit te II

 

1 JANAR 1994

 

 

“Nga Familja lind paqja e familjes njerezore”

 

 

1. Bota digjet dëshire për paqe, ka nevojë të jashtëzakonshme për të. Por luftërat, konfliktet, dhuna në të katër anët, situatat e paqëndrueshme sociale, varfëria në masë vazhdojnë të vrasin viktima të pafajshme e të krijojnë ndarje mes individëve dhe popujve. Paqja duket nganjëherë një cak me të vërtetë i paarritshëm!

Në një klimë të ngrirë nga indiferenca e shpesh e helmuar nga urrejtja, si mund të shpresohet në arritjen e një ere të re të paqes, ku vetëm ndjenjat e solidaritetit e të dashurisë mund t’i bëhen krah asaj (paqes)?

Megjithatë nuk duhet të dorëzohemi. E dimë që paqja, pavarësisht nga vështirësitë, është skalitë në projektin digjinal hyjnor. Zoti dëshiron për njerëzimin kushte harmonie e paqeje, duke u mbështetur në themelet e natyrës e vetë qënies njerëzore të krijuar “sipas imazheve të tij”. Një imazh i tillë hyjnor nuk realizohet vetëm tek individi por edhe në bashkësinë e veçantë të personave të formuar nga një burrë një grua, të bashkuar në mënyrë të atillë që të bëhen “një mish i vetëm” (Gjn 2, 24)

E në të vërtetë është shkruar “sipas shëmbëlltyrës si Zotit e krijoi, mashkulli dhe femra u krijuan” (Gn 1, 27). Me këtë specifikë bashkësisë së njerëzve Zoti u besoi misionin për të dhuruar jetën e për t’u kujdesur për ta, duke formuar një familje, duke kontribuar kështu në mënyrë vendimtare për të kryer detyrën e trajtimit të krijesës e të përkujdesjes për vetë të ardhmen e njerëzimit harmonia e parë u ndrëpre nga mëkati por plani origjinal i Zotit mbeti. Familja mbeti prapë themeli i vërtetë i shoqërisë (Gaudium et Spes, 52), duke përbërë siç thuhet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, “bërthamën natyrore e themelore” (neni 16, 3).

Kontributi që ajo mund të ofrojë edhe për shpëtimin e nxitjen e paqes është përcaktuese dhe dëshiroj të përfitoj nga rasti që më jepet me rastin e Vitit Ndërkombëtar të Familjes, për të dedikuar këtë mesazh, në Ditën Botërore të Paqes, për të reflektuar në marrëdhëniet e ngushta ekzistuese mes familjes dhe paqes.

Besoj me të vërtetë se Viti i Familjes, që përmenda më sipër, përbën për të gjithë ata që kanë ndërmend të kontribuojnë në kërkimin e paqes së vërtetë – Kishat, Organizmat fetare, Shoqatat, Qeveritë, instancat ndërkombëtare – është një rast i dobishëm për të studiuar së bashku si mund të ndihmohet familja që të përmbushë plotësisht detyrën e pazëvendësueshme të ndërtimit të paqes.

 

Familja: bashkësi jetë dhe dashurie

 

2. Familja kjo bashkësi themelore edukuese dhe e pazëvendësueshme, është rruga e priviligjuar për transmetimin e atyre vlerave fetare e kulturore që ndihmojnë personat të fitojnë identitetin e vet. E themeluar mbi dashurinë para dhuratës së jetës, familja mbart në vete vetë të ardhmen e shoqërisë; detyra e saj shumë e veçantë është të kontribuojë në mënyrën e duhur për një të ardhme paqje.

Ajo çka ajo do të fitojë, para së gjithash, nëpërmjet dashurisë reciproke të bashkëshortëve, të grishur në një bashkim të plotë e total të jetës në kuptimin natyror të martesës dhe aq më tepër të krishterët, nga ngritja e tyre e shenjtë. E ndërkaq nëpërmjet zhvillimeve të përshtatshme edukative, që angazhon prindërit t’i formojnë fëmijët me respektin e dinjitetin e çdo personi dhe me vlerat e paqes. Vlera të tilla, para se të mësohen, duhet të jenë të dëshmuara në një ambient familjar që jeton në brendësi të shpirtit këtë dashuri dhuruese e aftë ta pranojë tjetrin në ndryshimet e veta duke marrë pjesë në vuajtjet dhe dhimbjet e të tjerëve e duke u dhënë atyre të mirat e veta. Virtytet shtëpiake, të bazuara në respektin e thellë të jetës e të dinjitetit të qenies njerëzore dhe të konkretizuara në mirëkuptimin, në durimin, në kurajon e në faljen reciproke, i japin kësaj bashkësie mundësinë për të jetuar përvojën e parë themelore të paqes. Jashtë këtij konteksti të solidaritetit reciprok, qenia njerëzore “mbetet në vetvete një qenie e pakuptueshme, jeta e tij është e pa kuptim në qoftë se atij nuk i zbulohet dashuria … në qoftë se nuk e provon e nuk e bën të veten” (Redemptor Hominis, 10).

Një dashuri e tillë megjithatë nuk është një emocion kalimtar, por një forcë e njëjtë dhe e fuqishme morale, që kërkon të mirën e të tjerëve, qoftë duke sakrifikuar edhe nga vetja. Dashuria e vërtetë, shoqërohet gjithmonë me drejtësi, që është aq e nevojshme për paqen. Ai shkon drejt atyre që ndodhen në vështirësi: tek ata që nuk kanë familje, tek fëmijët që u mungon kujdesi e dashuria, tek njerëzit e vetëm dhe tek ata që janë lënë në harresë. Familja që jeton, qoftë edhe jo në mënyrë të përkryer këtë dashuri, duke u kuptuar bujarisht me shoqërinë, përbën hapin e parë të paqes së ardhshme. Një qytetërim në paqe, nuk është i mundur në qoftë se mungon dashuria.

 

Familja: viktimë e mungesës së paqes

 

3. Në kontrast me thirrjen e saj origjinale të paqes, familja bëhet fatkeqsisht, dhe jo rallë vend tensionesh e dhune, apo viktima të pambrojtura të formave të shumta të dhunës, që vihen re në shoqërinë e sotme. Tensione gjenden edhe në marrëdhëniet e saj të brendshme. Shpesh është dashur të harmonizohet me mundim jeta familjare, kur puna i ka ndarë bashkëshortët nga njëri-tjetri ose kur mungesa e një vendi pune i detyron të emigrojnë për të mbijetuar në ankth, për një të ardhme të pasigurtë. Nuk mungojnë tensione që e kanë origjinën tek mënyra e sjelljes, që frymëzohet nga kënaqësia e konsumizmi, që i shtyn anëtarët e familjes në kërkim të shpërblimeve personale në vend të një jete të kthjellët në bashkësi, ku të gjithë pjestarët të punojnë. Grindjet e shpeshta mes punëtorëve braktisja dhe keqtrajtimi i të miturve janë simtomat e trishtueshme të një paqeje familjare të kompromentuar seriozisht e që sigurisht kjo paqe nuk mund të vendoset me zgjidhjen e dhimbshme të ndarjes së bashkëshortëve, Zbatimi i divorcit sot është bërë një “plagë” e vërtetë e shoqërisë së sotme (Shih “Gaudium et Spes”, 47).

Në shumë pjesë të botës pastaj, kombe të tëra janë përfshirë në spiralen e konflikteve të përgjakshme në të cilët shpesh familjet janë viktimat e para: ose janë të privuar nga e drejta e pronës, që jo rrallë ndodh, ose janë të shtrënguar të braktisin shtëpinë, tokën e të mirat e tjera për të ikur drejtë së panjohurës, ose vihen nën presionin e vuajtjeve të tërthorta, që vënë në pikëpyetje çdo siguri. Si mund të harrojmë, meqë ra fjala konfliktin e përgjakshëm mes grupeve etnike, që ende po vazhdon në Bosnje-Hercegovinë?

Dhe ky nuk është rasti i vetëm, mes skenarëve të shumtë të luftës të mbjellur në botë!

Përballë një realiteti të tillë të dhimbshëm, shoqëria shpesh tregohet e paaftë për të ofruar një ndihmë të vlefshme, duke i shërbyer fajit me indiferencën e saj. Nevojat shpirtërore e psikologjike të atyre që kanë pësuar efektet e një konflikti të armatosur janë argumente të mprehta, sidomos nevoja për ushqim e strehë. Duhet të gjendet një strukturë specifike e gatshme për të zhvilluar një veprim mbështetjeje për familjet e goditura nga fatkeqësitë e tmerrshme e të papritura kështu që, ndonëse jo krejt, ata nuk rrëshqasin në pesimizmin e hakmarrjes, por janë të aftë t’i frymëzojnë sjelljet e tyre kah falja e pajtimi. Mirëpo për fat të keq, ne rrallë shohim shenja të një sjelljeje të tillë!

Nuk duhet të harrojmë, që lufta dhe dhuna nuk përbëjnë vetëm forca përçarëse por dhe akte që dobësojnë dhe shkatërrojnë strukturat familjare. Ato ushtrojnë edhe një fluks kobzi mbi shpirtërat, duke u ofruar ose propozuar gati me detyrim modele sjelljeje krejtësisht në kundërshtim me paqen. Me këtë rast, duhet të denoncojmë një fakt të trishtë: sot fatkeqësisht djemtë dhe vajzat deri edhe fëmijët, marrin pjesë efektivisht, në numër në rritje, në konfliktet e armatosura. Janë të shtërnguar të rreshtohen në armatat e milicisë e u duhet të luftojnë për çështje që shpesh nuk i kuptojnë. Në raste të tjera përfshihen në akte të vërteta dhune, ku sipas tyre jeta kushton shumë pak e të vrasësh nuk u duket imorale. Është në interesin e të gjithëve që shoqëria të bëjë shumë, që këta të rinj të heqin dorë nga dhuna e të fillojnë rrugën e paqes. Kjo paramendon një edukim me durim për t’i bërë nga ata persona, që tek paqja besojnë sinqerisht.

Nuk mundem në këtë pikë, të lë pa përmendur një pengesë tjetër serioze në zhvillimin e paqes në shoqërinë tonë: shumë fëmijë janë të privuar nga ngrohtësia e familjes shpesh ajo në fakt, mungon fare: të përfshirë në interesa të tjera, prindërit i braktisin fëmijët vet. Herë të tjera familja është direkt e paqenë kështu që mijëra fëmijë nuk kanë shtëpi tjetër përveç rrugës, e thënë me fjalë të tjera nuk kanë asgjë mbi shpirt. Disa nga këto fëmijë të rrugës e gjejnë vdekjen në mënyrë tragjike, disa të tjerë shfrytëzohen deri edhe në hapësirat e drogës, të prostitucionit e jo rallë përfundojnë në organizata kriminale. Nuk bën të injorohen këto situata kaq skandaloze. Është në lojë vetë e ardhmja e shoqërisë. Një shoqëri që refuzon fëmijët ose që i braktisë ata, ose që i vë në situata pa shpresë, nuk mund ta njohë kurrë paqen. Që të mund të shpresojmë për një të ardhme paqe, lëshohet që çdo qenie e vogël njerëzore të provojë ngrohtësinë e një dashurie të kujdesshme e të përhershme dhe jo tradhëtitë e shfrytëzimeve. Dhe në qoftë se shteti mund të bëjë shumë duke ofruar mjete e stuktura mbështetese, e pazëvendësueshme mbetet mbështetja e familjes, për të garantuar atë klimë sigurie e besimi që ka shumë rëndësi që të nxit tek të vegjlit të shohin me kthjelltësi drejt së ardhmes e të përgatiten të marrin pjesë në përgjegjësi, kur të rriten, në ndërtimin e një shoqërie e të një progresi të vërtetë të paqes. Fëmijët janë e ardhmja e pranishme, qysh tani në mesin tonë; është e nevojshme të mund të provojmë çfarë do të thotë paqe që të jenë në gjendje të krijojnë një të ardhme paqeje.

 

Familja: protagonistët e paqes

 

4. Një rend i fortë paqeje ka nevojë për institucione që shprehin e forcojnë vlerat e paqes. Institucioni më I afërt në mënyrën më immediate me natyrën e qënies njerëzore është familja. Vetëm ajo, siguron vazhdimësinë dhe të ardhmen e shoqërisë. Familja, pra, është grishur të bëhet protagoniste aktive e paqes në sajë të vlerave që shpreh e transmeton brenda vetes e nëpërmjet pjesmarrjes së çdo pjestari të vet në jetën shoqërore. Bërthama bazë e shoqërisë, familja ka të drejtë tërësisht të mbrohet nga Shteti për të zhvilluar plotësisht misionin e vet të veçantë.

Ligjet e shtetit ndërkaq, duhet të orientohen kah nxitja e mirëqënies, duke e ndihmuar për të realizuar detyrat që e presin. Përballë tendencës, që sot gjithnjë e më tepër po këmbëngul të bëhet e ligjshme, disa surrogatë bashkimesh bashkëshortore, forma bashkimesh që për nga natyra e tyre e brendshme e për qëllimin e tyre kalimtar nuk munden në asnjë mënyrë te shprehin kuptimin e të sigurojnë të mirat e familjes, është detyra e Shtetit të inkurajojë e të mbrojë institucionin e vërtetë familjar, duke ja respekruar natyrën, fizionominë, dhe të drejtat e lindura e të patjetërsueshme. Ndër këto, themelore është e drejta e prindërve për të vendosur në liri të plotë e më përgjegjësi, në bazë të bindjeve morale e fetare e në ndërgjegjen e tyre të formuar në rrugë të rregullt, kut t’i japë jetë një fëmijë, e pastaj për ta edukuar në përputhje me bindjet e veta.

Një rol të rëndësishëm, përveç të tjerave, luan shteti në krijimin e kushteve familjare, që të mund të plotësojnë nevojat e veta parësore në përputhje me dinjitetin njerëzor. Varfëria, bile mizoria, kërcënon përjetësisht qëndrueshmëria shoqërore, në rrugën e zhvillimit të popujve drejt paqes – godet shumë familje.

Ndodhë ndonjëri që për mungesë mjetesh, çiftet e reja vonohen të ndërtojnë një familje dhe për këtë pengohen drejtpërsëdrejt, ndërsa familjet me nevojë, nuk mund të marrin pjesë plotësisht në jetën sociale, ose janë të shtërnguar nga kushte totale të mënjanimit. Detyra e Shtetit nuk i çliron nga detyrimi as qytetarët e veçantë: përgjigjja e vërtetë e pyetjeve më të mprehta të çdo shoqërie sigurohet në fakt nga solidariteti e bashkëpunimi i të gjithëve. Në fakt, askush nuk mund të ndjehet i qetë derisa problemi i varfërisë, që godet familje e individë, të mos gjejë një zgjidhje të përshtatshme. Nevoja, është gjithmonë një kërcënim për ekuilibrin shoqëror për zhvillimin ekonomik e pra, përfundimisht, për paqen. Paqja do të jetë gjithmonë në rrezik, perderisa persona dhe familje janë të shtrënguar të luftojnë për vetë mbijetesën e tyre.

 

Familja në shërbim të paqes

 

5. Tani dëshiroj t’i drejtohem drejtpërsëdrejti familjeve në veçanti atyre të krishtera “ Familja të bën ai që je” është shkruar në Thirrjen Apostolike “Familiaris Consortio” (nr. 17).

Kjo nënkupton faktin që familja bëhet “bashkësi intime jetë dashurie bashkëshortore” (Gaudium et Spes, 48), e grishur për të dhuruar dashuri dhe për të transmetuar jetë! – O familje, ti ke një rëndësi të dorës së parë: atë të ndërtimit të paqes, të mirën e domosdoshme për respektin dhe zhvillimin e vetë jetës njerëzore (Shih “Catechismo della Chiesa Cattolica”, 2304). E ndërgjegjshme se paqja nuk fitohet njëherë për gjithë jetën (Shih “Gandium et Spes”, 78) prandaj kurrë nuk duhet të lodhesh duke kërkuar atë!

Jezusi, me vdekjen e tij në kryq i ka lënë njerëzimit paqen e tij, duke siguruar praninë e tij të përjetshme (Shih Gjn 14, 27; 20, 19-21; Mt 28, 20). Kërkoje këtë paqe, lutu pët këtë paqe, puno për këtë paqe! Ju, prindër, iu bie përgjegjësia të formoni dhe të edukoni fëmijët si qenie të vërteta paqeje: Në fund të fundit, jeni ju, të parët, punëtorët e paqes.

- U ju, bijë, të orientuar kah e ardhmja me guximin e moshës tuaj të re, të mbushur me projekte e ëndrra, çmojeni dhuratën e familjes, përgatituni të merrni përgjegjësinë, të ndërtoni e ta çoni përpara familjen, sipas thirrjeve respektive, në një të nesërme që Zoti do ta falë. Trasmetoni frymëzimin e së mirës e mendimin e paqes.

Ju gjyshër, që me pjestarët e tjerë të farefisnisë përfaqësoni në familje lidhjet e pazëvendësueshme e të çmueshme mes brezave, jepni kontributin tuaj bujar të përvojës e të dëshmisë, pët të bashkëngjitur të shkuarën me të ardhmen në një të ardhme të re paqe.

O familje jeto në harmoni dhe përmbushe misionin tënd. Si mund të harrojmë së fundi shumë persona që, për arsye të ndryshme, ndjehen pa familje? Dëshiroj t’ju them se edhe për ta, ka një familje: kisha është shtëpi dhe familje për të gjithë (Krh. “Familiaris Consortio”, 85). Ajo i hap dyert dhe pret ata që janë vetëm ose të braktisur, tek ata sheh bijtë më të dashur të Zotit, çfarëdo moshe që të kenë, cilëtdo qofshin frymëzimet e tyre, vështirësitë dhe shpresat. Familja mund të jetojë në paqe, kështu që prej saj, mund të shpërthejë paqja për familjet e tërë njerëzve.

Ja lutja që më ndërhyrjen e Marisë, nënës së Krishtit e të Kishës, ngre lart atë “prejt të cilit çdo atësi në qiell e në tokë merr emër” (Ef 3, 15) në agimin e Vitit Ndërkombëtar të Familjes.

 

Nga Vatikani, 8 dhjetor 1993

 

 

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster