ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

Mesazhe me Rastin e Dites Boterore te Paqes

 Mesazhi i Papa Gjon Palit te II

 

1 JANAR 1995

 

 

 

1. Në fillim të vitit 1995 me vështrimin të drejtuar kah mijëvjeçari i ri që tashmë po afron, ju drejtohem edhe njëherë ju të gjithëve, burra e gra vullnetmirë, thirrjen time të dëshpërua për paqen në botë.

Dhuna që shumë persona e popuj po vazhdojnë të pësojnë luftërat që gjithnjë po përgjakun shumë pjesë të botës, padrejtësia që rëndon mbi jetën e kontinenteve të tjerë nuk mund të lejohen. Është koha të kalojmë nga fjalët në fakte: qytetarët e thjeshtë dhe familjet, besimtarët dhe Kisha, Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtare, të gjithë ndjehen të ftuar për të dhënë një dorë me një angazhim të ri për nxitjen e paqes.

E dimë mirë sa e vështirë është kjo punë. Ajo në fakt, për të qenë vlefshme dhe jetëgjatë, nuk mund të kufizohet me aspektet e jashtëme të bashkëjetesës por duhet të ngushtohet në shpirtërat dhe të shtyhet drejt një ripërtëritje të ndërgjegjes e të dinjitetit njerëzor duhet ta pohojë me forcë: një paqe e vërtetë nuk është e mundur në qoftë se nuk nxitet, në të gjitha nivelet e njohjes së dinjitetit të njeriut, duke u ofruar çdo individi, mundësinë e të jetuarit në përputhje me këtë dinjitet. “ Në një bashkëjetesë të rregullt e të frytshme, zë vend parimi themelor që çdo qenie njerëzore ka personalitetit e vet, domëthënë është i pajisur me inteligjencë e vullnet të lirë; prandaj është objekt i të drejtave e detyrave që rrjedhin mënjeherë e njëkohësisht nga vetë natyra e tij; E drejta e detyra, që janë universale, të pacenueshme të patjetërsueshme” [Gjoni XXIII, Pacem in terris (11 prill 1963), 1: AAS 55 (1963), 259].

Kjo e vërtetë, për njeriun është çelësi që rrotullohet për zgjidhjen e të gjitha problemeve, që kanë lidhje me përkrahjen e paqes. Të edukohesh me këtë të vërtetë është një prej rrugëve më të frytshme e të fuqishme për të pohuar vlerat e paqes.

 

2. Të edukohesh me frymën e paqes, do të thotë të hapësh mendjen e zemrën për të pritur disa vlera të treguara nga Papa Giovanni 23-të në Enciklikën e paqes në tokë si bazë për një shoqëri paqësore: e verteta , drejtësia, dashuria, liria (Shih Lk 25, 9-26, 4).

Është fjala për një projekt edukues, që përfshin gjithë jetën dhe zgjat gjithë jetën. Ky projekt i bën disa persona të pergjegjshëm për vete e të tjerët, të aftë të nxisin me kurajo e inteligjencë, të mirën e të gjithë njerëzve, siç pat nënvizuar edhe Papa Pali 6 në Enciclica Populorum Progressio [Shih Pali VI, Populorum Progressio (6 mars 1967), nr. 14: AAS 59 (1967), 264].

Ky formacion paqeje do të jetë më ndikues, sa më i ngushtë të rezultojë veprimi i atyre që, në cilësi të ndryshme i mbështesin përgjegjësitë edukuese e sociale. Koha që i kushtohet edukimit është angazhimi më i mirë, sepse vendos të ardhmen e njeriut e për pasojë, të familjes e të tërë shoqërisë në këtë linjë dëshiroj të drejtoi Mesazhin e sotëm të Paqes sidomos grave, duke u kërkuar atyre të bëhen edukatorë të paqes me tërë qenien e tyre e më tërë punën e tyre: të jenë dëshmitar, drejtues e mësues të paqes në marrëdhënie mes personave dhe brezave, në familje, në jetën kulturore, shoqërore e politike të kombëve , në mënyrë të veçantë në situata konfliktesh e luftrash. Mund të vazhdojmë ecjen drejt paqes që e lanë në mes shumë gra guximtare e largpamëse!

 

3. Kjo thirrje që u drejtohet posaçërisht grave, sepse bëhen edukatore të paqes duke u mbështetur në konsideratën që asaj Zoti “ia beson në mënyrë të veçantë njeriun qenien njerëzore” [Gjon Pali II,. Mulieris Dignitatem (15 gusht 1988), nr. 30: AAS80 (1988), 1725]. Kjo megjithatë nuk është në konceptimin e përjashtimit, por më tepër një logjik rolesh plotësuese në thirrjen e përbashkët të dashurisë, që i fton burrat e gratë të shpresojnë në harmoni për paqe e ta ndërtojnë atë së bashku. Qysh në faqet e para të Biblës, në fakt është shprehur mrekullisht projekti i Zotit: ai ka dashur që mes burrit dhe gruas të lindë një marrëdhënie e thellë bashkëjetese, në reciprocitet perfekt të njohjes e të dhuntisë ( Krh. Catechismo della Chiesa Catolica, nr. 371).

Tek gruaja, burri gjen një bashkëbiseduese me të cilën dialogon në planin e një barazie të plotë. Këtë frymëzim, nuk e ka asnjë qenie tjetër e gjallë, shpjegon thirrjen e admirimit që del nga goja e burrit kur gruaja, sipas simbolizmit sugjestiv biblik, ishte krijuar nga një kockë e tij: “Kjo tash është ashti i eshtrave të mi dhe mishi i mishit tim” (Zan 2, 23).

Është thirrja e parë e dashurisë, që tingëllon mbi tokë! Në qoftë se burri e gruaja janë bërë njëri për tjetrin, kjo nuk do të thotë që Zoti i ka krijuar të mangët. Zoti “i ka krijuar ata për bashkëjetesë personash, në të cilin, çdonjeri mund të jetë ndihmë” për tjetrin sepse janë në të njëjtën kohë të barabartë (kockë nga kockat e mia) dhe plotësojnë njëri-tjetrin si mashkull e femër”. Reciprociteti e plotësimi janë dy karakteristika themelore të çiftit njerëzor.

 

4. Fatkeqësisht, një histori e gjatë mëkati ka turbulluar e vazhdon të turbullojë projektin origjinal të Zotit për çiftin , për “qenien burrë - grua” dhe “qenien grua”, duke e penguar realizimin e plotë. Duhet të kthehemi tek ky plan, duke shpallur me forcë, sepse sidomos gratë, që kanë vuajtur më shumë për një mungesë të thellë realizimi, mundën më në fund të shprehin plotësisht feminilitetin e tyre dhe dinjitetin e tyre. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se në kohën tonë kanë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, duke arritur të shprehen në nivele të rëndësishme kulturore, shoqërore, ekonimike e politike, përveçse, siç dihet, në jetën familjare. Ka qënë një ecje e vështirë dhe e ndërlikuar, nganjëherë edhe me gabime, por në thelb pozitive, ndonëse ende e papërfunduar për shumë pengesa, që në pjesë të ndryshme të botës, pengohet që gruaja të jetë e njohur dhe e respektuar në dinjitetin e saj të veçantë [Shih Gjon Pali II, Mulieris Dignitatem (15 gusht 1988) nr. 29: AAS 80 (1988), 1723].

Ndërtimi i paqes, në fakt nuk mund të përjashtohet nga njohja dhe nxitja e dinjitetit të gruas, të cilave u është caktuar detyra e pazëvendësueshme e zhvillimit të edukatës për paqe. Prandaj ju drejtoj të gjithëve një thirrje të fuqishme për të reflektuar mbi rëndësinë vendimtare të rolit të gruas në familje e në shoqëri dhe për të dëgjuar aspiratat e paqes që ata shprehin me fjalë e gjeste e në momentet më dramatike, në elokuencën e heshtur të dhimbjes së tyre.

Që të edukojë me frymën e paqes, gruaja më parë duhet ta kultivojë atë tek vetja. Paqja shpirtërore vjen kur e dimë që Zoti na do, dhe buron, nga vullneti që i korespondon dashurisë së tij. Historia është e pasur me shembuj të mahnitshëm të grave, që të pajisura me këtë ndërgjegje, kanë ditur të përballojnë me sukses situata të vështira të shfrytëzimit, të diskriminimit, të dhunës e të luftës.

Shumë gra për shkak të kushteve shoqërore e kulturore, nuk arrijnë të bëhen plotësisht të përgjegjeshme për dinjitetin e tyre. Të tjerat janë viktima të një mentaliteti material dhe kënaqësish që i konsideron ato thjesht mjete kënaqësie dhe nuk ngurrohet të organizohet shfrytëzimi me qëllim tregëtie të ndyrë, qysh në mosha shumë të vogla. Duhet t’ju kushtohet një vëmendje e veçantë sidomos atyre, nga ajo pjesë e grave, që për arsimin dhe ndjeshmërinë që kanë, janë në gjendje t’i ndihmojnë e t’i zbulojnë pasuritë e tyre shpirtërore. Gratë ndihmojnë gratë, duke përfituar edhe nga mbështetja dhe kontributi i çmueshëm dhe efikas i shoqatave, lëvizjeve e grupeve, shumë prej të cilave me frymëzim fetar, kanë treguar se dinë ta ofrojnë këtë ndihmë.

 

6. Në edukimin e fëmijëve ka rol shumë të rëndësishëm nëna. Për marrëdhëniet e veçanta që e lidhin më fëmijën sidomos në vitet e para të jetës, ajo i ofron atij, atë ndjenjë sigurie e besimi pa të cilin, ai do ta kishte të vështirë zhvillimin korrekt të indentitetit personal, dhe në vitet që vazhdojnë nëna ndihmon qëndrueshmërinë pozitive e të frutshme.

Kjo marrëdhënie origjinale mes nënës dhe fëmijës ka ndër të tjera, një vlerë edukative krejt të veçantë në planin fetar, sepse lejon orientimin tek Zoti të mendjes e zemrës së fëmijës, shumë para se të fillojë një edukatë formale fetare. Në këtë detyrë vendimtare dhe delikate asnjë nënë s’duhet të lihet vetëm. Fëmijët kanë nevojë për praninë dhe kujdesin e të prindërve, të cilët realizojnë detyrën e tyre edukative para së gjithash nëpërmjet ndikimit që buron nga sjellja e tyre. Cilësia e marrëdhënieve që vendoset mes bashkëshortëve ngulitet thellë në psikologjinë e fëmijës dhe kushtëzon jo pak, lidhjet që ai vendos me ambientin përreth, si edhe ato probleme që ndesh në harkun kohor të jetës së tij.

Ky edukim i parë është i një rëndësie kapitale. Në qoftë se marrëdhëniet me prindërit dhe familjarët e tjerë janë shquar si lidhje dashurie, fëmijët mësojnë nga përvoja e gjallë e vlerave që nxisin paqen: dashuria për të vërtetën dhe drejtësinë, sensin e një lirie të përgjegjshme, nderim dhe respektim për të tjerët. Në të njëjtën kohë duke u rritur në një mjedis dashamirës dhe të ngrohtë, ata kanë mundësinë të fitojnë reflekse në marrëdhëniet e tyre familjare, vetë dashuria e Zotit I pjek ata në një klimë shpirtërore e aftë t’i orientojë drejt hapjes ndaj të tjerëve dhe drejt dhuntive të tyre të mëvonshme. Edukimi me frymën e paqes, natyrisht vazhdon në çdo periudhë të zhvillimit dhe përgatitet sidomos në fazën e vështirë të adoleshencës në të cilën, kalimi nga fëmiria në moshën e rritur, nuk është pa rreziqe për adoloshentët, që u duhet të bëjnë zgjidhje vendimtare pët jetën.

 

7. Përballë sfidës së edukimit, familja njihet si “shkolla e parë themelore e shoqërisë” [Gjon Pali II, Familiaris Consartio (22 nëntor 1981), nr. 37: AAS 74 (1982), 127], shkolla e parë themelore, ndërkaq nuk është e vështirë të merren me mend pasojat dramatike, që ndeshen kur familja është e ndarë nga kriza të thella, që e minojnë ose drejtëpërsëdrejti pështjellojnë ekuilibrat e brendshme.

Shpesh në këto rrethana, gratë janë lënë vetëm. Eshtë e nevojshme që, pikërisht atëherë ato të ndihmohen në mënyrë të përshtatshme jo vetëm nga solidariteti konkret i familjeve të tjera, të komunitetit me karakter fetar, të grupeve të vullnetarëve, por edhe nga Shteti, dhe Organizatat Ndërkombëtare nëpërmjet strukturave të përshtatshme të mbështetjes njerëzore, sociale dhe ekonomike që i lejojnë ato t’u bëjnë ballë, nevojave të fëmijëve pa ua mohuar në asnjë mënyrë të drejtën e pranisë së tyre të domosdoshme.

 

8. Një problem tjetër serioz regjistrohet atje ku vazhdon zakoni i papajtueshëm i dallimit qysh nga ditët më të para të vajzës e të djalit. Në qoftë se vajzat qysh në moshën e tyre më të njomë lihen mënjanë dhe konsiderohen të një vlere të vogël, do të preket rëndë kuptimi i dinjitetit të tyre dhe bëhet i pashmangshëm kompromentimi i zhvillimit të tyre harmonik. Diskriminimi fillestar reflektohet mbi të gjithë ekzistencën e tyre duke penguar hyrjen e tyre në jetën shoqërore. E pra, si të mos e njohim e ta inkurajojmë punën e paçmueshme të shumë grave, si dhe të shumë Kongregracioneve rregulltare femërore, që në kontinente të ndryshme e çdo konteks kulturor bëjnë edukimin e vajzave e grave qëllimin kryesor të shërbimit të tyre? Si të mos i kujtojmë me mirënjohje të gjitha gratë, që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në frontin e shëndetit, shpesh në rrethana mjaft të pasiguta, duke dalë shpesh, të sigurojnë vetë, mbijetesën e një numri të madh fëmijësh?

 

9. Kur gratë kanë mundësi të transmetojnë në plotësi dhuntitë e tyre komunitetit të tërë, i njëjti mentalitet me të cilin shoqëria kuptohet e organizohet rezulton e transformuar pozitivisht, duke arritur të reflektohet më mirë bashkimi themelor i familjes njerëzore këtu qëndron fillesa më e vleshme për forcimin e një paqeje të vërtetë. E pra, ky është një proçes mirësie i pranisë në rritje të grave në jetën shoqërore, ekonomike politike në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar. Gratë kanë të drejtë plotësisht të hyjnë në mënyrë aktive në të gjitha hapësirat publike dhe e drejta e tyre pohohet e mbrohet edhe nëpërmjet mjeteve ligjore atje ku shihet e nevojshme. Njohja e rolit publik të grave nuk duhet, megjithatë, të zvogëlojë rolin që ajo luan brenda familjes. Këtu kontributi i tyre për të mirën e së ardhmes shoqërore, edhe pse është pasur pak në konsideratë, është i vlerave më të vërtetë të pa çmueshme. Meqë ra fjala dëshiroj t’ju them se nuk do të lodhem kurrë, duke kërkuar të bëhen hapa vendimtarë përpara për njohjen dhe nxitjen e një realiteti kaq të rëndësishëm.

 

10. Asistojmë sot, të habitur dhe të shqetësuar “në rritjen” dramatike të çdo tip dhune: jo vetëm individë të veçantë, por grupe të tëra duket se e kanë humbur në çdo kuptim, respektin përballë jetës njerëzore. Gratë deri edhe fëmijët janë fatkeqësisht, mes viktimave më të shpeshta të një dhune të tillë të verbër. Eshtë fjala për forma të urryera të barbarisë, që godasin thellë në ndërgjegjen njerëzore. Të gjithë jemi të thirrur, për të bërë të pamundurën për të larguar nga shoqëria, jo vetëm tragjedinë e luftës por edhe çdo dhunim të të drejtave të njeriut duke filluar nga ajo më e padiskutueshmja siç është e drejta për jetën, sipas së cilës personi mbrohet qysh nga momenti i konceptimit. Në dhunimin e të drejtës për jetën të qënies njerëzore gjenden në embrion edhe dhuna ekstreme e luftës. Ju kërkoj grave të rreshtohen të gjitha e gjithmonë në anën e jetës dhe ju kërkoj në të njëjtën kohë të gjithëve t’i ndihmojnë gratë, që vuajnë e në veçanti, fëmijët, sidomos ata që kanë pësuar traumat e dhimbshme të përvojës së luftës tronditëse: vetëm kujdesi dashamirës e i njerëzishëm mund t’i bëjë ata të kthehen tek shikimi i së ardhmes me besim dhe shpresë.

 

11. Kur paraardhësi im i dashur Papa Gjoni XXIII dalloi në pjesëmarrjen e grave në jetën publike një prej shenjave të kohës tonë, nuk ngurroi të shpallte që ato, të ndërgjegjshme për dinjitetin e tyre nuk duhet të lejojnë më të trajtohen si instrumenta [Shih Gjoin XXIII, Pacem in terris (11 prill 1963), I: AAS55 (1963), 267-268].

Gratë kanë të drejtën të kërkojnë që dinjiteti i tyre të respektohet. Në të njëjtën kohë, ata kanë të drejtë të punojnë për të nxitur dinjitetin e të gjithë personave, të burrave e të grave.

Në këtë perspektivë lus Zotin që inisiativat numeroze ndërkombëtare të parapara për vitin 1995 – disa prej tyre u janë kushtuar posaçërisht grave, siç është Konferenca Botërore e promovuar nga Kombet e Bashkuara në Pekin me temë aksionin për barazi, zhvillimi e paqja përbëjnë një rast të rëndësishëm për ti bërë njerëzore raportet ndërpersonale e sociale në shenjë paqe.

 

12. Maria, mbretëresha e paqes, me amësinë e saj, me shembullin e saj e gadishmërinë e saj ndaj nevojave të të tjerëve, me dëshminë e dhimbjes së saj është afër grave të kohës sonë. Ajo jeton me një kuptim të thellë të përgjegjësisë projektin që Zoti kishte ndërmend të realizonte në të, për të shpëtuar njerëzimin. E ndërgjegjshme për mrekullinë që Zoti kishte bërë në të, duke u bërë Nënë e Birit të saj të bërë njeri, si mendim të parë pati, t’i bënte një vizitë kushërirës plakë Elizabetë e t’i shërbentë asaj. Takimi i dha rastin të shprehte, me një këngë të mrekullueshme të Manjifikatit (Lk 1, 46-55) mirënjohjen e saj për Zotin që me të e nëpërmjet saj t‘i kishte hapur udhë një krijimi të ri, në një histori të re.

I kërkoi Virgjirës shumë të Shenjtë t’i mbështesë burrat dhe gratë, që duke i shërbyer jetës, angazhohen për ndërtimin e paqes. Me ndihmën e saj mundën t’ju dëshmojnë të gjithëve, veçënarisht atyre që janë duke jetuar në errësirë e vuajtje, kanë uri e etje për drejtësi, praninë e lumnueshme të Zotit e të Paqes.

 

Nga Vatikani, 8 dhjetor 1994

 

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster