|
|
SOLEMNITETI I
MARISË NËNËS SË HYJIT
HOMELI E PAPA GJON PALIT
II
1
Janar 1997
1.”Ja, do
të ngjiz një bir, do ta nxjerr në dritë dhe do ta quaj Jezus”(Lk 1, 31).
Jezus do të thotë “Zoti që shpëton”. Jezu, emër dhënë nga vetë Zoti, na
thotë që “tek askush tjetër s’është shpëtimi”(Vap 4, 12) veçse tek
Jezusi i Nazaretit, lindur nga Maria e Virgjër. Në Të, Zoti është bërë
njeri, duke ardhur kështu në takim me çdo qenie njerëzore.
“Zoti… u
kishte folur në kohërat antike shumë here… baballarëve, nëpërmjet
profetëve, tani shpejt, në këto ditë na foli nëpërmjet Birit”(Heb 1, 1).
Ky Bir është Fjala e përjetëshme e së njëjtës përmbajtje të Atit, i bërë
njeri për zbulimin e Atit dhe për të bërë të mundur kuptimin e gjithë së
vërtetës mbi ne. Ka folur me fjalë njerëzore dhe me veprat e tij e me
vetë jetën e tij : nga lindja gjer në vdekjen në kryq e në ringjallje.
E gjithë
kjo që nga fillimi shkaktoi mrekulli. Barinjtë e ardhur në Betlehem
çuditeshin për atë që kishin parë dhe të tjerët rrinin të habitur duke
dëgjuar ato gjëra, që ata tregonin për të Porsalindurin (Shih Lk 2, 18).
Të drejtuar nga intuita e fesë, ata do të njihnin Mesinë tek fëmija i
shtrirë në grazhd dhe lindja e varfër në Betlehem e Birit të Zotit i
shtyu të shpallin me gëzim lavdinë e Hyjit.
2. Emri
Jezu i takonte që nga fillimi Atij që quhej kështu, ditën e tetë pas
lindjes. Në një farë mënyre, Ai e solli me vete, duke ardhur në botë
këtë emër, që shpreh në mënyrë të mrekullueshme esencën dhe misionin e
Fjalës së mishëruar.
Ai erdhi në
botë të shpëtojë njerëzimin. Kur pra, i qe vënë ky emër, qe zbuluar
ndërkohë kush ishte dhe cili do të jetë misioni i tij. Shumë në Izrael e
kishin këtë emër, por Ai e mbajti në një menyrë unike, duke ia realizuar
plotësisht domethënien: Jezu i Nazaretit, Shpëtimtar i botës.
3. Shën
Pali, siç e kemi dëgjuar në Leximin e dytë, shkruan: “…kur erdhi
plotësia e kohës, Zoti dërgoi Birin e tij lindur nga gruaja, lindur
sipas ligjit, sepse do të marrin adoptimin e bijve”(Gal 4, 4-5). Koha
është e lidhur me emrin e Jezuit qysh nga fillimi. Ky emër e shoqëron në
jetën e tij tokësore të kredhur në kohë, por pa qenë Ai subjekt i saj,
pasi në Atë është plotësia e kohës. Madje në kohën njerëzore Zoti ka
sjellë plotësinë, duke hyrë me të në historinë e njeriut. Nuk ka hyrë si
një koncept abstrakt. Ka hyrë si At, që jep jetën - një jetë të re,
jetën hyjnore - bijve të vet të adoptuar. Nëpërmjet veprës së Jezu
Krishtit ne të gjithë mund të marrim pjesë në jetën hyjnore :bij të
Birit, të caktuar në lavdinë e përjetësisë.
Shën Pali e
thekson më tej këtë të vërtetë: “Dhe që jeni bij e provon fakti se Zoti
ka dërguar në zemrat tona Shpirtin e Birit të tij që therret: Abba,
Atë!”(Gal 4, 6). Tek në, njerëzit, birësimi hyjnor vjen nga Krishti dhe
vihet në jetë nga Shpirti i Shenjtë. Shpirti vjen për të na mësuar që
jemi bij e në të njëjtën kohë për ta bërë të vërtetë tek ne këtë biresim
hyjnor. Biri është ai, që me gjithë qenien e tij i thotë Zotit : “Abba,
Atë”.
Jemi duke
prekur këtu kulmin e misterit të jetës sonë kristiane. Emri
“kristian”tregon realisht një mënyrë të re të qenuri :të jesh në
ngjashmërinë e Birit të Zotit. Si bij të Zotit, marrim pjesë në
shpëtimin, i cili nuk është vetëm çlirim nga e keqja, por është para se
gjithash plotësim i së mirës; të se mirës me të lartë të birësimit të
Zotit. Dhe është shpirti i Zotit për të rinovuar fytyrën e tokës (Krh.
Psal 103/104/, 30). Në ditën e parë të vitit të ri Kisha na fton të
marrim përgjegjshmëri përherë e me të thellë për këtë, na fton ta
shqyrtojmë në një dritë të tillë kohën njerëzore.
4.
Liturgjia e ditëve tona kremton solemnitetin e Nënës se Zotit. Maria
është Ajo që ka qenë e përzgjedhur të jetë Nëna e Shëlbuesit duke e
mbështetur thellësisht misionin. Në dritën e Krishtlindjeve ndriçohet
misteri i amësisë së saj hyjnore. Maria, Nëna e Jezusit, që lindi në
Shpellën e Betlehemit, është edhe Nënë e çdo njeriu që vjen në botë. Si
të mos ia besojmë Asaj vitin që nis, për t’u lutur që të jetë një kohë
qetësie dhe paqeje për gjithë njerëzimin? Ditën në të cilën hapet ky vit
i ri nën vështrimin bekues të nënës së Zotit, të kërkojmë për secilin
dhe për të gjithë, hirin e paqes.
5.
Realisht, ka disa vite tashmë, që një janari është kremtuar, me nismën e
paraardhësit tim të nderuar, Papa Paolo IV, si Dita Ndërkombëtare e
Paqes. Jemi këtu në Basilikën e Vatikanit edhe këtë vit për t’u lutur
për hirin e paqes për kombet e gjithë botës.
Është
domethënëse, në një kremtim të tillë, prania e të ndriturve Zotërinj
Ambasadore pranë Selise së Shenjtë, që i përshendes me nderim.
Përshendes me përzemërsi edhe Presidentin e Këshillit Papnor të
Drejtësisë dhe të Paqes, Kardinalin Rogen Etchegaray dhe të gjithë
Bashkëpunëtoret e tij dhe i falënderoj për ndihmesën e çmuar që
paraqesin në përhapjen e mesazhit të paqes, që Kisha nuk lodhet së
përsërituri.
Këtë vit
tema e Mesazhit për këtë Ditë është “Jep faljen, merr paqen”. Sa e
nevojshme është falja për të bërë që të lulëzoje paqja në zemrën e çdo
besimtari dhe të çdo njeriu me vullnet të mirë! Paqja dhe falja formojnë
një binom të pazgjidhshëm. Çdo njeri vullnetmirë, më dëshirën që të
punojë pa u lodhur në ndërtimin e qytetërimit të ri të dashurisë, duhet
ta bëje të tijën këtë ftesë: jep faljen, merr paqen.
6. Kisha
lutet dhe punon për paqen në çdo përmasë: për paqen e ndërgjegjeve, për
paqen e familjeve, për paqen mes kombeve. Ajo është e zellshme për paqen
në botë, pasi është e vetëdijshme, se vetëm në paqe mund të zhvillohen
në mënyrë autentike komunitetet e mëdha të njerëzve.
Duke u
afruar fundit të këtij shekulli, në të cilin bota, e veçanërisht Evropa
kanë sprovuar jo pak luftëra e mundime, duam që pragu i vitit 2000 të
mund të kalohet nga të gjithë njerëzit më shenjën e paqes! Për këtë duke
menduar thirrjen njerëzore për të jetuar në një vit tjetër faljeje,
përsërisim me Mojsen fjalët e Aleancës Antike: “Të bekoftë Zoti e të
mbroftë. Zoti bëftë që ta ndriçojë fytyrën e tij mbi ty dhe të qoftë i
volitshëm. Zoti sjelltë mbi ty fytyrën e tij dhe të dhashtë paqen” (Nm
6, 24-26). Përsërisim gjithashtu me besim dhe shpresë fjalët e
Apostullit: “Krishti është paqja jonë!” (Krh. Ef 2, 14). Besojmë në
ndihmen e Zotit dhe në mbrojtjen amësore të Marias, Mbretëreshë e paqes.
Mbështesim këtë shpresën tonë mbi Jezuin, emër shpëtimi dhënë njerëzve
të çdo gjuhe e race. Duke rrëfyer emrin e tij, ecim plot besim drejt së
ardhmes, të sigurt se nuk do të mbetemi të zhgënjyer nëse do të besojmë
në emrin e shenjtë të Jezusit.
In te
Domine speravi, non confundar in aeternum.
Amen!
titujt kryesorë
|
|