ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

BENEDIKTI I XVI

 REGINA CÆLI

 

 

 

 

International Stadium - Aman

E diela e Pestë e Pashkës, 10 maj 2009

 

Të dashur Miq,

    gjatë Meshës kam folur për karizmën profetike të grave, si mbartëse të dashurisë, mësuese të zemërdhembshurisë dhe ndërtuese të paqes. Shembulli më i lartë i virtyteve femërore është Virgjëra Mari: Nëna e Zemërdhembshurisë dhe Mbretëresha e Paqes. Ndërkohë që tani i drejtohemi asaj, le ta thërrasim ndërmjetësimin e saj amëror për të gjitha familjet e kësaj toke, derisa me të vërtetë të jenë shkolla lutjeje dhe dashurie. T’i kërkojmë Nënës së Kishës që ta kthejë shikimin e mëshirshëm mbi të gjithë të krishterët e këtyre tokave; me ndihmën e lutjeve të saj të mund të jenë me të vërtetë një gjë e vetme në besimin që shpallin dhe në dëshminë që bëjnë. Asaj që i është përgjigjur aq bujarisht shpalljes së Engjëllit dhe ka pranuar thirrjen për t’u bërë Nëna e Hyjit, le t’ii kërkojmë që t’i japë guxim e forcë të gjithë të rinjve që sot shoshisin thirrjet e tyre, me qëllim që edhe ata të mund t’ia kushtojnë bujarisht veten e tyre përmbushjes së vullnesës së Zotit.

 Në këtë kohë Pashke ne i drejtohemi Virgjërës mari me titullin Regina Caeli. Si fryt i Shëlbimit të fituar nga vdekja dhe ngjallja e Birit të saj, edhe Ajo u lartësua në një lavdi të përjetshme dhe u kurorëzuar si Mretëresha e Qiejve. Me besim të madh në fuqinë e ndërmjetësimit të saj, le t’i drejtohemi asaj tani me gëzim në zemrat tona dhe me dashuri për Nënën tonë të lavdishme gjithmonë Virgjër, dhe le të kërkojmë lutjet e saj.

   

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster