ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
Njoftime per çeshtjen e Dom Marjan Ukajt

 

 

 

Prot. n.57/2008                                                         

Shkodër, 21/04/2008

 

LËNDA: Edhe mbi çeshtjen e Dom Marjan Ukës

                                  

 

I nderuar Prokuror të Rrethit së Shkodrës

                                   I nderuar Kryetar i Gjykatës së Shkodës

                                   E nderuar Z. E. Cufi, Prokurore për çeshtjen në ngarkin të Dom Marjan Ukës

                                   Për dijeni: - Imzot Giovanni Bulaitis, Nunci Apostolik – Tiranë

 

      Nga Media, nëse kanë trasmetuar mirë fjalet e Z. Prokurorës, jam vënë ne dijeni

se akusa ndaj Dom Marjan Ukës janë të ndryshme nga sa ne jemi nxitur të bejmë kallzimin.

 

1- Më 7 dhjetor 2007, prot. n. 147/2007 bëra këtë kallzim:

“KËRKESË-DENONCIM për mbylljen e kishave dhe objekteve kishtare në Famullinë e Velipojës si dhe për pengimin e kryerjes së aktiviteteve fetare në territorin e të njëjtës Famulli, dhe për mosdorëzimin e objekteve dhe arkivave të Kishës Katolike në Velipojë në ngarkim të  Dom Marjan Ukaj – ish Famullitar” dmth. qellimi e nxitja jonë ka qenë per shkak dhe arsye të mbajtjes peng të objetkeve fetare nga ana e Dom MarjanUkës.

 

2. Më 9 dhjetor 2007 Dom Marjan Ukaj dorëzoi vetëm 5 çelsat e Kishave. Nga ajo dite ritet fetare në Kishë vazhdojnë normalisht me Administratorin famullitar Dom Vlash Palaj, i emëruar prej meje, si Arqipeshkëv.

 

3. Nga ajo dite, 9 dhjetor 2007, mbahen peng, nuk dorëzohen, nga Dom Marjan Ukaj këto objektet e tjera  të famullisë së Velipojës:

a- Shtëpia e Priftit, me krejt Arkivin famullitar (n. 941)

b- Qender kulturore (n. 937)

c- Dhoma çveshje – Qendra sportive (n. 938)

d- Kopësht femijsh (n. 339)

e- Banesa – qender katekishtik (n. 940)

f- Banese – shtepia e miqve (n. 942)

g- Kopësht femijsh – Gomsiqe (n- 993)

h- Shkolla- Reç (n. 935)

      Këto objektet ende mbeten peng i Dom Marjan Ukës.

            Insistojmë në zbllokimin nga mbajtja peng e ketyre objekteve të sipecituar.

            Në bisedat që kemi bërë në Prokurori ose në Arqipeshkvi dhe me letrën time të dërguar juve më 2 prill 2008, prot . 42/2008, kemi pasur vetëm këtë qëllim: dorëzimi i të gjithë objekteve që janë pronë e famullisë. (si shihet nga dosja e pronësive që ju dorëzova)

            Falëminderit për mirëkuptimin.Me respekt. 

 

                                                                                        † Angelo Massafra,

                                                                            Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

 

 

 

Shenim:  Po Mendoj t’ua jap mediave qoftë përgjigjen që ka ardhur nga Vatikanit ndaj rikursit të bërë nga Dom Marjan Ukaj si edhe letrën time të datës 2 prill 2008, prot . 42/2008,që jua bashkangjis.

 

 

Titujt kryesore per ceshtjen e Dom Marjan Ukajt 

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster