|
|
INSTITUTI I FRANCËS
PËRSHËNDETJA E ATIT TË SHENJTË BENEDIKTI XVI
Paris, e shtunë 13 shtator
2008
Zoti Kancelier,
Zonja dhe zotërinj
Sekretarë të përjetshëm të Pesë Akademive,
Zotërinj Kardinalë,
Të dashur Vëllezër në
Ipeshkvni dhe Meshtari,
Të dashur miq
akademikë, Zonja dhe Zotërinj!
Është një nder i madh
për mua të pritem këtë mëngjes nën Kupolë. Ju falënderoj për fjalët
dashamirëse me të cilat më keni pritur dhe për medaljen që më keni
dhuruar. Nuk mund të vija në Paris pa ju përshëndetur personalisht.
Është një kënaqësi për mua të përfitoj nga ky rast për të theksuar
lidhjet e thella që më lidhin me kulturën franceze, për të cilën ndiej
një admirim të madh. Në rrugën time intelektuale kontakti me kulturën
franceze ka pasur një rëndësi të veçantë. Përfitoj nga rasti për të
shprehur mirënjohjen time drejt saj, si personalisht, ashtu edhe si
Pasardhës i Pjetrit. Pllakëza që sapo kemi zbuluar do të ruajë kujtimin
e takimit tonë.
Rabelais, në kohën e
tij, me të drejtë pohonte: “Shkenca pa ndërgjegje nuk është gjë tjetër
veçse shkatërrim i shpirtit!” (Pantagruel, 8). Ka qenë pa dyshim për të
kontribuar në shmangien e rrezikut të një dikotomie të ngjashme që, në
fund të janarit, për herë të parë pas tre shekujsh e gjysmë, dy Akademi
të Institutit, dy Akademi Papnore dhe Instituti Katolik i Parisit kanë
organizuar një Bashkëbisedim ndër-akademik mbi identitetin e
ndryshueshëm të individit. Bashkëbisedimi ka ilustruar interesin që
paraqesin kërkime të gjata shumë-disiplinore. Kjo nismë mund të vazhdojë
me qëllim që të zbulojmë së bashku shtigjet e panumërta të shkencave
humane dhe eksperimentale. Ky urim shoqërohet nga lutja që ia drejtoj
Atit për ju, për të dashurit tuaj dhe për të gjithë anëtarët e
Akademive, ashtu si edhe për krejt personelin e Institutit të Francës.
Zoti ju bekoftë.
titujt kryesorë
|
|