ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Interviste e dhene nga Ati i Shenjte Benedikti XVI

gjate fluturimit te kthimit nga Toka e Shenjte

 

 

   

Fluturimi Papnor,

E premte, 15 maj 2009

  

Të dashur miq,

     faleminderit për punën tuaj. E imagjinoj sa do të ketë qenë e vështirë, të rrethuar nga shumë probleme, shumë trasferime, etj., dhe dua t’ju falënderoj sepse i keni pranuar të gjitha këto vështirësi për ta informuar botën mbi këtë udhëtim, duke ftuar kështu edhe të tjerë për të shtegtuar në këto vende të shenjta.

 Kam bërë një përmbledhje të këtij udhëtimi në fjalimin në aeroport, nuk dua të shtoj shumë. Mund të citoj shumë detaje: zbritja prekëse në pikën më të thellë të tokës, në Jordan, që për ne është edhe një simbol i zbritjes së Hyjit, zbritjes së Krishtit në pikat më të thella të ekzistencës njerëzore.

 Çenakulli, ku Zoti na ka dhuruar Eukaristinë, ku ka ndodhur Rrëshaja, zbritja e Shpirtit Shenjt; pastaj Varri i Shenjtë, dhe shumë përshtypje të tjera, por mendoj se nuk është momenti të ndalemi.

Ndoshta, mund t’i përmend shkurtimisht.

 Tre janë përshtypjet themelore: e para është se kam gjetur gjithandej, në të gjithë ambientet, myslimane, të krishtera, hebreje, një gatishmëri të vendosur për dialogun ndërfetar, për takim, bashkëpunim mes besimeve. Dhe është e rëndësishme që të gjithë të shohin këtë, jo vetëm si një veprim-të themi-i frymëzuar nga motive politike në situatën e dhënë, por si fryt i vetë bërthamës së fesë, sepse të besosh në një Hyj të vetëm që na ka krijuar të gjithëve ne, Atë i të gjithëve ne, të besosh në këtë Hyj që ka krijuar njerëzimin si një familje, të besosh se Hyji është dashuri dhe do që dashuria të jetë forca dominuese në botë, ndërlikon këtë takim, këtë nevojë për takim, për dialog, për bashkëpunim si nevojë e vetë besimit.

 Pika e dytë: kam gjetur edhe një klimë ekumenike shumë inkurajuese. Kemi pasur shumë takime me botën ortodokse me mirësjellje të madhe; kam pasur mundësinë të flas edhe me një përfaqësues të Kishës anglikane dhe dy përfaqësues luterianë, dhe shihet se pikërisht kjo klimë e Tokës së Shenjtë inkurajon edhe ekumenizmin.

 Pika e tretë: ka shumë vështirësi-e dimë, e kemi parë dhe dëgjuar. Por kam parë që ka një dëshirë të thellë për paqe nga ana e të gjithëve. Vështirësitë janë më të dukshme dhe nuk duhet t’i fshehim: janë, duhet të jenë sqaruar. Por nuk është kaq e dukshme dëshira për paqen e përbashkët, vëllazërinë, dhe më duket duhet të flasim edhe për këtë, t’i inkurajojmë të gjithë në këtë vullnet për të gjetur zgjidhjet sigurisht jo të lëhta për këto vështirësi.

 Kam ardhur si shtegëtar i paqes. Shtegtimi është një element themelor i shumë besimeve. Është edhe për islamin, për besimin hebraik, për krishterimit. Është edhe imazhi i ekzistencës sonë, që është një ecje përpara, drejt Hyjit dhe kështu drejt bashkimit të njerëzimit.

 Kam ardhur si shtegtar dhe shpresoj që shumë t’i ndjekin këto gjurmë dhe kështu të inkurajojnë bashkimin e popujve të kësaj Toke të Shenjtë dhe të bëhen lajmëtarë të paqes. Faleminderit!

   

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster