|
|
KISHA E PËRGJITHSHME DHE KISHA
LOKALE:
DINJITETI I LAIKËVE
“Agnosce, Chrisitane dignitatem tuam”
(Shën Luani i Madh)
Relator:
Dom Lorenzo Rossetti
E enjte, më 21 shkurt 2008
Bibliografia mbi laikatin, sidomos pas Koncilit II të Vatikanit
dhe pas Sinodit të 1987, është e pafund. Duke rilexuar vetëm
nxitjën apostolike Christifideles laici (=CFL) e Papa
Gjon Palit II, do të doja të tërhiqja
vëmendjen mbi rrënja e dinjitetit të besimtarëve laikë në Kishën
universale dhe lokale; pastaj do të propozoj një mendim personal
mbi nyjën e bashkimit mes meshtarëve, laikëve dhe rregulltarëve
në Kishë.
1.
Rrënja e dinjitetit të laikëve
a)
Hyrja e krishterë
Kur flitet
për hyrje të krishterë nuk do të thotë se bëhet fjalë vetëm për
pagëzimin. Hyrje e krishterë do të thotë: kthim kah Krishti,
bashkim feje me të, aderim i vulosur nga sakramenti i rilindjes
i pagëzimit, e përforcuar nga shugurimi i krezmimit dhe së fundi
e plotësuar, përmbushur në mënyrë të përkryer nga kungimi
eukaristik. Lidhur me këtë CFL deklaron: “Zëri i Zotit jehon
sigurisht në thellësi të vetë qenies së çdo të krishteri, që
nëpërmjet besimit dhe sakramenteve të hyrjes së krishterë është
bërë sipas Jezu Krishtit, është përfshirë si gjymtyrë e gjallë
në Kishë dhe është subjekt aktiv i misionit të saj të shpëtimit”
(CFL 3).
“Shartimi në Krishtin nëpërmjet besimit dhe sakramenteve të
hyrjes së krishterë është rrënja e parë që i jep fillesë
gjendjes së re të të krishterit në misterin e Kishës, që përbën
“fizionominë” e saj më të thellë, që gjendet në bazë të të
gjitha thirrjeve dhe të dinamizmit të jetës së krishterë të
besimtarëve laikë: në Jezu Krishtin, të vdekur dhe të
ringjallur, i pagëzuari bëhet “një krijesë e re” (Gal 6, 15; 2
Kor 5, 17), një krijesë e pastruar nga mëkati dhe e gjallëruar
nga hiri” (n. 9). Edhe: “Besimtarët laikë, pikërisht sepse janë
anëtarë të Kishës, kanë thirrjen dhe misionin për të qenë
kumtues të Ungjillit: për këtë vepër janë të aftësuar dhe të
angazhuar nga sakramentet e hyrjes në jetën e krishterë dhe nga
dhuratat e Shpirtit Shenjt” (n. 33; shih edhe n. 16 e mbi të
gjitha n. 17 e n. 64 që citon 1Gjn 3,1). Besimtari laik ka një
dinjitet të shenjtë e hyjnor falë birësimit, shugurimit me bagëm
dhe kungimit eukaristik. Të thirrur për shenjtërinë e vetme që
në thelb është – në dashurinë e plotë për Hyjin dhe për të
afërmin, të shartuar në Krishtin e në Kishë ata janë Krishti
(Agostini), janë Kisha (Pio XII).
b)
Gjendja
bashkëshortore (martesore)
Nuk mund të zgjatem këtu mbi sakramentin tjetër që thellon dhe u
jep besimtarëve laikë të caktuar për të edhe një element tjetër
dinjiteti: Martesa. Do të ishte e nevojshme të citoheshin të
gjitha tekstet e Shkrimit, duke filluar nga Zan 2,24v, Ef
5,21-31 e deri tek tekstet madhështore të Magjisterit (Gaudium
et spes 38-42; Familiaris consortio= FC...). Edhe në
CFL ashtu siç tek Apostolicam actuositatem (cf. AA 11) e
Këshillit të II të Vatikanit i lihet një hapësirë e gjerë jetës
martesore si fushë e misionit laik. Sakramenti i martesës i bën
bashkëshortët ikonë e gjallë,shenjë e shenjtë e dashurisë së
Krishtit për Kishen e vet dhe i aftëson që të rrisin fizikisht e
shpirtërisht popullin e Hyjit, duke e bërë familjen si një kishë
shtëpiake (LG 11, AA 11, CFL 40):
“Me siguri
prindërit e krishterë janë katekistët e parë dhe të
pazëvendësueshëm të fëmijëve të tyre, të aftësuar për një gjë të
tillë nga sakramenti i Martesës; por, në të njëjtën kohë, të
gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për “të drejtën”, që çdo i
pagëzuar ka për t’u mësuar, edukuar dhe shoqëruar në fenë e në
jetën e krishterë” (n. 34).
Shenjtëria
nuk është e ruajtur vetëm për murgjit dhe klerikët, përkundrazi
jeta martesore është pikërisht një vend ku ushtrohet dhe ku
realizohet shenjtëria. Siç tregonte shën Françesku i Sales-it (†
1622), që aq shumë e ka nxitur përshpirtërinë e laikëve, i
cituar nga papa «Është gabim, madje është herezi, nëse duam ta
përjashtojmë ushtrimin e devocionit nga mjedisi ushtarak, nga
dyqani i zejtarit, nga oborri i princit, nga shtëpitë e të
martuarve. Është e vërtetë, o Filote, që devocioni [dmth.
“shnjtëria”] i pastër soditës, monastik dhe rregulltar mund të
jetohet vetëm në këto gjendje, por, përveç këtyre tre llojeve të
devocionit, ka shumë të tjera të afta për t’i bërë të përsosur
ata që jetojnë në gjendje shekullare. Për këtë arsye, kudo që të
ndodhemi, mund dhe duhet të aspirojmë jetën e përsosur” (n.
56). Kështu, mun të kuptojmë se “Siç kanë thënë
Etërit sinodalë [krh. Propositio 8]: “Kishat vendore dhe
sidomos të ashtuquajturat Kisha më të reja duhet të pranojnë me
kujdes ndër gjymtyrët e tyre ata burra e gra, që në kushte të
tilla (kushtet e përditshme të botës dhe gjendja martesore) kanë
dhënë dëshminë e shenjtërisë dhe që mund të jenë shembuj për të
tjerët, me qëllim që, nëse jepet rasti, t’i propozojnë për
lumturim e shenjtërim”(n. 17).
Pikërisht
në këtë kontekst një rol që bie në sy i takon gruas së
krishterë, bashkëshortes dhe nënës së familjes: “Detyra, mbi të
gjitha, që t’i japë dinjitet të plotë jetës martesore dhe
amnore” (n. 51). “Duke u vënë në këtë perspektivë,
Etërit sinodalë [Prospositio 46] kanë kujtuar domethënien
që sakramenti i Martesës duhet të marrë në Kishë dhe në shoqëri
për t’i ndriçuar dhe për t’i frymëzuar të gjitha marrëdhëniet
mes burrit dhe gruas. Në këtë kuptim kanë përsëritur “nevojën e
ngutshme që çdo i krishterë ta jetojë dhe ta kumtojë mesazhin e
shpresës të përmbajtur në marrëdhënien mes burrit dhe gruas.
Sakramenti i Martesës, që e shuguron këtë marrëdhënie në formën
e saj bashkëshortore dhe e paraqet si shenjë të marrëdhënies së
Krishtit me Kishën e Tij, përmban një mësim me rëndësi të madhe
për jetën e Kishës; ky mësim duhet t’i arrijë botës së sotme
nëpërmjet Kishës; të gjitha marrëdhëniet mes burrit dhe gruas
duhet të frymëzohen nga ky shpirt. Kisha duhet t’i përdorë edhe
më plotësisht këto pasuri”196. Vetë Etërit me të
drejtë kanë vënë në dukje se “duhet të rifitohen të dyja:
vlerësimi i virgjërisë dhe respektimi i amësisë”197:
edhe një herë për zhvillimin e thirrjeve të ndryshme dhe
përplotësuese në kontekstin e gjallë të bashkësisë kishtare dhe
në shërbim të rritjes së saj të vazhdueshme. (n. 52)
Sakramenti i martesës i jep së bashku edhe një element dinjiteti
besimtarëve laikë të cilët janë të themeluar në të dhe përcakton
natyrën e tyre shekullare. (Vini re se në fakt as kultura, as
jeta ekonomiko-politike s’mund të konsiderohen fusha vetëm të
apostullimit laikal. S’është e pagjasë që disa rregulltarë ose
anëtarë të Instituteve shekullare të përpiqen në kësisoj
aktivitetesh).
c)
Përkatësia Kishës universale dhe lokale
Dinjiteti i
besimtarit laik përmbushet në hyrjen e tij në Kishë. Lidhur me
këtë duhet kujtuar se hyrja e krishterë na bën pjesëtarë të
Kishës tout court, do të thotë të Kishës, një të vetme, shenjte,
katolike (universale) dhe apostolike. Nëse pagëzohem në kishën e
Shkodrës ose të Torinos, bëhem pjesëtarë i Kishës katolike. E
pra, Kisha universale shfaqet vetëm nëpërmjet një bashkësie
konkrete lokale, konkretisht një dioqeze dhe si “lokalizimi i
fundit i Kishës”, famullisë (CFL 26); “famullia është Kisha e
vendosur në mesin e shtëpive të njerëzve, ajo jeton e vepron
thellësisht e futur në shoqërinë njerëzore dhe intimisht
solidare me aspiratat dhe dramat e saj” (n. 27). Të gjithë të
krishterët, pra edhe besimtarët laikë janë të thirrur ta
kultivojnë ndjenjën e përkatësisë e të bashkëpunimit me kishën e
tyre të veçantë dhe, nëpërmjet saj, me Kishën universale. Laikët
janë të ftuar që të bëhen pjesëtarë aktiv të jetës së krishterë
në bashkësinë eukaristike dhe organike të përfaqësuar nga
famullia, që mund të dalë e aftë për një “apostullim
bashkësiorë” të vërtetë (ib.). Për të arritur kah ky
qellim, një ndihmë e madh mund ta japin disa komunitet me stil
katekumenal. Papa thekson: “Brenda këtyre famullive, sidomos
nëse janë të gjera dhe të shpërndara, bashkësitë e vogla
kishtare të pranishme mund të jenë një ndihmë e rëndësishme
në formimin e të krishterëve, duke qenë se mund t’i bëjnë më
kapilare dhe energjike vetëdijen dhe përvojën e bashkësisë dhe
të misionit kishtar. Një ndihmë mund të jepet, siç kanë thënë
Etërit sinodalë [Propositio 11], edhe nga një katekezë
pas-pagëzimore në formën e katekumenatit, nëpërmjet ripropozimit
të disa elementeve të “Ritualit të Hyrjes së Krishterë të të
Rriturve”, të adresuar për të pranuar e për të jetuar pasuritë
dhe përgjegjësitë e pafund dhe të jashtëzakonshme të Pagëzimit
që kanë marrë” (n. 61). Lidhur me këtë perspektive,
kujtojmë edhe se nje frut i Koncilit ka qenë lulezim i
ashtuquajtur “levizjet laikale” qe papet Pali VI dhe Gjion Pali
II e Benedikti XVII kane vleresuar shume. (Të paharueshme janë
takimet ne rreshajet të vitit 1998 dhe 2006). Të gjithje keta
realitet të rinj janë shumë të ndryshme, por më duket se e kanë
ne perbashkët theksim mbi rëndesine e pagëzimit si thelbi i
jetës së krishtere. Kriteret per te vertetuar keta realitet u
paraqiten ne magjisterin e kishes pikërisht në CFL n. 30 dhe
mund të përmblidhen në këto pesë pikat: 1)- Parësia që i është
dhënë thirrjes së çdo të krishteri në shenjtëri; 2)-
Përgjegjësia e dëshmimit të fesë katolike; 3)-
Bashkimi i bindur ndaj autoritetëve të Kishës (veçanërisht
ndaj Papës); 4)- Përputhja dhe pjesëmarrja në qëllimin
apostolik të Kishës; 5)- Angazhimi i një pranie në
shoqërinë njerëzore.
2.
Një Kishë “trinitare”: Bashkimi mes meshtarëve,
besimtarëve laikë dhe rregulltarëve
Po rimarr këtu me një përmbledhje frytet e një studimi
ekleziologjike të publikuar tek Gregorianum në 2004.
Në Kishë
ishte e zakontë (të paktën nga mesjeta) dhe gjatë gjithë
mijëvjeçarit të dytë dallimi mes klerikëve dhe laikëve (kështu
edhe tek Dekreti i Gracianit i 1059). Teologjia e kohëve të
fundit (pra një ekleziologji “bashkimit”) na shtyn tek një
rikthim kah një model më i vjetër (krh. Etërit e Kishës si
Agostini) në të cilin dallimi është, në të kundërt, triar:
Barinjë (meshtarë), Laikë (të martuar) dhe Beqarë/Përkorë
(rregulltarë). Këtu ajo që ka më epërsi është dinjiteti
pagëzimorë i përbashkët, edhe mes thirrjesh të ndryshme. Me
qellim që ta mendojmë njëkhoesisht bashimin dhe dallimin midis
këtyre tre gjendje jetesë në Kishë, propozoj që të interpretohen
nën dritën e shenjtes Trini, ekonomisë së shpëtimit dhe të
virtyteve teologale/hyjnore. Më pak fjalët do të bashkëngjis (per
modum appropriationis!) Barinjtë me Atin, me fenë dhe me
origjinën e historisë së shpëtimit; të Martuarit me Birin e
mishëruar, me dashurinë dhe me ekonominë e shpëtimit; të
Përkorët me Shpirtin Shenjtë, me shpresën dhe me omegën e
shpëtimit.
-
Barinjtë, Mbarështim “Kryesore”, përkujtim i nismës
hyjnore dhe dëshmim për Atësinë në Fe
Duke jetuar
dinamikën e dashurisë së kokrrës së grurit që vdes për t’u bërë
frytdhënëse (krh. Gjn 12,24-25), Apostulli përshtatet me
Krishtin , ikonë e Atit, dhe vjen për të marrë pjesë në vetë
atësinë: «Nuk po jua shkruaj këto që t’ju turpëroj, por që t’ju
qortoj si fëmijët e mi të dashur. Sepse, edhe po t’i kishit në
Krishtin dhjetë mijë mësues, nuk do të kishit shumë etër, sepse
me anë të Ungjillit, unë ju linda në Jezu Krishtin. Prandaj, ju
përbej: më përngjani!» (1Kor 4,15-17. Krh. edhe Gal 4,17 dhe
1Sel 2,7-8). Këtu lëshon rrënjë tradita kishtare për të thirrur
«abbà, atë, papë» ipeshkvin (apo meshtarin) ose të parin ndër
ipeshkvij, pa marrë parasysh qortimin e Jezusit: «Dhe përmbi
tokë mos thirrni askënd “atë”, sepse keni vetëm një Atë, atë që
është në qiell» (Mt 23,9). Atësia e vetme hyjnore (krh. Ef
3,14), e cila në asnjë mënyrë s’mund ta humbasë shkëlqimin e vet
prej asaj njerëzore e shpirtërore-kishtare, gjen në të një
përfaqësim që e madhëron. Hierarkia baritore gëzon një rol
parësor, shërbimi popullit të krishterë dhe urdhri meshtarak
përfaqëson Autoritetin, Nisjen dhe Shugurimin aktiv. Ajo
simbolizon, në Kishë dhe për Kishën, Krishtin Krye, imazh i
Atit
(krh. Gjon Pali II, Pastores gregis, 7).
Shenjë e Archê (krh. Vat. II, AG 5), e Fillimit atësorë e
të nismës hyjnore, ai të çon tek Alpha e historisë së
shpëtimit dhe përfaqëson Kujtesën apostolike në bashkësi. Ashtu
si apostujt, «mbjellës të fesë»
(krh. Sh. Ambrozi,
In Lucam V, 44),
ipeshkvijtë, meshtarët bashkëpunëtorët e tyre janë mbrojtës,
ruajtësit e parë dhe garantë të përçimit të drejtë të Fesë.
- Të
Martuarit, “Trup i Kishès”, dëftim i Dashurisë së Krishtit
për botën dhe të besnikërisë ndaj Oikonomisë
Besimtarët
laikë – mes të cilëve dallohen për nga numri dhe domethënia të
Martuarit – janë Corpus Ecclesiae i vërtetë dhe
riprodhojnë tiparet e Birit në realitetin e vet kenotik të
devotshmërisë: Krishti erdhi në botë, u mishërua, u martua në
mënyrë të pandashme me njerëzimin (krh. Gjn 1,14; Ef 5,22-32; FC
13). Lidhja e dashurisë mes bashkëshortëve «bëhet imazhi dhe
simboli i besëlidhjes që bashkon Hyjin me popullin e tij» (...)
«Shpirti Shenjt i shpërndarë në kremtimin sakramental i dhuron
bashkëshortëve të krishterë dhuratën e një bashkimi të ri,
dashurie, që është imazh i gjallë dhe i vërtetë i atij bashkimi
të pashoq, që e bën Kishën trup të padukshëm dhe mistik të Zotit
Jezus» (FC 12; 19).
Familja
«është vënë në shërbim të ndërtimit të mbretërisë së Hyjit në
histori përmes pjesëmarrjes në jetën dhe në misionin e Kishës»
dhe ka «lidhje të shumta dhe të thella që lidhin Kishën me
familjen e krishterë dhe e themelojnë këtë të fundit si “një
kishë në miniaturë” (kishë shtëpiake), duke bërë që edhe kjo të
jetë imazh i gjallë dhe rishfaqje historike e vetë misterit të
Kishës» (FC 49).
Laikët-të
martuar janë Kisha, apostullimi i së cilës kryhet në
saeculum, në shërbim të shoqërisë
(LG 31: «Laicorum est, ex vocatione propria, res temporales
gerendo et secundum Deum ordinando, regnum Dei quaerere»).
Sakramenti i martesës, duke e bërë të pranishme Besëlidhjen
Logos-Sarx, shfaqet si shenjë e misionit “ekonomik” të
Krishtit dhe të misterit të tij martesor veprues që tani.
Bashkëshortët ndjellin në këtë mënyrë “Tashmë-në” e Shëlbimit
dhe u takon atyre më së pari, par excellence dhe gati
ex ufficio dëshmia e dukshme dhe historike e Dashurisë.
- Të
Përkorët (Continentes): “zemra e kishës”, shenjë e lirisë së
Shpirtit dhe e shpresës në Eschaton
Rregulltarëve ose të Shuguruarëve mund t’u bashkohen edhe të
gjithë besimtarët që e jetojnë përkorjen edhe jashtë urdhrit të
shenjtë, dmth. dy kategori të rëndësishme në Kishë: të rinjtë
(krh. Tit 2,6; 1Pjt 5,5; 1Gjn 2,13-14) dhe vejushat (1Kor 7,8;
1Tim 5,3-16). Si dëlirësia e fejesës (krh. Katekizmi i K.K.
2350) ashtu ajo e vejërisë e gjejnë kuptimin e tyre në të dhënit
parësi dashurisë së Zotit, dhe ilustrojnë shpresën]. Të lidhur
ngushtë me dy urdhrat e mëparshëm, të gjihë këta kanë misionin e
veçantë të përfaqësojnë shpirtin ose zemrën e trupit kishtarë.
Ata përfaqësojnë në mënyrë të veçantë “karizmatiken” në Kishë,
praninë e fshehur dhe të efektshme të Shpirtit që fryn aty ku do
[Nuk është e rastësishme që thuajse të gjithë shenjtët
reformatorë apo themelues bashkësish të reja apo lëvizjesh kanë
qenë beqarë].
Liria e shpirtit (krh. Gjn 3,8; 2Kor 3,17) gjen vend edhe në
rrënjësinë dhe në “menjëhershmërinë e misionit” dhe në
llojshmërinë pothuajse të pakufi të formave konkrete të jetës së
shuguruar. Nëse të martuarit i ndjellin besnikërinë e Hyjit
këtij krijimi, të përkorët (rregulltarë, virgjëresha, vejusha)
dëshmojnë nevojën për të shkuar përtej botës. Gjendja virgjërore
(e përkortë apo e vejërisë) të kujton gjerat të fundit,
Eschaton, Omegën
(Krh. Vita consecrata 84-95)
e historisë së shpëtimit. Kështu Continentes bëjnë të
pranishme Shpresën e Kishës krejt e drejtuar kah «akoma jo, por
shumë më tepër» e Botës së Re dhe të Dasmës së Qengjit
(krh. Katekizmi i K.K. 933; 2Pjt 3,13; Zb 22,17).
Në Kishë
është e nevojshme të nderohen Barinjtë me një “nderim të
dyfishtë” (krh. 1Tim 5,17) duke parë në to reflektimin e të
vetmes atësi të Hyjit. Laikët dhe Rregulltarët, të Martuarit dhe
të Përkorët duhet të njohin në to auctoritas që Ati i ka
dhuruar Krishtit dhe t’u nënshtrohen me dashuri të lirë dhe pa
servilizëm; duke dalluar në shërbesën meshtarake një parësi
kishtare me të drejtën/detyrën (munus) që të kullosin në
fe bashkësinë dhe të drejtojnë me mend jetën e saj bashkimtare.
Është gjithashtu e nevojshme që Barinjtë dhe Rregulltarët të
njohin dhe ta nderojnë në besimtarët Laikë (të Martuar) ikonën e
gjallë e vetë misterit të Kishës: sakramenti madhështor i
Besëlidhjes mes Hyjit dhe njerëzimit i përmbushur në bashkimin
mes Krishtit dhe njerëzimit. Misioni historik (“ekonomik”) që i
takon çiftit të krishterë duhet të jetë objekti themelor i
kujdesit baritor dhe i ndërmjetësimit të meshtarëve dhe i të
përkorëve. Atij i takon dëshmia e tyre ashtu siç Birit të
mishëruar ajo e Atit (krh. Mk 9,7) dhe e Shpirtit (krh. 1Kor
12,3) Së fundi, është e nevojshme që Barinjtë dhe Laikët të
nderojnë me dashuri dhe admirim vëllezërit e shuguruar në
përkorje për Mbretërinë (në virgjëri dhe në vejëri) si
dëshmitarë autentik dhe rrënjësor të fuqisë çliruese të
Shpirtit, që u jep hirin që të heqin dorë nga kjo botë për
dashuri ndaj Hyjit duke pritur shndërrimin e tij të përkryer
eskatologjik.
Tabele
sintetike
Barinjtë Të
Martuarit Të
Përkorët
Imazh i autoritetit të Atit Imazh i
Birit me Kishën e vet Shenjë e
pranisë së Shpirtit Shenjt
Rol Kryesorë [kephalê] Janë
“Trup” Kishës [sôma] Janë si
“Zemra” e Kishës [kardia]
Shërbim ndaj Fesë [pistis] Dëshmojnë
sidomos Dashurinë [agapê] Dëshmojnë sidomos
Shpresën [elpis]
Kujtim i Fillimit [Arkhê]
Përfaqësojnë Historinë [Oikonomia] Tregojnë
fundin e shelbimit [Eschaton]
|