|
|
KRISHTI VËRTET ËSHTË NGJALLUR
(Mesazhi për Mediat)
(Pashket 2009) -
Shkodër, 11 prill 2009
Të dashur vëllezër e motra në Krishtin, ju uroj të gjithëve
Për shumë vjet Pashkët dhe uroj që të sjellë në shtëpitë tuaja
harenë që veç ajo di të përçojë.
Pashkët janë qendra e jetës së të krishterit: “Kjo eshte dita e
Krishtit Zot, aleluja!”: këndon liturgja. Eshtë dita i njeritu
që ishte i vdekur dhe është ringjallur!
I
Ngjalluri, shumë të dashur bij, është mes nesh dhe na bën
pjesëmarrës të gjerësisë dhe të lirisë së ngjalljes së vet.
Pashkët janë festa e jetës. Kremtojmë kapërcimin e vdekjes
nëpërmjet jetës. Krishti e ka mposhtur vdekjen. Ai që shikon
Pashkët gjen në to gjithë jetën e vet: gjen aty lotët, britmën e
një braktisjeje, dhimbjen e padurueshme të një humbjeje, dhe
njëkohësisht gjen në to një shpresë aq të madhe sa të mos mund
të shprehet. Le të mbështetemi në Pashkët, në mënyrë që, sikurse
Jezusin, Ati të na marrë në duart e veta edhe ne, në ato duar që
mbajnë aq sa asnjë dorë tjetër nuk mund të mbajë. Vdekja është
mposhtur... këto janë Pashkët, kjo është shpresa jonë e
guximshme, e fortë dhe e guximshme. Dhe nuk është marri ta
themi, ta përsërisim, ta tregojmë, ta shpallim dhe ta dëshmojmë
këtë. Le ta ngrejmë vështrimin drejt Zotërisë së Ngjallur, le
t’i ngulisim sytë tanë te sytë e tij, duart tona në duart e tij,
le ta mbështesim kokën tonë në zemrën e tij, le t’i zëmë besë,
të ngrihemi... të ecim dhe do të jenë Pashkë edhe për secilin
prej nesh.
Dhe
ashtu sikurse hapat e ngadaltë të grave, që po shkonin te varri
që të qanin dhe të lyenin trupin e Jezusit sipas traditave
hebraike, dhe sikurse hapat e trishtuar dhe të mundimshëm të
nxënësve të Emausit, që po ktheheshin në shtëpi, të zhgënjyer
prej vdekjes së Mësuesit, janë bërë hapa të shpejtë të atyre që,
pasi kanë takuar të Ngjallurin, kanë një shpresë të pabesueshme
për të jetuar e për të treguar, po ashtu duhet të jetë edhe për
secilin prej nesh.
Duket si e pakuptimtë që të shpallet ngjallja e Krishtit në një
kohë kur duket se bota është e mbushur me fatkeqësi si lufterat
që janë në disa vendet e botës, si varferi si vrasjet, si kriza
ekonomike, si korruption, si termeti etj...
Krishti është ngjallur së vdekuri. Përnjëmend është ngjallur.
Ai
jep edhe shenja konkrete të ngjalljes se Tij, siç janë dy edhe
pajtimë të ndodhur në Hoti i Ri në në Rranxa Bushat, , ku, në
emër të Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ringjallur 4 familje
katolike u pajtuan dhe janë ringjallur: kanë rifituar qetësinë,
gëzimin dhe lirinë.
Vëllezër e motra të dashur, lejoni pra që ngjallja e
Krishtit të ngjallur ta përshkojë vazhdimisht jetën tuaj.
Prindër të dashur, i kuptoj problemet tuaj për familjen, për
shtëpinë, për punën, për t’ardhmen e fëmijëve, për problemet
ekonomike dhe shëndetësore, për shkollimin e fëmijëve, por mos
lejoni që ndonjë nga këto shqetësime ta mposhtë fenë tuaj në
Krishtin e ngjallur së vdekuri. Besojani atij jetën tuaj dhe
përballojini vështirësitë porsi njerëz shprese.
Të
dashur, pasi e kemi jetuar në mënyrë intime dhe personale
misterin e Krishtit të vdekur e të Ngjallur, le të shkojmë, me
hapa të shpejtë e të sigurtë, që t’ua shpallim të tjerëve: “Po,
Jezu Krishti është ngjallur, e kam takuar në Eukaristi dhe Ai
ecën me mua e me ju”.
Për
të gjithë ju besimtarë të dashur, në veçanti për ju të sëmurë,
uroj që Jezusi i ngjallur të jetë forca, shpresa dhe hareja e
përhershme e jetës.
Urime të gjithë katolikëve dhe të Krishtërëve që festojnë
Pashkët, brenda dhe jashtë Shqipërisë! Urime Ortodoksëve q
festojnë Pahkët të dielë e ardhsme.
Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkët!
Arqipeshkëvi Juaj
titujt
kryesore |