ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Lufta Kunder Korrupsionit

 

 

 

Këshilli Papnor i Drejtësisë dhe Paqes

 

 

- shënim -

 

Qyteti i Vatikanit - 2006

  

1. Nga data 2 deri 3 qershor 2006 në Vatikan është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga Këshilli Papnor i Drejtësisë dhe Paqes mbi temën “Lufta kundër korrupsionit”. Kanë marrë pjesë funksionarë të lartë të Organizmave ndërkombëtarë, studiues dhe intelektualë, ambasadorë pranë Selisë së Shenjtë, profesorë dhe ekspertë. Qëllimi i Konferencës, siç u shpreh dhe Kardinali Renato Raffaele Martino[1], ishte të njihej më mirë fenomeni i korrupsionit, për të saktësuar metodat më të mira për t’iu kundërvënë dhe për të sqaruar kontributin që Kisha mund të japë në këtë sipërmarrje. Referues të ndryshëm e të njohur, studiues dhe ekspertë të fenomenit në fjalë, kanë ndihmuar pjesëmarrësit për të patur një panoramë të asaj çfarë është korrupsioni dhe çfarë po bëhet për t’iu kundërvënë në nivel botëror (Antonio Maria Costa)[2], në sektorin privat (François Vincke)[3], në atë publik (David Hall)[4], në shoqërinë civile (Jong-Sung You)[5], në vendet e pasura e në ato të varfra (Eva Joly)[6], duke vënë në dukje impaktin e fortë të këtij fenomeni në krahasim me të varfrit e botës (Cobus de Swardt)[7], dhe karakteristikat e kulturës së korrupsionit (Paul Wolfowitz)[8]. Hirësia e Tij, Mons. Giampaolo Crepoldi[9] ka prezantuar lnjat për sa doktrina sshoqërore e Kishës mëson mbi këtë lëndë.

  

            2. Fenomeni i korrupsionit ka ekzistuar gjithmonë, megjithatë vetëm prej pak vitesh është ndërgjegjësuar në nivel ndërkombëtar. Në fakt, numri më i madh i konventave kundër korrupsionit dhe planeve të veprimit hartuar nga shtete të vetme apo grupe shtetesh, nga Organizma ndërkombëtarë në fushat e tregtisë ndërkombëtare, në disiplinën e kompromseve ndërkombëtare dhe sidomos në fushën e financës, i përkasin treshes së fundit. Kjo do të thotë që korrupsioni është bërë tashmë një fenomen që spikat, por edhe që po përhap në nivel botëror një vlerësim negativ dhe konsolidohet një vetëdije e re për ta luftuar. Për këtë qëllim, janë vënë në punë instrumente analize empirike dhe vlerësimi sasior mbi korrupsionin që na lejojnë të njohim më mirë vetë dinamikat e praktikave të paligjshme që lidhen me të për të parapërgatitur mjete të përshtatshme, jo vetëm të tipit juridik dhe ndrydhës, për të luftuar kundër këtij fenomeni. Ky ndryshim i fundit është prodhuar, veçanërisht, nga dy fakte të mëdha historike. I pari është fundi i mureve ideologjike pas vitit 1989, dhe i dyti është globalizimi i informacionit. Që të dyja këto procese kanë vënë përherë e më shumë në dritë korrupsionin dhe për të marrë ndërgjegjen e përshtatshme. Në vazhdim hapja e kufijve ndaj procesit të globalizimit lejon korrupsionin të eksportohet me lehtësi më të madhe në krahasim me të kaluarën, por ofron edhe mundësinë për ta luftuar edhe më mirë, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë dhe të koordinuar ndërkombëtar.

 

            3. Korrupsioni është një fenomen që nuk njeh limite politike dhe gjeografike. Ëshët i pranishëm në vendet e pasura dhe në ato të varfra. Thelbi i ekonomisë dhe korrupsionit është i vështirë për t’u gjetur në mënyrë të saktë, dhe, në fakt, mbi këtë pikë, të dhënat nuk përputhen. Megjithatë bëhet fjalë për të ardhura shumë të mëdha që i hiqen ekonomisë, prodhimit dhe politikave sociale. Shpenzimet bien mbi qytetarët, e në fakt korrupsioni paguhet duke hequr fonde që përdoren në mënyrë legjitime nga ta.

            Korrupsioni përshkon të gjithë sektorët socialë: nuk mund t’i atribuohet vetëm vepruesve ekonomikë, as funksionarëve publikë. Edhe shoqëria civile nuk përjashtohet. Është një fenomen që i përket si shteteve po ashtu dhe roganizmave ndërkombëtarë.

            Korrupsioni favorizohet nga mungesa e transparencës në financën ndërkombëtare, nga ekzistenca e parajsave fiskale dhe nga pabarazia e niveleve mes formave të luftës së korrupsionit, shpesh të mbyllura në rrethin e një shteti të vetëm, dhe fusha e veprimit të aktorëve të korrupsionit, vetëm në mënyrë shtetërore dhe ndërkombëtare. Favorizohet edhe nga bashkëpunimi i pakët mes shteteve në sektorin e luftës ndaj korrupsionit, nga ndryshueshmëria e normave në sisteme të ndryshme juridike, nga mungesa e ndjeshmërisë së organeve të shtypit kundrejt fenomeneve të korrupsionit në zona të ndryshme të botës dhe nga mungesa e demokracisë në vende të ndryshme. Pa praninë e një shtypi të lirë, të sistemeve demokratike të kontrollit e të transparencës, korrupsioni është patjetër më i lehtë të zhvillohet.

  

            4. Nëse korrupsioni është një dëm i rëndë nga pikëpamja materiale dhe një kosto e madhe për rritjen ekonomike, ende më negative janë efektet mbi të mirat jomateriale, të lidhura më shumë me dimensionin cilësor dhe njerëzor të jetës shoqërore. Korrupsioni politik, siç na mëson Metoda e doktrinës shoqërore të Kishës, “kompromenton funksionimin korrekt të shtetit, duke ndihmuar negativisht në raportin mes qeverisjes dhe të qeverisurve; përhap një mosbesim në rritje në krahasim me institucionet publike, duke shkaktuar një largim të qytetarëve përballë politikës dhe përfaqësuesve të saj, me dobësimin e vazhdueshëm të institucioneve” (n. 411).

            Jepen disa ndërlidhje shumë të qarta dhe në mënyrë empirike të treguara, ndërmjet korrupsionit dhe mungesës së kulturës, ndërmjet korrupsionit dhe limiteve të funksionimit të sistemit institucional, ndërmjet korrupsionit dhe treguesve të zhvillimit njerëzor, ndërmjet korrupsionit dhe padrejtësive shoqërore. Nuk bëhet fjalë vetëm për një proces që dobëson sistemin ekonomik: korrupsioni ndalon përparimin e njeriut dhe i bën shoqëritë më pak të drejta e më pak të hapura.

 

            5. Kisha e konsideron korrupsionin një fakt shumë të rëndë deformimi të sistemit politik. Kështu e shënjon Metoda e doktrinës shoqërore të Kishës: “Korrupsioni thyen që në rrënjë rolin e institucioneve përfaqësuese, pasi i përdor is terren shkëmbimi politik ndërmjet kërkesave të përkrahësve dhe rendimentit të qeverisësve. Në këtë mënyrë zgjedhjet politike favorizojnë objektivat e ngushta derisa zotërojnë mjetet për të ndikuar dhe ndaluar realizimin e të mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve” (n. 411). Korrupsioni duhet mbajtur “mes çështjeve që përherë e më shumë vendos zhvillimin e varfërisë” (n. 447) dhe herëpashere është i pranishëm edhe në brendësi të të njëjtave procese ndihme për vendet e varfra.

            Korrupsioni i heq të drejtën popujve për një të mirë të përbashkët e themelore, atë të ligjshmërisë: respektim i rregullave, funksionim korrekt i institucioneve ekonomike dhe politike, transparenca. Ajo e ligjshmërisë është një e mirë e përbashkët me qëllim universal. Kjo është, pra, një nga çelësat për zhvillimin, i cili lejon të stabilizojë raporte korrekte mes shoqërive, ekonomisë dhe politikës dhe përmban panoramën e plotë të besimit mbi të cilin parashtrohet aktiviteti ekonomik. Duke qenë një “e mirë e përbashkët”, ajo, pra ligjshmëria, në mënyrë të përshtatshme pranohet nga të gjithë: të gjithë popujt e kanë këtë të drejtë. Mes gjërave që i duhen njeriut në të cilat është e pranishme edhe ajo vetë, është pikërisht ligjshmëria. Praktika dhe kultura e korrupsionit duhet të zëvendësohen nga praktika dhe kultura ligjshmërie.

  

            6. Për të tejkaluar korrupsionin është pozitiv kalimi i shoqërive autoritare në shoqëri demokratike, i shoqërive të mbyllura në shoqëri të hapura, i shoqërive vertikale në shoqëri horizontale, i shoqërive qëndrore në shoqëri me pjesëmarrje. Por nuk është e garantuar që këto kalime të jenë në mënyrë automatike pozitive. Duhet treguar shumë kujdes që hapja drejt diçkaje të re të mos rrënojë fortësinë e bindjeve morale dhe që pluralizmi të mos ndalojë lidhjet e forta shoqërore. Në strukturën e shumë shoqërive të avancuara fshihet një rrezik i fortë korrupsioni, kjo jo më pak në ngurtësinë e shumë shoqërive arkaike. Nga njëra anë mund të haset sesi korrupsioni favorizohet në shoqëritë shumë të strukturuara, të ngurta e të mbyllura, deri edhe autoritare si në brendësi ashtu edhe drejt së jashtmes, pasi në to është më pak e lehtë të njihet manifestimi i tij: të korruptuarit dhe korruptuesit, në mungesë të transparencës dhe të një shteti të vërtetë e të drejtë, mund të qëndrojnë të fshehur e madje dhe të mbrojtur. Korrupsioni mund të gjenerojë sepse mund të mbështetet mbi një situatë të qëndrueshme. Nga ana tjetër, mund të vihet re me lehtësi se si edhe në shoqëritë shumë më fleksibël dhe të lëvizshme, me mjete të shpejta e institucione demokratike të hapura e të lira, fshihen rreziqe. Pluralizmi i tepruar mund të minojë mirëkuptimin etik mes qytetarëve. Babeli i stileve të jetës mund të dobësojë gjykimin moral mbi korrupsionin. Humbja e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm në këtë shoqëri mund të lehtësojë eksportimin e korrupsionit.

  

            7. Për të shmangur këto rreziqe, doktrina shoqërore e Kishës propozon konceptin “ekologji njerëzore” (Centesimus annus, 38), përshtatur edhe për të orientuar luftën ndaj korrupsionit. Prurjet e korrupsionit mund të jenë në mënyrë të përshtatshme të kuptueshme vetëm nëse vështrohen si fryt i çarjes në ekologjinë njerëzore. Nëse familja nuk është në gjendje të zhvillojë detyrën e vet edukative, nëse ligjet kundër të mirës së vërtetë të njeriut si ato kundër jetës, që joshin qytetarët rreth të mirës, nëse drejtësia vazhdon me ngadalësi të tepruar, nëse morali i bazës dobësohet nga shkelja toleruese, nëse kushtet jetësore janë në rënie, nëse shkolla nuk mirëpret e nuk emancipon, nuk është e mundur të garantohet “ekologjia njerëzore” mbi të cilën mungon rrënja, më pas dhe fenomeni i korrupsionit. Nuk mund të harrohet, në fakt që korrupsioni përfshin një bashkim relatash, bashkëpunimesh, errësim ndërgjegjesh, shantazhe e kërcënime, pakte jo të shkruara dhe bashkëfajësi që thirren në apel, përpara strukturave, prsonave dhe ndërgjegjeve të tyre morale. Takohen këtu, me rëndësinë e tyre të madhe, edukimi dhe formimi moral i qytetarëve dhe detyra e kishës, e pranishme me bashkësitë e saj, institucionet, lëvizjet e shoqatat e besimtarëve individë në të gjitha lakimet e shoqërive të sotme, mund të zhvillojë një rol gjithnjë e më të dukshëm në parandalimin e korrupsionit. Kisha mund të kultivojë dhe të promovojë burimet morale që ndihmojnë për të ndërtuar një “ekologji njerëzore” në të cilën korrupsioni nuk gjen një habitat të përshtatshëm.

  

            8. Doktrina shoqërore e kishës vë në punë në frontin e luftës ndaj korrupsionit të gjitha parimet e saj themeltare orientuese, që ajo paraqet si të dhëna sjelljeje vetjake e kolektive. Këto janë dinjiteti i personit njerëzor, e mira e përbashkët, solidariteti, subvencionimi, mundësia e ndihmesës për të varfrit, destinacioni universal i të mirave. Korrupsioni bën kontrast në mënyrë rrënjësore me të gjitha këto parime. Ai instrumentalizon personin njerëzor duke e përdorur me përçmim për interesa egoiste. Ndalon arritjen e të mirës së përbashkët sepse kundërvë kriteret individuale, cinizmin egoist dhe interesin e jashtëligjshëm në njërën anë. Kundërshton solidaritetn, pasi prodhon padrejtësi dhe varfëri, dhe subvencionimin, sepse nuk respekton rolet e ndryshme shoqërore dhe institucionale, por pikërisht e korrupton. Shkon edhe kundër mundësisë së ndihmës për të varfrit duke ndaluar që burimet në drejtim të tyre të vijnë në mënyrë korrekte. Në fund i kundërvihet dstinacionit universal të të mirave, pasi edhe ai i ligjshmërisë, siç edhe e kemi parë, është një e mirë e njeriut përnjeriun, e destinuar për të gjithë.

            E gjithë doktrina shoqërore e Kishës propozon një vizion të lidhjeve shoqërore absolutisht kundërshtuese me praktikën e korrupsionit. Që nga këtu rrjedh graviteti i këtij fenomeni dhe vlerësimi krejtësisht përkeqësues që i jep Kisha. Që nga këtu rrjedh edhe burimi i madh që Kisha hedh në fushë kundër korrupsionit: tërësinë e doktrinës së saj shoqërore dhe punën e saj frymëzuese. 

 

            9. Lufta kundër korrupsionit kërkon që të shtohen si bindja, nëpërmjet mirëkuptimit nga të dhënat morale, si dhe vetëdija që me këtë luftë arrihen avantazhe të rëndësishme shoqërore. Është ky mësimi i Centesimus annus: “Njeriu shkon drejt së mirës, por është i aftë edhe për të keqen; mund të shfaqë interesin e tij të menjëhershëm, e, megjithatë, të mbesë i lidhur me të. Rregulli shoqëror do të jetë shumë më i qëndrueshëm kur të kihet parasysh ky fakt dhe nuk do të kundërshtojë interesin personal ndaj shoqërisë në tërësi, por do të kërkojë mbi të gjitha, mënyrat e bashkëpunimit të tyre frytdhënës” (n. 25). Bëhet fjalë për një kriter në të vërtetë shumë efikas. Ky na thotë të vërejmë sjelljet e vrullshme të njeriut, por edhe për ta stimuluar atë; për të menduar që lufta ndaj korrupsionit është një vlerë, por edhe një nevojë; që korrupsioni është një e keqe, por është edhe çmim; që rfuzimi i korrupsionit është një e mirë, por edhe një avantazh; që braktisja e praktikave korruptive mund të gjenerojë zhvillim e mirëqenie; që sjelljet e ndershme stimulohen ndërsa ato të pandershmet ndëshkohen. Është shumë e rëndësishme për luftën ndaj korrupsionit që përgjegjësitë ndaj fakteve të paligjshme të sillen në dritë, që fajtorët të ndëshkohen me forma të riparueshme sjelljeje shoqërisht të përgjgjshme. Është gjithashtu e rëndësishme që shtete apo grupimet ekonomike të cilat punojnë me një kod etik që nuk toleron sjelljet korruptive, të vlerësohen.

  

            10. Në planin ndërkombëtar lufta ndaj korrupsionit kërkon që të veprohet për të shtuar transparencën e transaksioneve ekonomike e financiare dhe për të harmonizuar apo për të formuar bashkarisht legjislacionin në fushën e vendeve të ndryshme. Aktualisht është e lehtë të fshehësh fondet që vijnë nga korrupsioni dhe nga qeveritë e korruptuara të cilat arrijnë lehtësisht të eksportojnë kapitale të mëdha me bashkëpunëtorë të shumtë.

            Duke qenë se krimi i organizuar nuk ka barriera duhet të shtohet bashkëpunimi ndërkombëtar mes qeverive, të paktën në nivel juridik dhe në materien e ekstradimit. Ratifikimi i konventave kundër korrupsionit është shumë i rëndësishëm dhe është për t’u përgëzuar që vendet firmëtare të konventës së OKB-së po shtohen dita-ditës. Mbetet më pas të përballemi meproblemin e aplkimit të vërtetë të konvencioneve, duke qenë se për motive politike ato nuk kanë hyrë në brendësi të shumë shteteve, qofshin këto edhe firmëtare. Duhet që edhe në nivel ndërkombëtar të gjendet një marrëveshje mbi procedimin e konfiskimit dhe rikuperimin e asaj që quhej e jashtëligjshme, ndërsa sot normat që rregullojnë këto procedura janë vetëm të brendshme në shtete individuale.

            Të shumtë janë ata që mbrojnë konstituimin e një autoriteti ndërkombëtar kundër korrupsionit, me aftësi autonome veprimi, edhe në bashkëpunim me shtete, dhe në gjendje të saktësojë krimet e korrupsionit ndërkombëtar dhe t’i sanksionojë. Në këtë pikë mund të jetë i nevojshëm aplikimi i parimit të subvencionimit me nivele të ndryshme autoriteti në fushën e luftës kundër korrupsionit.

  

            11. Një sjellje e veçantë duhet të mbahet ndaj vendeve të varfra. Ato duhen dnihmuar, siç u tha dhe më lart, atje ku shfaqen mungesa në nivel legjislativ dhe nuk zotërojnë ende institucionet juridike për luftën ndaj korrupsionit. Një bashkëpunim i dyanshëm apo i shumanshëm në sektorin e dejtësisë – për përmirësimin e sistemit të burgut, përftimin e kompetencave hetimore, pavarësinë strukturore të magjistraturës ndaj qeverive – është shumë i nevojshëm si numërim i plotë mes ndihmesave për zhvillimin.

            Korrupsioni në vendet në zhvillim e sipër shpeshherë shkaktohet nga shoqëri perëndimore, madje nga Organizata shtetërore ose ndërkombëtare, krejt tjetër është nisma e korruptimeve oligarkike lokale. Vetëm me një sjellje koherente dhe të disiplinuar të vendeve të pasura, mund të jetë e mundur për qeveritë e vendeve të varfra përftimi i besueshmërisë. Një rrugë e mirë dhe e vlerësueshme është promovimi, në ato vende me demokraci, me një shtyp të lirë dhe vigjilent dhe me një gjallërim të shoqërisë civile. Planet e studiuara vend për vend nga ana e organizmave ndërkombëtarë mund të arrijnë rezultate të mira në këtë fushë.

            Kishat lokale janë fortësisht të impenjuara në formimin e një ndërgjegjeje civile dhe në edukimin e qytetarëve drejt një demokracie të vërtetë, përherë e më shpesh Konferencat Ipeshkvnore të shumë vendeve kanë ndërhyrë kundër korrupsionit dhe për një bashkëjetesë nën qeverinë dhe ligjin. Edhe kishat lokale duhet të bashkëpunojnë me organizmat ndërkombëtare në aktivitetet e luftës kundër korrupsionit.

  

RENATO RAFFAELE Kard. MARTINO

President

 

† GIAMPAOLO CREPALDI

Sekretar

 Qyteti i Vatikanit, 21 shtator 2006,

Festa e Shën Mateut, Apostull dhe Ungjilltar

 

[1] President i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes dhe Këshillit Papnor Baritor për Migrantët dhe Rrugëtarët.

[2] Drejtor Ekzekutiv, Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit (UNODC).

[3] President, Komisioni Anti-Korrupsion i Dhomës së Tregtisë Ndërkombëtare (ICC).

[4] Drejtor, Bashkimi Ndërkombëtar i Kërkimeve mbi Shërbimet Publike (PSIRU), Bussines School, Universiteti i Greenwich-it.

[5] Kennedy School of Goverment, Universiteti i Harvardit.

[6] Këshilltare e posaçme për luftën e korrupsionit dhe riciklimit të parave, Norvegji.

[7] Drejtor i Programeve Globale, Transparency International.

[8] President i Bankës Botërore.

[9] Sekretar i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes.

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder <

webmaster