ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
Njoftime per çeshtjen e Dom Marjan Ukajt

 

 

 

Prot. n. 139/2007

Shkodër,  16/11/2007

 

Lënda: Njoftim mbi Dom Marjan Ukajn: dekretin e shkarkimit e mospranimin nga ana e tij

 

 Të nderuar Besimtarëve të Famullisë së Velipojës

  

Për dijeni:

Sh. së Tj Imzot Giovanni Bulaitis, Nunc Apostolik – Tiranë

Sh. së Tj Imzot Dodë Gjergji, Administrator Apostolik i Prizrenit

Të gjithë Ipeshkvijve të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

 

            Zoti ju dhashtë paqe!

            Ju dërgoj këtë letër për hir të së vërtetës dhe që të informoheni në mënyrë të drejtë për ngjarjet që kanë ndodhur.

            Mendoj se me kohë do të keni dëgjuar zërat mbi problemet me Dom Marjan Ukajn, ish-famullitar të Velipojës. Me këtë shkrim dëshiroj t'ju njoftoj për vendimin që mora për shkarkimin e Tij si famullitar dhe për ndalimin e çdo shërbese meshtarake në Dioqezën Shkodër-Pult, dhe për reagimet e tij dhe të Këshillit Baritor të Famullisë.

            Duhet të them që Dom Marjan pati dekretin e emërimit si famullitar në Velipojë nga i ndjeri, Imzot Frano Illia, pa marreveshje me shkrim   për të qenë meshtar "Fidei donum" (misionar) në Dioqezën e Shkodrës. Kurrë nuk u bë me të marrëveshja me shkrim meqenëse unë jam angazhuar shumë herë që kjo të bëhej.  

            Cilat janë arsyet e vendimit tim? Ju bëj një histori të shkurtër që të kuptoni si është zhvilluar ngjarja:

 

     1-      Me datën 14/12/2006 Dom Marjan Ukaj bëri kërkesën për të qenë inkardinuar në Dioqezën e Shkodër-Pult.

 

     2-      Me datën 25/01/2007, pas dëgjimit të mendimit të Kolegjit të Këshilltarëve, i jam përgjigjur "jo" kërkesës së Tij për inkardinim. Por ia kam propozuar Dom Marjanit që të bëjmë marrëveshjen  që të qëndronte në Dioqezë si meshtar "Fidei donum"(misionar). Por ai e ka refuzuar.

 

     3-      Me datën 10/02/2007 i dërgova Shkelqësisë së Tij Imzot Dodë Gjergjt propozimin për të rregulluar situatën juridike qoftë  të Dom Marjan Ukajt qoftë të Dom Prekë Lazrit, nëpërmjet bërjes së Marrëveshjes "Fidei donum".

 

     4-      Me datën 09/03/2007 Shkelqësia e Tij Imzot Dode Gjergj m’u përgjigji se kishte biseduar me Dom Marjanin, i cili edhe në takimin e Konsulltorëve të datës 6 marsit 2007, në Prizren, ka shprehur pozicionin e tij se: nuk dëshiron të qëndrojë në dioqezin tuaj si “fidei donum”. Imzot Dodë Gjergj shkroi edhe këto fjalë “Ne i kemi bërë me dije Dom Marjanit, dhe të njëjtën gjë duam t’ua bëjmë me dije edhe Ju, që ai është meshtar i dioqezës tonë dhe mund të kthehet këtu nëse nuk do të arrihet një marrëveshje mes jush”.

 

     5-      E shoh të rëndësishme t'ju njoftoj edhe për mohimin e Dom Marjanit për të më pranuar si Ipeshkëv (fjalë të thëna Dom Nikolin Tomës, Vikar Gjeneral, më 26 shkurt 2007) dhe për fjalet shumë ofensive dhe shpifëse kundër meje me një SMS të dërguar më 25 shkurt 2007, që noterizova.

 

     6-      Me datën 02/06/2007 Dom Marjan Ukaj më ka shkruar një letër në të cilën më njofton se do të shkojë në Romë për të hapur një aktëpadi kundër meje te Selja e Shenjtë.

     

     7- Pas gjithë këtyre ngjarjeve kam thirrur në Arqipeshkvi Dom Marjan Ukajn më 27 korrik 2007 në praninë e Dom Nikolin Tomës, Vikar Gjeneral, të Dom Gjovalin Sukajt, Administrator Famullitar të Katedrales si dhe të Atë Raffaele Lanzilli, Kancelar, për t'ia komunikuar vendimin tim: meqenëse nuk ka pranuar ofertën time  për marrëveshjen si meshtar "Fidei donum" e duke shikuar prirjen e Tij ndaj meje si Ipeshkëv ai është vetë perjashtuar nga Dioqeza. Për këtë arsye prania e tij nuk ka më domethenie në Dioqezën tonë.

Për këtë e kam ftuar që të lëjë Famullinë dhe Dioqezën duke ia njohur mundësinë për të marrë të gjitha nderimet e rezervuara atyre që lënë shërbimin baritor pas disa viteve të punës në famulli.

 

    8- Nga Vatikani, me dt. 30 gusht 2007, arriti përgjigja drejtuar Dom Marjan Ukajt për aktëpadinë që kishte bërë kundër meje. Imzot Mauro Piacenza, Sekretar i  Kongregatës për Klerin i ka shkruar një letër ku thuhet:

            “Kjo Kongregatë, mbasi vlerësoi letrën Tuaj sipas dokumentacionit nga Ju të sjellë, njeh të drejtë dhe të ligjshëm vendimin e Ordinarit Tuaj dhe e konsideron të pajustifikueshme kërkesën Tuaj kundrejt Arqidioqezës Shkodër-Pult. Prandaj, Ju nuk mund të pretendoni, për asnjë arsye, inkardinimin në Arqidioqezën në të cilën banoni.

            Dëshirojeni Zotëria Juaj, që të keni një qëndrim dëgjese dhe nderimi kundrejt Arqipeshkvit, duke evituar, ndër të tjera, në shpirtin e fesë dhe të bashkimit kishtar, deklarata apo sjellje që në cilëndo mënyrë mund të jenë shkandulluese”.

Dom Marjan Ukaj nuk ka pranuar këtë vendim as kur ka shkuar tek ai Nunci Apostolik, përfaqësues i Papës, i cili ia dorëzoi letrën e Kongregatës.

 

    9-  Unë, duke e vlerësuar punën e Tij, kam dëshiruar që Dom Marjan Ukaj të kishte lënë famullinë i nderuar. Ai nuk ka pranuar ftesën time për një gjë të tillë. Gjithashtu nuk ka pranuar të zbatojë letrën e Kongregatës për Klerin. Për këtë arsye kam qenë detyruar ta  shkarkoja  nga detyra e famullitarit dhe ta ndaloja ushtrimin e shërbesës meshtarake në Arqidioqezën Shkodër-Pult”, me dt. 29 tetor 2007.

Dekreti ne fjalë mbaronte me këto fjalë: “që nga data 8 nëntor 2007, Ju ndaloj, në menyrë kategorike, kryerjen e çfarëdo detyre meshtarake në Arqidioqezën Shkodër-Pult”.

 

     10- Me dt. 7 nëntor 2007 nuk ka pranuar meshtarët që kisha vendosur për zbatimin e dekretit dhe nuk ka dorëzuar famullinë.

 

    11- Me dt. 11 nëntor 2007 kam dërguar pesë meshtarë për të kremtuar Meshë në Reç, në Velipojë edhe në Gomsiqe. Në Reç, në orën 8.00 kisha ishte e mbyllur dhe çelsat i kishte “Këshilli i Kishës” (kështu u kanë thënë) dhe Meshtarët kanë kremtuar Meshën në oborr, sepse kishte ardhur një grup njerëzish për të parë Meshën.

Në orën 10.00 në Velipojë Kisha ishte e mbyllur dhe Meshtarët kanë qenë dëbuar nga oborri i Kishës duke mbetur famullia pa Meshë. Vendosa që Meshtarët të mos shkonin në Gomsiqe dhe u kërkova atyre proçesverbalin e ngjarjeve.

 

    12- Me dt. 14 nëntor 2007, nëpërmjet Motrave të Velipojës, thirra për një takim në Arqipeshkvinë më 15 nëntor në orën 10.30 ata që kanë bërë pjesë në Këshillin baritor të famullisë së Velipojës, të cilët jo vetëm se refuzuan ftesën dhe nuk erdhën, por më dërguan një letër me nuanca kërcënuese.

 

           Me shpresën që ju kam ndihmuar për të kuptuar arsyet e largimit të Dom Marjan Ukajt nga Famullia e Velipojës dhe nga Dioqeza Shkodër-Pult, dhe duke ju ftuar të gjithëve që t’u nënshtroheni me shpirt të krishterë të gjithë vendimeve të Kishës, ju bekoj të gjithëve.

 

            Me respek.

 

          † Angelo Massafra

Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

Atë Raffaele Lanzilli SI Kancelar

                       

 

 

Titujt kryesore  per ceshtjen e Dom Marjan Ukajt 

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster