|
|
Auditori i Tempullit të Lajmërimit-
Nazaret
E enjte, 14 maj 2009
Të dashur Miq,
jam mirënjohës për
fjalët e mirëseardhjes të Ipeshkvit Giacinto-Boulos Marcuzzo dhe për
pritjen tuaj të ngrohtë, përshëndes përzemërsisht krerët e bashkësive të
ndryshme të pranishme, duke përfshirë të Krishterë, Myslimanë, Judenj,
Drusë dhe persona të tjerë.
Ndiej
një bekim të veçantë
që mund ta vizitoj këtë qytet të nderuar nga të Krishterët si vendi ku
Engjëlli lajmëroi Virgjërën Mari që do të mbetej shtatzënë nga Shpirti
Shenjt. Këtu edhe Jozefi, i fejuari i saj, pa në ëndërr një Engjëll dhe
i tha që ta quanin fëmijën “Jezus”. Pas këtyre ngjarjeve të
mrekullueshme që shoqërojnë lindjen e tij, fëmija u soll në këtë qytet
nga Jozefi dhe Maria, ku “Fëmija rritej, forcohej dhe merrte fuqi
përplot me urti-dhe biri i Hyjit ishte me të” (Lk 2,40).
Bindja
se bota është një dhuratë e Hyjit dhe që Hyji ka hyrë në zhvillimet dhe
në dredhat e historisë njerëzore, dhe
perspektiva që të krishterët shikojnë që krijimi ka një arsye dhe një
qëllim. Larg nga të qenit rezultat i një fakti të verbër, bota është
dashur nga Hyji dhe tregon bukurinë e tij të lavdishme.
Në zemër të çdo
tradite fetare është bindja se vetë paqja është një dhuratë e Hyjit,
edhe pse nuk mund të arrihet pa përpjekjet njerëzore. Një paqe e
qëndrueshme vjen nga njohja se bota nuk është pronë e jona, por më shumë
një horizont brenda të cilit ne jemi të thirrur të marrim pjesë në
dashurinë e Hyjit dhe të bashkëpunojmë për ta udhëhequr botën dhe
historinë nën frymëzimin e tij. Nuk mund të bëjmë me botën gjithçka që
na pëlqen, jemi të thirrur t’ia përshtasim zgjedhjet tona ligjeve
të komplikuara dhe megjithatë të ndjeshme të shkruara nga Krijuesi në
univers dhe të modelojmë veprimet tona sipas mirësisë hyjnore që mbush
mbretërinë e krijuesit.
Galilea,
një tokë e njohur për shumëllojshmërinë e saj etnike dhe fetare, është
atdheu i një populli që i njeh mirë përpjekjet e kërkuara për të jetuar
në bashkëjetesë harmonike. Taditat tona fetare të ndryshme kanë në
vetvete potenciale të dukshme sipas nxitjes së një kulture paqeje, veçanërisht
nëpërmjet mësimit dhe predikimit të vlerave shpirtërore më të thella të
njerëzimit tonë të përbashkët. Të krishterët bashkohen me Hebrenjtë,
Myslimanët, Drusët dhe me persona të besimeve të tjera në dëshirën për
t’i ruajtur fëmijët nga fanatizmi dhe nga dhuna, ndërkohë që i
përgatisin të jenë ndërtues të një bote më të mirë.
Miq
të dashur, e di që ju i mikpritni me gëzimin dhe me përshendetjen e
paqes shtegtarët e shumtë që vijnë në Galile. Ju inkurajoj që të
vazhdoni ta ushtroni respektin e ndërsjellë, ndërkohë që punoni për të
lehtësuar tensionet në vendet e kultit, duke garantuar kështu një
ambjent të qetë për lutje dhe meditim, këtu dhe në të gjithë Galilenë.
Duke përfaqësuar tradita të ndryshme fetare, bashkëndani dëshirën e
përbashkët për të kontribuar për përmirësimin e shoqërisë dhe të
dëshmoni kështu vlerat fetare dhe shpirtërore që ndihmojnë për të
mbështetur jetën publike. Ju siguroj që Kisha Katolike është e angazhuar
për të marrë pjesë në këtë ndërmarrje fisnike. Duke bashkëpunuar me
burra dhe gra vullnetmirë, ajo do të kërkojë të sigurojë që drita e të
vërtetës, e paqes dhe e të mirës të vazhdojë të ndriçojë
nga Galilea dhe të udhëheqë personat e krejt botës të kërkojnë gjithçka
që nxit bashkimin e familjes njerëzore. Hyji ju bekoftë të gjithëve!
titujt kryesorë |
|