ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
Njoftime per çeshtjen e Dom Marjan Ukajt

 

 

 

Prot. n. 42/2008                                                        

Shkodër, 02/04/2008             

 

LËNDA: Sqarim për çeshtjen e Dom Marjan Ukës

                                  

 

I nderuar Prokuror të Rrethit së Shkodrës

                                   I nderuar Kryetar i Gjykatës së Shkodës

                                   Për dijeni: - Imzot Giovanni Bulaitis, Nunci Apostolik – Tiranë

                                   - Z. Kreshnik Spahja- Nën Kryetar i KLD - Tiranë                                                        

 

   Me këtë protokoll - i nxitur nga ndienjat e bariut dhe nga dashuria e cila nuk do të ishte e vërtetë sikur të mos plotësoja detyrat që shërbesa ime parasheh - më lejoni të shpreh qëndrimin tim me sa më poshtë vijon rreth çështjes së meshtarit Marjan Ukaj që nga unë qe shkarkuar nga detyra e famullitarit më 29 tetor 2007 (Dekret prot. N. 130/2007).

 

Jam njoftuar për nismën e marrë nga Prokuroria që ka ndjekur çeshtjen për meshtarin e lartpërmendur dhe që ajo - Prokuroria - do t’ia çojë në gjykatë.

 

Me anën e kësaj letre, dëshiroj të theksoj se Kisha Katolike dhe unë personalisht, Ju kërkojmë që të na ndihmoni për lirimin e ambienteve të Kishës Katolike në Velipojë që mbahen peng nga Dom Marjan Ukaj. Këtë kërkesë e parashtroj me qëllimin e vetëm që të mund të rifillojë jeta fetare dhe të mund t’u shërbejmë besimtarëve.

 

I jam drejtuar Prokurorisë, edhe me denoncimin tim të bërë më 7 dhjetor 2007, që Don Ukaj të na lironte ambientet e Kishës dhe pronat e saj.

 

            Në proçedurat e shkarkimit, sikurse në çdo lloj rrethane tjetër, Kisha u referohet ligjeve të veta që gjenden në Kodin e së Drejtës Kanonike, ligji suprem i të cilit është shpëtimi (d.m.th. e mira…) e shpirtrave. Edhe në rastet kur Kisha nëpërmjet autoritetit të saj jep ndëshkime, ato konsiderohen si ilaçe për të mirën e vetë personit, sikurse në rastin e shkarkimit si famullitar të Dom Ukës.

 

   Në të njëjtën kohë Kisha respekton ligjet e vendit ku ajo ndodhet, dhe ne do t’u bindemi atyre. Dua të sqaroj që nuk kam kërkuar asnjëherë as nuk kërkoj ndëshkimin e meshtarit Marjan Ukaj për shkak të mbajtjes në peng të objekteve kishtare, por vetëm ë të dorëzohen të mirat e famullisë. Nga ana tjetër, ne s’do të pengojmë drejtësinë, në rastin se Dom Marjan Ukaj mund të jetë njollosur me ndonjë faj tjetër përballë Shtetit. Në atë rast është mirë që drejtësia të vazhdojë punën e vet dhe nga ana ime shpreh besim në proçedurat gjyqësore.

I sigurtë se Shkëlqesia Juaj do t’i kuptojë arsyet shpirtërore që më shtyjnë, përfitoj nga rasti t’Ju bëj një përshëndetje të përzemërt.

 

                                                                                       †Angelo Massafra

                                                                         Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult

 

------------------------------

- Z. Kryeprokurorit

- Z. Kryetarit të Gjykatës

SHKODËR

 

 

Titujt kryesore per ceshtjen e Dom Marjan Ukajt

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster