|
|
ATI NA PRET,
T'I DALIM PËRPARA!
“Bëhuni të mëshirshëm sikurse
Ati juaj është i mëshirshëm”(Lk
6,35-37)
Letër Baritore
e Mons. Angelo Massafra,
Arqipeshkëv Metropolit i
Shkodrës
dhe Administrator Apostolik
i Sapës për Kreshmët 1999 në përgatitje për Jubileun e madh të vitit 2000
Vëllezër e rnotra,
''Hiri i Zotit tonë Jezu
Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë
me ju të gjithë”
(2Kor 13,13).
l. Pas rreth një viti prej hyrjes sirne si bari në arqidioqezën e Shkodrës
dhe në dioqezën e Sapës, për të parën herëju drejtohern rne një letër
baritore. Arsyeja gjendet në karakterin e veçantë që ka viti
l999, si etapë e fundit përgatitjeje për Jubileun e rnadh të vitit 2000.
Duke e nd.jekur prograrnin udhëzues të Atit të shenjtë Gjon Palit II për
mbarë Kishën, pasi medituarn dhe u lutëm përpara personave hyjnorë të Birit
dhe të Shpirtit Shenjt, tash jemi të ftuar t'i hapemi soditjes së misterit
të
atësisë së Hyjit.
''E tërë jeta e krishterë është
porsi një shtegtim kah Shtëpia e Atit,' dashuria e Tij e pakushtëzuar për
çdo krijesë njerëzore rizbulohet ditë për ditë"
Hyji është Atë e, si i tillë, është pika tërheqëse për të gjithë
besimtarët: prej Tij lindëm, prej Tij erdhërn, drejt Tij po shkojmë.
“I dërguar për ta shpallur vitin
e mëshirës së Zotit”
2. Zakoni i Kishës katolike sipas të cilit kremtohet me afate të caktuara
një vit jubilar , i quajtur edhe vit i shenjtë, i hedh rrënjët e
veta në Shkrimin e Shenjtë, i cili na e përcjell përvojën e jashtëzakonshme
të fesë së Izraelit, popullit të zgjedhur. Populli hebre gjithmonë e ka
përshëndetur fillimin e vitit të ri me tingull trumbete. Pikërisht prej
këtij tingulli e merr emrin e vet viti i quajtur
jubilar. Shpallja e këtij viti, vërtet, sillte një gëzim të
jashtëzakonshëm sidomos për më të varfërit dhe më të dobëtit, të cilët, në
këtë rast, do t'i rifitoriin të drejtat e veta, si edhe pronat familjare, të
humbura përkohësisht për shkak të borxheve.
'”Bini trumbetës anekënd vendit
tuaj
... dhe
kumtoni në mbarë vendin çlirimin e të gjithë banorëve. Ky le të jetë për
jujubile: le të kthehet secili në pronën e vet, le të kthehet secili në
fisin e vet” (lev 25,9-10).
Kishin vetëdije të plotë se asnjërit izraelit s’mnund t’i hiqej
përgjithmonë liria ose ara, pasi Hyji e kishte liruar Izraelin nga
skllavëria e Egjiptit dhe çdo familjeje i kishte dhënë tokën e nevojshme për
mbajtjen e saj.
3. Edhe për Kishën, të shartuar në dru të frytshme të Izraelit të lashtë,
vitijubilar është:
“një vit hiri’': viti i faljes së mëkateve dhe dënimit për
mëkatet; viti i pajtimit mes kundërshtarëve, viti i kthimeve të shumta dhe i
pendesës sakramentale e jo sakramentale”
E gjitha kjo duket aq më tepër e vërtetë, e domosdoshme, shkak gëzimi të
çiltër, në qoftë se merret parasysh jashëzakonshmëria historike e
përmbushjes së 2000 vjetëve prej lindjes së Zotit tonë Jezu Krishtit në
Betlehem të Judesë. Me këtë datë merr fund një shekull tjetër i historisë
njerëzore dhe, njëkohësisht, njerëzimi e hedh vështrimin kah një mijëvjeçar
i ri. Në këtë rrethanë, lind vetvetiu dëshira për ripërtëritje, pritja për
diçka vërtet të re. Jubileu i madh i vitit 2000 është një ftesë e fuqishme
për të gjithë që t'i braktisim ''gjërat e vjetra '', të lidhura me
mëkatet që u bënë, me pasojat e tyre në ne dhe rreth nesh; është një nxitje
për t'i këputur zinxhirët e inatit dhe të hakmarrjes, për t'i ndrequr
mosmarrëveshjet dhe grindjet, për t'i pranuar të drejtat e çdokujt sipas
drejtësisë, “që të lindin gjërat e reja"
me anë të pendimit, të pajtimit, të faljes që jepet dhe merret. Në këtë
mënyrë, të shpërblyer nga skllavëria e mëkatit, do të kthehemi në dinjitetin
e njerëzve të lirë në Krishtin.
4. Që Jubileu të mund t’i plotësojë krejtësisht premtimet e veta për
përtëritje dhe lirim, lypet prej të gjithë besimtarëve një përgatitje e
thellë, që të mund t'i japë shpresës një themel të palëkundshëm. Ati i
shenjtë e fton mbarë Kishën që të angazhohet në këtë rejtim, duke ia
kushtuar këtë vit të fundit para Jubileut rizbulimit atësisë së Hyjit.
Edhe kisha jonë lokale ëshë thirrur ta përshkojë këtë rrugë sipas udhëzimeve
që, me këtë letër, dua t' ju jap.
“Zoti, Hyji i mëshirshëm e i
dhembshur, i durueshëm dhe plot hir e besnikëri”
5. Me sy të ngulur në misterin e Mishërimit të Birit të Hyjit, po
përgatitemi ta kapërcejmë pragun e rnijëvjeçarit të tretë me shpirt
lavdërimi dhe falënderimi, gjithherë plot çudi duke vërejtur se
“Jo se ne e kemi dashur Hyjin,
por Ai na ka dashur ne...
Ne duam sepse Ai na deshi më parë” (Gjn 4,10.19.).
Përpara se të nisim ta kërkojmë Hyjin, e vërejmë se Ai po na kërkon ne:
është Ai që na jep në krijim dhe në histori shenjat e pranisë së Tij; është
Ai që e shtiu në zemrën tonë dëshirën për ta njohur dhe për ta dashur; është
Ai që na fton në Mbretërinë e vet, duke e dërguar ndër ne Birin e Tij të
vetëm: Jezusin. Ky kujdes i vazhdueshëm dhe i gatshëm i Hyjit kundrejt
krijesave të veta, më rnirë se asjnjë gjë tjetër, na e tregon vetinë e Tij
si Atë. Me siguri Hyji është Gjithëpushteti i pafund, Urtia e
amshuar, Krijuesi i gjithësisë, i Tejetlarti, “'tri herë Shenjt”', por mbi
të gjitha është
Ati që e dhuroi Birin, Jezusin. Pikërisht kjo atësi hyjnore, që
në Jezu Krishtin na përfshin edhe ne, ia jep gjithëpushtetit të Hyjit
veçorinë e mëshirës.
6. Të mbështjellë mëshirë, të falur e të pastruar në të, të lartësuar prej
saj tek Birii, edhe ne mund të kemi pjesë në marrëdhënien bijësore që e lidh
Jezusin me Atin. Vtëm me anë të mëshirës na është dhënë e drejta për të hyr
në intimitetin familjar me të Tejetlartin, aq sa e quajmë “Abba”,
d.m.th. “Babë”.
Duke na lënë trashëgim mënyrën për t’iu drejtuar Hyjit, Besëlidhja
e Re i mëson njerëzit që të ushqejnë me Hyjin Atë një
marrëdhënie personale, një lidhje dashurie të ngrohtë, në një dorëzim
besimplotë.
"Jo
secili që më thotë:
‘0 Zot, o Zot!’ do të
hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është
në qiell. (Mt 7,21)
7 . Pas nismës së vet plot mëshirë për t'u dalë përpara bijve të Tij, Ati
pret prej njerëzve një përgjigje që të jetë pranim i bindur i vullnetit të
Tij. Vetë Jezusi, si “vëllai i parë në mes të shumë vëllezërve”, (Rom
8, 29)
është modeli i përkryer i dëgjesës bijësore.
Ky pranirn i vullnetit të Atit nëpër Jezu Krishtin nuk mbetet i mbyllur në
sferën vetjake, por ka aftësi t’i bashkojë në njësi të gjithë ata që e
njohin veten si bij të Hyjit dhe që, pra, e përbëjnë familjen e Tij. Dëgjesa
i kthen njerëzit në bij të Hyjit dhe i bën vëllezër për njëri-tjetrin. Ky
bashkim, i ushqyer vazhdimisht prej Shpritit Shenjt dhe i shfaqur në
kremtirn të Meshës Shenjte, është vetë fryma e Kishës.
8. Prapëseprapë, duhet të vërejmë se njeriu jo gjithmonë di ta çmojë
vlerën e dëgjesës. Çka, pra, mund ta thyejë krenarinë e tij instinktive,
dëshirën e tij për vetëmjaftimin, që të mund t’i mbushet mendja të dorëzohet
vullnetit të Hyjit? Vetë Jezusi na jep përgjigje me mësimin aq të lartë që
rrjedh prej shëmbëlltyrës së ”djalit të humbur e të gjetur”: shpirti
kryengritës i njeriut thyhet vetëm prej mëshirës së Atit!
Në këtë mënyrë duhet të kuptohet edhe Pagëzimi, sakramenti që na bën
pjesëtarë në numrin e bijve të Hyjit, të cilët e përbëjnë Kishën e Tij. Me
Pagëzimin, njeriu që e arriti besimin në Hyjin e zbuluar në Jezu Krishtin,
nga njëra anë e kremton dashurinë e mëshirshme me të cilën u prek prej Atit,
dhe, nga tjetra anë, vendos me gëzim t’i dorëzohet dëgjesës së fjalës së
Tij, duke i pranuar mësimet e tij, sipas urdhrit përfundirntar që Jezusi u
dha apostujve para se ta linte këtë tokë:
“Shkoni e bëni nxënës të mi të
gjithë popujt! Pagëzoni në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt!
Mësoni të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar”
(Mt 28, 19-20).
UDHËZIME BARITORE
Jubileu është një shprehje e jashtëzakonshme e mëshirës së Hyjit Atë që i
shlyen borxhet e populIit të vet.
9. Një mënyrë jashtëzakonisht e efektshme për ta përgatitur Jubileun është
që ta rizbulojmë qysh në këto Kreshme vlerën e sakramentit të pendesës.
Që rrëfimi i mëkateve t’i japë plotësisht frytet e veta duhet të përgatitet
me lutje e me një shqyrtim të vëmendshëm të krejt jetës sonë. Kur të shkojmë
tek meshtari, t'i rrëfejmë të gjitha rnëkatet e rënda ose mortare me dhembje
të vërtetë dhe pendim e me vendim të ngulët që të mos përsëriten. Përveç
kësaj, për t’i pasur kushtet e nevojshme për këtë gjë, mos të presim deri në
ditët e fundit të Javës së madhe, kur, për shkak të numrit të madh të
pendestarëve, është gati e pamundshme që meshtari t'i kushtojë çdonjërit
vëmendjen e duhur. E tërë koha e Kreshmëve është kohë e shenjtë për kthimin
te Zoti!
Në këto Kreshme dhe në këtë vit baritor, pra, meshtarët dhe katekistat të
mos harrojnë në predikim e në katekezë t’u japin rëndësi komentimeve dhe
shtjellimeve të përshtatshme mbi lutjen “Ati ynë” dhe mbi
shëmbëlltyrat e mëshirës të treguara prej ungjillit të Lukës.
10. Të gjithë besimtarët janë ftuar ta rizbulojnë vlerën e ditës së
Zotit, të dielës, si ditë që e kremton mëshirën e Hyjit Atë dhe
pajtimin tonë me Të me anë të gjakut të Krishtit, duke marrë pjesë
rregullisht në Meshën Shenjte. Fatkeqësisht, shumë katolikë, për shkak të
periudhës së gjatë të mbylljes së kishave dhe për mungesën e sotme të
meshtarëve, e harruan domosdoshmërinë e zbatimit të urdhërimit aq të
rëndësishëm: t'i shenjtërojmë ditën e dielë dhe festat e urdhëruara. Në këto
ditë duhet t’i lëmë punët e çfarëdollojshme për t’i dhënë nder Hyjit, para
së gjithash, duke e lavdëruar dhe falënderuar në kishë bashkë me besimtarët
e tjerë, si edhe për të pushuar, për t’iu kushtuar familjes, për të shkuar
tek të sëmurët dhe tek miqtë.
Nuk janë pak ata të krishterë që e shpikën për vete një farë besimi
personal, duke u kënaqur me të kremten e ndonjë shenjti gjatë vitit dhe duke
shkuar në disa raste në kishë të Laçit. Shtegtimi te Shenjtëroret është një
praktikë e lavdishme nëse shpreh një angazhim që i shtohet rregullës, kurse
i vetëm nuk mund t'i plotësojë kërkesat e formimit te kultit të krishterë.
11. Për më tepër, ua kujtoj të gjithë meshtarëve dhe animatorëve
liturgjikë se, për ta bërë më të frytshëm dhe më tërheqes kremtimin e
Meshës Shenjte të së dielës, është e nevoshme që të ketë një
karakter vërtet të gëzueshërn dhe që të marrin pjesë në të aktivisht të
gjitha elementet përbërëse të bashkësisë së krishterë. Për këtë arsye, nuk
duhet të pushojmë së kërkuari me ngulm që populli të mësojë t’u përgjigjet
lutjeve me zë të lartë, t’i kryejë shërbesat e ndryshme në dobi të
zhvillimit të denjë të liturgjisë, t’i mësojë këngët që në këndim të marrin
pjesë të gjithë, dhe jo vetëm kori.
Jubileu është shpallja se janë “të lumët të mëshirshmit sepse do të gjejnë
mëshirë” (Mt 5, 7)
12. Çdo besimtar i vërtetë ka për ta nderuar Hyjin, që është Atë dhe
Krijues i gjitha sendeve, duke respektuar dhe duke ruajtur jetën në
çdo formë që te jetë. Fatkeqësisht, duhet të vërejmë se në këto kohë, në
mesin tonë, jeta, edhe ajo njerëzore, nuk ka çmim të lartë. Tashmë, vrasjet
nuk numërohen. Një farë ndjenje nderi të keqkuptuar çon kollaj në larjen e
fyerjeve, edhe të lehta, në gjak. Ndonjëherë dermani është edhe më zi se
ligështia: derdhet tjetër gjak, jo ai i fajtorit, por i robit të pafajshëm.
13. Jubileu duhet të shënojë një kthim prej kësaj dhune të përhapur që
tjetër gjë s'bën veçse i tërheq mallkimet e Zotit mbi dheun tonë. Duke
nxitur për vitin jubilar shumimin e nismave të pajtimit që të sjellin paqe
ndër familjet, nuk mund të mos kujtoj se, sipas urdhërit të Zotit “Mos
vra” dhe sipas moralit të Ungjillit, i cili e urren çdo lloj dhune:
aborti, vrasja, hakmarrja janë mëkate tepër të rënda.
14. Aborti është vrasja e vërtetë e qenieve njerëzore, edhe pse
ende jo të lindura, por të pajisura me të gjitha elementet kryesore që e
përbëjnë personin njerëzor. Edhe pse ligji i shtetit e lejon, për njeriun e
krishterë mbetet njësoj një krim kundër jetës dhe kundër Atij që është
Zotëruesi i vetëm i jetës.
Kisha e dënon rreptësisht atë njeri që i nënshtrohet me vetëdije dhe
vullnet të plotë praktikës së abortit, atë njeri që e shtyn ose e
shtrëngon një grua të dështojë, si edhe mjekët dhe personelin shëndetësor që
e kryejnë abortin, duke i goditur automatikisht me ekskomunikim (largim nga
kisha) me vetë aktin e abortit. Ky mëkat mund të falet vetëm pas një pendese
të gjatë.
15. Vrasja, dhe plagosja e një njeriu me qëllirn që të vdesë, është
një ndër krimet më të rënda me të cilat mund të përlyhet një njeri e
sigurisht një mëkat mortar që e ndan fajtorin prej hirit të Hyjit e prej
bashkimit me Kishën. Në këto kohë vërejmë një rritje të përgjithshme të
krimeve të këtij lloji, shkaku i të cilave shpeshherë gjendet në vesin e
hidhërimit, të arrogancës dhe të mujshisë. Në këtë egërsim të marrëdhënieve
shoqërore, duhet vërejtur, me dhembje, se një pjesëjo e vogël ka si autorë
njerëz që vijnë prej zonave dhe familjeve me traditë katolike. Është shumë e
qartë që kush e zgjedh për vete rrugën e paarsyetueshme të dhunës dhe të
vrasjes, ose s’e kupton fare pagëzimin e vet dhejetën sipas mësimit të Jezu
Krishtit, ose thjeshtë i bie rnohit pagëzimit që pranoi.
16. Gjakmarrja është një farë privatizimi të asaj aftësie për të
gjykuar dhe për të dënuar që i përket me të drejtë vetëm shtetit. Mësimi i
Kishës na kujton se dënimi me vdekje mund të ushtrohet vetëm nga ana e
shtetit në raste shumë të veçanta, kur nuk ka mundësi të përdoren mjete të
tjera korrigjimi. Vërtetë, sot gjendja e dobët e drejtësisë shtetërore nuk
ndihmon besimin e atyre që pësuan ndonjë dëm. Megjithatë, rritja e
hakmarrjeve private tjetër gjë s’mund të bëjë veçse e përul gjithmonë e ëë
tepër vlerën e shenjtë të jetës njerëzore, dhe gjithmonë e më tepër do ta
bëjë të dobët aftësinë e shtetit për t’i pëmdjekur fajtorët dhe për t’i
ndëshkuar pas një gjyqi të rregullt. Gjithmonë e më tepër drejtësia
objektive, e themeluar në ligjet e një shteti civil, do të zëvendësohet me
një drejtësi subjektive të bërë prej çdokujt, që shpeshherë e godet jo
autorin e drejtpërdrejtë të krimit, por çfarëdo robi të tij, për të cilin
s’mund të provohet asnjë përgjigjësi. Një sjellje e tillë është edhe më e
urryeshme në sy të Zotit, është një mizori e padurueshme për një popull
qëjeton në prag të vitit 2000! Kush i përshkon udhët e hakmarrjes largohet
krejtësisht prej Kishës. Pasi nuk ka mëshirë dhe nuk kërkon pajtim, por do
që ta shpagojë gjakun me gjak, ndër sy të Zotit i bie mohit asaj mëshire që
Ai u dhuron të gjithë njerëzve, “Doni armiqtë tuaj, bëni mirë e huajoni
pa pritur se do t'ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj
dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse Ai ua do të mirën edhe të
paevarishmëve e të
këqijve. Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse Ati juaj është i
mëshlrshëm” (Lk 6, 35-36) e përçmon atë çka iu dhurua atij në pagëzim
dhe vetëmallkohet për çdo herë që e thotë uratën “Ati ynë”.
Pasi, kur t'i shqiptojë fjalët ''na i fal fajet tona, si i falim ne
fajtorët tanë
'', tjetër nuk bën veçse e rëndon borxhin e vet përballë drejtësisë së
Hyjit.
17 . Prej asaj që u paraqit deri tash rrjedh një pasojë Iogjike:
famullitarët dhe katekistat përgjigjës para se t'i pranojnë katekumenët e
rritur për sakramentin e pagëzimit, duhet t'i pyesin, edhe rne be, për të
hetuar:
* të mos mbajnë inat me vullnet të vrasin ndokënd
*të mos kenë hakun e gjakut për t'ia marrë ndokujt, pa dëgjuar të pranojnë
udhën e pajtimit
Në këto raste, pasi shihet qartë se kthimi i tyre te Krishti nuk është i
çiltër , të mos u japin sakrarnentin, por ta shtyjnë derisa ndërgjegja e
tyre të piqet në vlerat e Ungjillit.
18. Në Iidhje me këto tema, ju bëj të njohur që tani botimin e një
dokumenti për t'u dhën~ rneshtarëve rrëfyes udh~zirne në pastoralin
pendestar që duhet ndjekur në këto raste të veçanta përpara se ta japin
zgjidhjen sakramentale.
Përfundim
19. Pasi e arritëm mbarirnin e një mijëvjeçari të historisë, të
vetëdijshëm për mëkatet tona dhe për dobësitë tona, të kërkojmë ngushëllim,
mbështetje dhe guxim në atë që quhet ''Nëna e Mëshirës '', Shën
Alfonsi Maria De' Liguori, në komentim të uratës së lashtë ''Të falemi,
Mbretëreshë
'', tek fjalët ''ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh
'', thotë se Maria është: Nëna ''tërë sy, që të mund të na ndihmojë ne,
të mjerë, në këtë tokë”.
Dashuria dhe devocioni ndaj Virgjrës Mari, të nderuar me titul1 ''Nëna
e Këshillit të Mirë '', ka qenë gjithmonë për kishën tonë shkodrane një
orientim dhe një ndihmë në vështirësi.
Nën prijën e saj, që na tregon Birin e dashur të vet, i cili është
''udha, e vërteta dhe jeta '' 23,-M-po përgatitemi për ta
kapërcyer pragun e vitit 2000, duke kërkuar për ne dhe për krejt kombin
shqiptar ''një vit hiri ,, dhe ditë paqeje.
20. Për këtë arsye, ju njoftoj se, si përgatitje për Jubileun e madh,
figura e nderuar e Nënës së Këshillit të Mirë do të kalojë prej
famul1ie në famul1i sipas një programi që do të leçitet brenda pak kohe. Që
tani jemi të sigurtë se vështrimi i saj amënor do të jetë, për të gjithë ata
që e njohin veten si bij të Hyjit, një thirrje e fuqishme që të kthehen dhe
të pajtohen në Krishtin Zot, të cilit i qoftë lavdi tash e përgjithmonë e
jetës.
Dhënë në Shkodër me bekimin tim
atëror,
rne 11 shkurt 1999
Zoja e Lurdit
Angelo Massafra,
Arqipeshkëv Metropolit i
Shkodrës,
Administrator Apostolik i
Sapës
22 Uratë e shekullit X, 23 Gjn 14, 6; 34 Krh. Lk 4, 19
titujt kryesorë |
|