ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

CONSILIUM CONFERENTIARUM EPISCOPORUM EUROPAE (CCEE)

KOMUNIKATË PËR SHTYP

 

Ku kalon kufiri i Evropës

Takimi vjetor i Presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Jug-Lindore
Beograd, 20-22 shkurt 2004


Në Beograd, qytet që shënon kufirin mes Lindjes dhe Perëndimit, u takuan Presidentët e 7 Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Jug-Lindore: Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Romania, Serbia dhe Mali i Zi, Shqipëria, Turqia, me datat 20-22 shkurt 2004, në prag të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).

Pikërisht mbi temën “Evropa dhe krishterimi” u paraqitën punimet, në një tavolinë të rrumbullakët gjatë të cilës ndërhynë Nunci pranë BE, Shkëlqesia e Tij Imzot Faustino Sainz Munoz, Sekretari i përgjithshëm i ComECE, Imzot Noel Treanor, metropoliti Amphilokie prej Malit të Zi dhe Ipeshkvi Irenej i Novi Sadit. U bashkënda opinioni se në kontekstin evropian aktual kishat duhet ta përforcojnë dëshminë e tyre të krishterë, duke shpallur Ungjillin dhe duke nxitur vlerat themelore si respekti për jetën dhe familjen. Kusht i nevojshme për veprimin publik të kishave dhe të konfesioneve fetare është që në çdo vend të njihet statuti i tyre juridik dhe institucional.

Njësimi i Evropës mund të jetë një kornizë në të cilën, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe të njohjeve, do të jetë e mundur dhënia e ndihmesës në fazën e tranzicionit të jetuar në rajonin ballkanik, në pajtimin mes etnive të ndryshme dhe në zgjidhjen e problemeve të rënda ekonomike, shoqërore dhe politike, që brengosin këto vende.

Evropa e njësuar është edhe një imperativ për njësinë dhe bashkëpunimin mes Kishave në të gjitha vendet e Evropës Jug-lindore, ku jetojnë së bashku një shumicë ortodokse dhe një pakicë katolike dhe ku është e fortë prania e Islamit. Për këtë është i domosdoshëm shpeshtimi i takimeve, përforcimi i bashkëpunimit dhe thellimi i ballafaqimit. Në këtë shpirt dhe në një klimë vëllazërie të ndier, mëngjesin e ditës së shtunë, 21 shkurt 2004, Patriarku Pavle priti në selinë e tij të Beogradit ipeshkvijtë pjesëmarrës. Në përshëndetjen e tij dhe në bashkëbisedimin me ipeshkvijtë patriarku 90-vjeçar kujtoi nevojën për të qenë dritë dhe kripë për Evropën dhe rrënjësinë e këshillës ungjillore për t’u lutur dhe për t’i dashur miqtë dhe armiqtë tanë. Për këtë arsye përpjekja e të krishterëve për paqen dhe drejtësinë duhen të jenë të pareshtura.

Bashkëpunimi ekumenik është njëri prej elementeve kyç për të përballuar vështirësitë e rajonit. Delegatë të Caritas dhe të Catholic Relief Service, kanë bërë të njohur rezultatet e një studimi mbi gjendjen ballkanike në përgjithësi dhe të Serbisë në veçanti, ku përqindja e varfërisë ka kaluar nga 2% që ishte në vitin 1988 në 21% në vitin 1998. Angazhimi i Kishës katolike në këtë vend aktualisht përqendrohet veçanërisht në edukimin për të drejtat njerëzore dhe civile, në paditjen e dhunimit të tyre, në ndihmesën e atyre që kanë nevojë.

Në mbrëmjen e kësaj dite, në Katedralen e Beogradit ipeshkvijtë u lutën së bashku me të rinjtë për njësinë e të krishterëve dhe për dëshminë e tyre në Evropë, si dhe kremtuan me solemnitet Eukaristinë, udhëhequr prej Ipeshkvit Amédée Grab, president i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (KKIE), e cila u shoqërua prej një kori katolik dhe ortodoks, në prani të kardinalit Puljic të Sarajevës dhe McCarrick të Uashingtonit, të ipeshkvit Irenej dhe të përfaqësuesve të tjerë të Kishës ortodokse dhe të ministrit të kultit të qeverisë serbe. Ipeshkvijtë u takuan me autoritetet politike dhe civile lokale, gjatë një pritjeje të bërë prej Nuncit, Imzot Sbarbaro.
Punimet u mbyllën me zgjidhjen e disa propozimeve konkrete të punës dhe të studimit të përbashkët dhe u la një takim i pestë në vitin 2005, takim ky që do të zhvillohet në Sarajevë, për të shprehur solidaritetin me gjendjen e vështirë të katolikëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo gjithmonë të mbështetur në problemet e lidhura me kthimin e tyre në atdhe. Ndër ipeshkvij edhe një herë spikati idea se është i rëndësishëm fakti i bashkëndarjes së përvojave dhe i vështirësive të tyre baritore në një kontekst të tillë kolegjialiteti dhe vëllazërie. Arqipeshkvi i Beogradit Stanislao Hocevar shprehu një falënderim të sinqertë për ndihmesën themelore organizative dhe për pritjen e ngrohtë e bujare të kësaj nisme të KKIE.


Beograd, 22.02.2004


Në takim morën pjesë Presidentët në vijim të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Jug-Lindore:


Shkëlqesia e Tij Imzot Christo Proykov - Bullgari
Shkëlqesia e Tij Imzot Franjo Komarica – Bosnjë dhe Hercegovinë
Shkëlqesia e Tij Imzot Nikoaos Foskolos - Greqi
Shkëlqesia e Tij Imzot Stanislao Hocevar – Serbi dhe Mal i Zi
Shkëlqesia e Tij Imzot Cornel Damian – Romani (i deleguar)
Shkëlqesia e Tij Imzot Angjelo Massafra – Shqipëri
Shkëlqesia e Tij Imzot Louis Pelatre (Turqi (i deleguar)

si dhe
Shkëlqesia e Tij Imzot Eugenio Sbarbaro – Nunc apostolik në Serbi dhe Mal të Zi
Shkëlqesia e Tij Imzot Faustino Sainz Munoz – Nunc apostolik pranë Bashkimit Evropian
Shkëlqesia e Tij Imzot Amédée Grab – President i KKIE
Shkëlqesia e Tij Kard. Vinko Puljic – Arqipeshkëv i Sarajevës
Shkëlqesia e Tij Kard. Theodore Edgar McCarrick, Arqipeshkëv i Uashingtonit
Të nderuarit James McCann s.j. – Exec. Director “Office to Aid the Church in Central and Eastern Europe” SH.B.A.
Profesor Thomas Bremer, Universitetit i Mynshterit
Imzot Noel Treanor – Sekretar i përgjithshëm i ComECE
Imzot Aldo Giordano – Sekretar i përgjithshëm i KKIE


Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (KKIE) mbledh Presidentët e 34 konferencave ipeshkvnore aktuale të Evropës. Presidenti është Imzot Amédée Grab, Ipeshkëv i Koirës; zëvendës-presidenti është Kardinali Josip Bozanic, Arqipeshkëv i Zagrebit dhe Kardinali Cormac Murphy O’Connor, Arqipeshkëv i Uestminster. Sekretar i përgjithshëm i KKIE është Imzot Aldo Giordano. Selia e sekretariatit është në San Galo (Zvicër). Për formacione të mëtejshme: www.ccee.ch

 

 

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster