ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Takim Ekumenik

FJALIMI I ATIT TË SHENJTË BENEDIKTI XVI

 

 

  

Salla e Fronit e Selisë së Patriarkut Greko-Ortodoks - Jerusalem

E premte, 15 maj 2009

 

Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin,

     është me një gëzim dhe mirënjohje të thellë që i bëj këtë vizitë Patriarkut Greko-Ortodoks të Jerusalemit; një momet që kam dëshiruar prej kohësh. Falënderoj Hirësinë e Tij Patriarku Teofilin III për fjalët e tij të sjellshme vëllazërore, që ia kthej me ngrohtësi. Ju shpreh të gjithëve ju mirënjohjen time që më keni dhënë këtë mundësi që të takoj edhe një herë krerët e shumtë të Kishave dhe bashkësive kishtare të pranishëm.

Këtë mëngjes mendimi im shkon në takimet historike që janë mbajtur këtu, në Jerusalem, mes paraardhësit tim, Papa Pali VI, dhe patriarkut Ekumenik Antenagora I, ashtu si edhe mes Papa Gjon Pali II dhe Hirësisë së Tij Patriarku Diodoros. Këto takime, në to duke kuptuar vizitën Time të sotme, kanë një rëndësi të madhe simbolike. Ato kujtojnë që drita nga Lindja (krh. Is 60,1; Vap 21,10) ka ndriçuar krejt botën që në momentin kur një “diell që lind” erdhi të na takojë (Lk 1,78) dhe na kujtojnë edhe që nga këtu Ungjilli iu predikuar të gjithë kombeve.

Duke qëndruar në këtë vend të shenjtë, përkrah Kishës së Varrit të Shenjtë, që shënon vendin ku Zoti ynë i kryqëzuar u ngjall së vdekuri për krejt njerëzimin, dhe afër Sallonit së Darkës, ku në ditën e Rrëshajës “të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend” (Vap 2,1), kush nuk do të ndihej i shtyrë të vendoste plotësinë e vullnesës së mirë, të doktrinës së shëndetshme dhe të dëshirës shpirtërore në angazhimin tonë ekumenik? Lartësoj lutjen time derisa takimi ynë i sotëm të mund të japë një shtysë të re për punët e Komisionit të Përbashkët Ndërkombëtar për Dialogun Teologjik mes Kishës Katolike dhe Kishave Ortodokse, duke i shtuar frytet e fundit të dokumentave të studimit dhe të nismave të tjera të arritura.

Një gëzim i veçantë për Kishat tona ka qenë pjesëmarrja e Patriarkut Ekumenik i Konstandinopojës, Shenjtëria e Tij Bartolomeo I, në Sinodin e fundit të Ipeshkvijve në Romë dedikuar temës “Fjala e Hyjit në jetën dhe në misionin e Kishës”. Mikpritja e ngrohtë e marrë nga ai dhe ndërhyrja e tij prekëse kanë qenë shprehje të sinqerta të gëzimit të thellë shpirtëror që vjen në madhësinë me të cilën bashkimi është i pranishëm mes Kishave tona. Një përvojë e ngjashme ekumenike dëshmon qartësisht lidhjen mes bashkimit të Kishës dhe misioni të saj. Në shtrirjen e krahëve mbi kryq, Jezusi ka treguar plotësinë e dëshirës së tij për ta tërhequr çdo person drejt vetes, duke i bashkuar të gjithë (krh. Gjn 12,32). Duke zbritur Shpirtin e tij mbi ne, ka treguar fuqinë e Vet për të na bërë të aftë të marrim pjesë në misionin e tij të pajtimit (krh. Gjn 19,30; 20,22-23). Në këtë anë, përmes shpengimit që bashkon, qëndron misioni ynë! Nuk është për t’u habitur, për këtë, që të jetë pikërisht në prani të dëshirës sonë të zjarrtë për t’i çuar Krishtin të tjerëve, të bëjmë të dukshëm mesazhin e tij për pajtim (krh. 2 Kor 5,19), që ne të provojmë turpin e ndarjes sonë. Megjithatë, të dërguar në botë (krh. Gjn 20,21), të bërë të fortë nga forca bashkuese e Shpirtit të Shenjtë (krh. Po aty, rr. 22), të thirrur të shpallim pajtimin që tërheq çdo njëri të besojë që Jezusi është Biri i Hyjit (krh. Po aty, 31), ne duhet të gjejmë forcën që të dyfishojmë angazhimin tonë për të përfeksionuar bashkimin tonë, për ta bërë të plotë, për të sjellur dëshmi të përbashkët për dashurinë e Atit, që dërgon Birin derisa bota të njohë dashurinë e tij për ne (krh. Gjn 17,23).

Rreth dy mijë vjet më përpara, përgjatë këtyre rrugëve, një grup Grekësh e pyetën Filipin: “Zotëri, duam të shohim Jezusin” (Gjn 12, 21). Është një kërkesë që na bëhet përsëri sot, këtu në Jerusalem, në Tokën e Shenjtë, në këtë rajon dhe në të gjithë botën. Si duhet t’i përgjigjemi? A dëgjohet përgjigjja jonë? Shën Pali na lajmëron mbi rëndësinë e përgjigjes sonë, mbi misionin tonë për të mësuar dhe për të predikuar. Ai thotë: “Besimi vjen nga predikimi, e predikimi është shpallja e Fjalës së Zotit” (Rom 10,17). Për këtë është e domosdoshme që Krerët e krishterë dhe bashkësitë e tyre të mbajnë një dëshmi të fortë përsa i përket fesë sonë: Fjala e përjetshme, që hyri në hapësirë dhe në kohë në këtë tokë, Jezusi i Nazaretit, që eci mbi këto rrugë, thërret nëpërmjet fjalëve të tija dhe veprimeve të tija persona të çdo moshe në jetën e tij të vërtetës dhe të dashurisë.

Të dashur Miq, ndërsa ju inkurajoj të shpallni me gëzim Zotin e ngjallur, dua të njoh veprën e bërë për këtë qëllim nga Krerët e bashkësive të krishtera, që takohen rregullisht në këtë qytet. Më duket se shërbimi më i madh që të Krishterët e Jerusalemit mund t’i ofrojnë qytetarëve të tyre është të lartësojnë dhe të edukojnë një brez të ri të Krishterësh të formuar mirë dhe të angazhuar, të shqetësuar në dëshirën për të kontribuar bujarisht në jetën fetare dhe civile të këtij qyteti unik dhe të Shenjtë. Përparësia themelore e çdo kreri të krishterë është të ushqejë besimin e individëve dhe të familjeve të besuara kujdesit të tyre baritor. Ky shqetësim baritor i përbashkët do të bëjë të mundur që takimet tuaja të rregullta të jenë të shënuara nga urtia dhe nga dashuria vëllazërore të nevojshme për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të përballuar si gëzimet ashtu edhe vështirësitë e veçanta që shënojnë jetët e njerëzve tuaj. Lutem që aspiratat e të Krishterëve të Jerusalemit të jenë një sintoni me aspiratat e të gjithë banorëve të tij, cilido qoftë besimi i tyre: një jetë e shënuar nga liria fetare dhe nga bashkëjetesa paqësore, dhe-në veçanti për brezat e rinj-hyrja e lirë për edukim dhe për angazhim, prespektiva për një mikpritje të leverdishsme dhe rezidencës familjare dhe mundësisë për të nxjerrë përfitime nga një situatë qëndrueshmërie ekonomike dhe të kontribuojë në të.

Hirësi, Ju falënderoj edhe një herë për mirësjelljen me të cilën më keni ftuar këtu, së bashku me të ftuarit e tjerë. Mbi secilin nga ju dhe mbi bashkësitë që ju përfaqësoni thërras bekimet e Hyjit që japin forcë dhe shpresë! Që secili nga ju të mund të forcohet nga shpresa e Krishtit që nuk zhgënjen!

 

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster