|
|
TAKIMI ME
DELEGACIONIN HEBRAIK
FJALIMI I
ATIT TË SHENJTË BENEDIKTI XVI
Paris
E premte, 12 shtator 2008
Është një kënaqësi, miq
të dashur, që ju pres sonte. Është një rrethanë e volitshme që takimi
ynë zhvillohet në vigjilje të kremtimit javor të shabbat-it, dita që nga
kohët e hershme zë një vend kaq të rëndësishëm në jetën fetare dhe
kulturore të popullit të Izraelit. Çdo hebre i devotshëm shenjtëron
shabbat-in duke lexuar Shkrimet dhe duke recituar Psalmet. Miq të
dashur, ju e dini, edhe lutja e Jezusit ishte e ushqyer me Psalme. Ai
shkonte rregullisht në Tempull dhe në sinagogë. Aty mori edhe fjalën
ditën e shtunë. Deshi të theksonte se më çfarë mirësie Hyji i amshueshëm
kujdeset për njeriun, edhe në organizimin e kohës. Vallë, Talmud Yoma
(85b) a nuk thotë: “E shtuna ju është dhuruar juve, por ju nuk u jeni
dhuruar të shtunës?”. Krishti ka pyetur popullin e Besëlidhjes që të
njohë gjithmonë madhësinë e padëgjuar dhe dashurinë e Krijuesit të të
gjithë njerëzve. Miq të dashur, për arsye të asaj që na bashkon dhe për
arsye të asaj që na ndan, kemi një vëllazëri për të forcuar dhe për të
jetuar. Dhe e dimë që lidhjet e vëllazërisë përbëjnë një thirrje të
vazhdueshme për t’u njohur më mirë dhe për t’u respektuar.
Për natyrën e saj Kisha
katolike ndihet e angazhuar të respektojë Besëlidhjen e bërë nga Hyji i
Abrahamit, i Izakut dhe i Jakobit. Në fakt, ajo lidhet me Besëlidhjen e
amshueshem të të Gjithëpushtetshmit, planet e të cilit janë pa pendime
dhe respektojnë bijtë e të Premtimit, bijtë e Besëlidhjes, si vëllezërit
e tij të dashur në besim. Ajo përsërit me forcë, nëpërmjet zërit tim,
fjalët e Papës së madh Piut XI, paraardhësit tim të nderuar:
“Shpirtërisht, ne jemi semitë” (Allocuzione ai dei pelegrini del Belgio,
06.09.1938). Për këtë arsye Kisha i kundërvihet çdo formë antisemitizëm,
për të cilin nuk ka asnjë justifikim të pranueshëm teologjik. Teologu
Henri de Lubac, në një orë “terri”, siç thoshte Pio XII (Summi
Pontificatus, 20.10.1939), kuptoi se të qenit antisemit do të thotë edhe
të jesh antikristian (krh. Un nuovo fronte religioso, botuar në vitin
1942 në: Israele e la Fede cristiana, fq. 136). Edhe një herë ndihem i
detyruar t’i bëj një nderim prekës atyre që kanë vdekur padrejtësisht
dhe atyre që janë përpjekur që emrat e viktimave të mbetnin të pranishëm
në kujtime. Hyji nuk harron!
Nuk mund të
anashkaloj, në një rast si ky, të përmend rolin e shquar të bërë nga
Hebrejtë e Francës për ndërtimin e mbarë Kombit dhe kontributin e tyre
prestigjoz ndaj pasurisë së tyre shpirtërore. Ato kanë dhuruar – dhe
vazhdojnë t’i dhurojnë – figura të mëdha botës së politikës, të
kulturës, të artit. Formuloj kushte të respektueshme dhe plot ngrohtësi
për secilin prej tyre dhe thërras me afsh mbi të gjitha familjet tuaja
dhe mbi të gjitha bashkësitë tuaja një Bekim të veçantë të Hyjit të
kohëve dhe të historisë. Shabbat shalom!
titujt kryesorë
|
|