ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Thirrje

 

 

 

Dëshiroj tani të drejtoj një thirrje për situatën dramatike në të cilën gjendet HAITI. Mendimi im shkon, veçënërisht, te popullsia e goditur rëndë, pak orë më parë, prej një tërmeti shkatërrimtar, që ka shkaktuar humbje të mëdha jetësh njerëzore, një numër të madh të pastrehësh dhe të humburish si dhe dëme të mëdha materiale. I ftoj të gjithë që të bashkohen me lutjen time drejtuar Zotit për viktimat e kësaj katastrofe dhe për ata që vajtojnë për vdekjen e tyre. U siguroj afërsinë time shpirtërore atyre që kanë humbur shtëpinë e tyre dhe të gjithë personave të goditur në mënyra të ndryshme prej kësaj fatkeqësie të rëndë, duke kërkuar prej Hyjit ngushëllimin e lehtësimin në vuajtjen e tyre. I bëj thirrje bujarisë së të gjithëve, me qëllim që këtyre vëllezërve e motrave që jetojnë një moment nevoje e dhimbjeje të mos u mungojë solidariteti ynë konkret dhe mbështetja efikase e Bashkësisë Ndërkombëtare. Kisha Katolike do të aktivizohet menjëherë nëpërmjet Institucioneve të veta bamirëse për t’u dalë përpara nevojave më të ngutshme të popullsisë.

 

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder  <

webmaster