ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Vizite e shkurter ne Katedralen e Latineve

PERSHENDETJE E ATIT TË SHENJTË BENEDIKTI XVI

 

 

  

Jerusalem

E martë, 12 maj 2009

 

       Hirësi, Ju falënderoj për fjalët Tuaja të mirëseardhjes. Falënderoj edhe Patriarkun Emerit dhe ju siguroj të dyve urimet dhe lutjet e mia vëllazërore.

      Të dashur Vëllezër dhe Motra në Krishtin, jam i lumtur të jem këtu me ju në këtë Katedrale, ku bashkësia e krishterë e Jerusalemit vazhdon të bashkohet siç ka bërë me shekuj, që nga ditët e para të Kishës. Këtu, në këtë qytet, Pjetri i pari predikoj Lajmin e Mirë të Jezu Krishtit ditën e Rrëshajës, kur rreth tre mijë vjetë më parë u bashkuan numrit të apostujve. Përsëri këtu të krishterët e parë “E ishin vazhdimisht të kujdesshëm për ta përvetësuar mësimin e apostujve dhe nuk mungonin në mbledhjet vëllazërore, në ndamjen e bukës e në uratë” (Vap 2,42). Nga Jerusalemi Ungjilli është përhapur “nëpër tokë i shpërndahet jehona... deri në skaj të botës” (Ps 19,4), dhe në çdo kohë mundimet e misionarëve të Ungjillit kanë qenë të mbështetura nga lutjet e besimtarëve, të mbledhura rreth elterit të Zotit, për të thirrur forcën e Shpirtit të Shenjtë mbi veprën e predikimit.

 Mbi të gjitha kanë qenë lutjet të atyre që thirrja, sipas fjalës së Shenjtes Terezë së Lisjësë, është të jenë “dashuria e thellë në zemrën e Kishës” (Letrër për Motrën Matian të Zemrës së Shenjtë), që mbështet veprën e ungjillëzimit. Dëshiroj të shpreh një fjalë të veçantë vlerësimi për apostullimin e fshehur të njerëzve në jetë medituese që janë këtu të pranishëm, dhe t’ju falënderoj për dedikimin tuaj bujar të një jete në lutje dhe në vetëmohim. U jam veçanërisht mirënjohës për lutjet që i ofroni misionit tim universal dhe ju kërkoj të vazhdoni t’i rekomandoni Zotit shërbimin tim për popullin e Hyjit në të gjithë botën. Me fjalët e Psalmit ju kërkoj edhe unë ju të “Lutuni për paqen e Jerusalemit” (Ps 122, 6), të luteni vazhdimisht për fundin e konfliktit që i ka sjellur kaq shumë vuajtje popujve të këtij rajoni. Dhe tani ju jap Bekimin tim.

    

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster