ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

Vizite ne Kishen Patriarkale Armene Apostolike te Shen Jakobit

FJALIMI I ATIT TË SHENJTË BENEDIKTI XVI

 

 

  

Jerusalem

E premte, 15 maj 2009

 

Hirësi,

     Ju përshëndes me ngrohtësi vëllazërore në Zotin, dhe shpreh urimet më të mira për shëndetin Tuaj dhe për misionin Tuaj. Jam mirënjohës për mundësinë për të vizituar këtë Kishë Katedrale të Shën Jakobit në zemër të lagjes së vjetër Armene të Jerusalemit, dhe të takoj klerin e shquar të Patriarkatit, së bashku me anëtarët e bashkësisë Armene të Qytetit të Shenjtë.

 Takimi ynë i sotëm, i karakterizuar nga një atmosferë mirësjelljeje dhe miqësie, është një hap përpara në rrugën drejt bashkimit që Zoti dëshiron për të gjithë dishepujt e tij. Në dhjetëvjeçarët e fundit, kemi provuar, falë hirit të Hyjit, një rritje domethënëse në marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Kishës Apostolike Armene. E konsideroj një bekim të madh që jam takuar vitin e kaluar me Patriarkun Suprem dhe Chatholicos të gjithë Armenëve Karekin II dhe me Catholicos të Cilicia Aram I. Vizita e tyre në Selinë e Shenjtë, dhe momentet e lutjes që kemi ndarë, na kanë forcuar në miqësi dhe kanë konfirmuar angazhimin tonë për çështjen e shenjtë të nxitjes së bashkimi të Krishterëve.

 Në shpirtin e mirënjohjes ndaj Zotit, dua të shpreh vlerësimin tim për angazhimin e vendosur të Kishës Apostolike Armene që të vazhdojë në dialogun teologjik mes Kishës Katolike dhe Kishave Ortodokse Lindore. Ky dialog, i mbështetur nga lutja, ka bërë përmirësime për të kaluar barrën e keqkuptimeve të kaluara dhe ofron shumë premtime për të ardhmen. Një shenjë e veçantë shprese është dokumenti i fundit mbi natyrën dhe misionin e Kishës të përgatitur nga Komisioni i Përbashkët dhe që u është paraqitur Kishave për t’u studiuar dhe për t’u vlerësuar. T’ia besojmë së bashku punën e Komisionit të Përbashkët edhe një herë Shpirtit të urtisë dhe të së vërtetës, që të mund të sjellë fryte të bollshme për rritjen e bashkimit të Krishterëve dhe të bëjë të hapet shtrirja e Ungjillit tek burrat dhe gratë e kohës sonë.

 Që nga shekujt e parë të krishterët, bashkësia Armene e Jerusalemit ka pasur një histori të shquar, e shënuar jo si gjë e fundit nga një lulëzim i jashtëzakonshëm i jetës dhe i kulturës monoteiste e lidhur me vendet e shenjta dhe me traditat liturgjike që janë zhvilluar përreth tyre. Kjo Kishë Katedrale e nderuar, së bashku me Patriarkatin dhe institucionet e ndryshme edukative dhe kulturore të lidhura me të, dëshmojnë këtë histori të gjatë dhe të shquar. Lutem derisa bashkësia juaj të mund të nxjerrë në mënyrë të qëndrueshme jetë të re nga këto tradita të pasura dhe të konfirmohet në dëshminë besnike ndaj Jezu Krishtit dhe në fuqinë e ngjalljes së tij (krh. Fil 3,10) në këtë Qytet të Shenjtë. Njëlloj siguroj familjet e pranishme, dhe në mënyrë të veçantë fëmijët dhe të rinjtë, për një kujtim të veçantë në lutjet e mia. Të dashur miq, ju kërkoj të luteni me mua derisa të gjithë të Krishterët e Tokës së Shenjtë të punojnë së bashku me bujari dhe zell duke shpallur Ungjillin e pajtimit tonë në Krishtin, dhe ardhjen e Mbretërisë së tij të shenjtërisë, të drejtësisë dhe të paqes.

 Hirësi, Ju falënderoj edhe një herë për mirëseardhjen e sjellshme dhe ngrohtësisht, thërras bekimet më të pasura të Hyjit mbi Ju dhe mbi të gjithë klerin dhe besimtarët e Kishës Apostolike Armene në Tokën e Shenjtë. Gëzimi dhe paqja e Krishtit të Ngjallur qofshin gjithmonë me ju.

   

titujt kryesorë

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster