|
|
“Nëse do përparimin
të vërtetëm, respekto natyrën si dhuratën e Zotit”
1. Hyrje
a)
Zhvillim, ose më mirë Përparim si thirrje prej Zotit
«Pali VI e
kuptoi qartë se çështja shoqërore ishte bërë botërore (PP 3) dhe
dalloi tërheqjen e ndërsjellë mes shtytjes për njësimin e
njerëzimit dhe idealit të krishterë të një familjeje të vetme të
popujve, solidare në vëllazërinë e përbashkët. Tregoi se
zhvillimi, i kuptuar nga ana njerëzore dhe e krishterë, është
zemra e mesazhit shoqëror të krishterë dhe e paraqiti
dashurinë e krishterë si forcë në shërbim të zhvillimit» (n.13)
Pë pap
Benedikti i XVI, sikurse për Palin e VI, përparim mund të
përkufizohet kështu:
«Zhvillimi
i përnjëmendtë i njeriut i përket në mënyrë njësiore tërësisë së
personit në çdo përmasë të tij
(PP 14). Pa perspektivën e një jete të amshuar, përparimi
njerëzor në këtë botë mbetet pa frymë» (n. 11).
n. 18: «E
vërteta e zhvillimit qëndron në tërësishmërinë e tij: nëse nuk
është i krejt njeriut dhe i çdo njeriu, zhvillimi nuk është
zhvillim i vërtetë» (kr. PP 14).
Por, para së
gjithash, zhvillimi i tërësishëm njerëzor, dmth. i krejt njeriut
dhe i çdo njeriu (është një thirrje dhe, prandaj, sjell
me vete një marrje përsipër të përgjegjësive nga ana e të
gjithëve. Veç kësaj, një përparim i tillë kërkon një vizion
transhendent të personit, ka nevojë për Hyjin: pa Të zhvillimi
ose mohohet ose i besohet vetëm duarve të njeriut, që bie në
mendjemadhësinë e vetë-shpëtimit dhe përfundon të nxisë një
zhvillim të çnjerëzorizuar. Nga ana tjetër, vetëm takimi me
Hyjin lejon që “të mos shohim në tjetrin gjithmonë vetëm tjetrin”
(DCE 18), por të njohim në të shëmbëlltyrën hyjnore, duke
arritur kështu që ta zbulojmë vërtet tjetrin dhe të pjekim një
dashuri që “bëhet kujdes i tjetrit dhe për tjetrin” (PP 6) (n.
11)
Zhvillimi i
përnjëmendtë: «ai “duhet të jetë i tërësishëm, gjë që do të
thotë i drejtuar nga nxitja e çdo njeriu dhe e krejt njeriut”»
(PP 14) që ta ketë në qendren e tij ‘dashurinë hyjnore’ (caritas)
dhe që të realizohet si ‘vëllazeri’ e përnjemendte (n. 19).
b)
Thirrja njerzore lulëzon –nga ana shoqërore në vëllazëri dhe në
qytetërimin e dashurisë.
Qeniet
njerëzore janë të thirrur që të realizohen plotësisht në mënyrë
eskatologjke, duke qenë me të vërtetë bij të Hyjt në lavdinë e
amshueshme (kr. 1Gj 3,2). Ky është kuptimi përfundimtar i
ekzistences njerzore, personale dhe bashkësiore. Për këtë
realitet teologjke na fliste encicklika Spe salvi (2007;
kr. SS 12). Papëseprapë Papa është i bindur (porsi parardhesit
të tij, Pali VI dhe Gjon Pali i II) se edhe jeta tokësore dhe
historia kanë një kuptim në vetëvete, d.m.th. shoqërore dhe
historike. Ky synim mund të përmblidhet me shprehjen e shpikur
nga Pali VI: “Qytetërim i dashurisë” (n. 33). Në qoftë se
Pali VI pohonte se “bota është e sëmurë. Dhe sëmundja e saj nuk
qëndron në shpërdorimin e të ardhurave, në vjedhjen e tyre nga
një pakicë; por sidomos në mungesë vëllazërie midis njerëzve dhe
popujve” (PP 66), Benedekti XVI bën jehon duke thënë se
Zhvillimi i popujve varet sidomos prej pranimit se jemi një
familje e vetme, që bashkëpunon në bashkim të vërtetë dhe
përbëhet prej subjekteve që nuk jetojnë thjeshtë pranë
njëri-tjetrit (Gjon Pali II, EV 20]» (“Populorum
progressio ex
eo potissimum pendet quod agnoscitur unam esse familiam”,
n. 53).
‘Qytetërimi
i dashurisë’ është shprehje sintetike i qëllimit i këtij
përparimit: ai thekson një botë e ndikuar nga tharmin e
Ungjillit dhe vëllazërisë dhe që pranon të gjitha vlerat të
përfshirë nga Doktrina shoqërore të kishës (kr. Përfundim e
Përmbledhjes së Doktrinës shoqërore të kishës [2003]. Këto vlera
janë: Dinjiteti njerëzorë, solidariteti, drejtësia, paqja,
nxitje për të mirën e përbashkët, subsidiariteti. Fjala kyq e
këtyre vlerave, sipas nesh, është Vëllazëri. Ajo Vëllazëri që
Pali VI vuri si themel për detyrat e solidaritetit, drejtesisë
shoqërore dhe dashurisë universale (kr. PP 44).
Tani do të
doja të nënvizojë atë që më duket një ‘çelës i leximit’ të CiV
që mund të shprehim me këtë frazë: “nëse don zhvillimin e
vertetë, respektojë natyren si dhuratë të Zotit”.
2.
«Nëse don zhvillimin e vertetë, respektojë natyren si dhuratën e
Zotit »
Si e kanë
vërejtur disa studiues, encicklika CiV është ajo më teologjke
dhe me kërkuese nga ana filozofike e Doktrinës shoqërore të
kishës (kr. ese të proff. Herr e Dijon në NRT 2009).
Referim kah Zoti është i vazhdueshëm dhe aspekti metafizik ka në
qendrën e vet konceptin e Natyrës.
Pohimi i
Zotit dhe pranimi i Natyrës janë dy tema që papa Bnedikti, por
më parë professor dhe pastaj kardinal Ratzinger kishte shumë për
zemer.
Kusht për një
zhvillim të vërtetë është kujdesja e vëmendshme ndaj natyrës si
dhuratë e Zotit.
Çfarë
kuptohet me natyrë’? Natyra shënon “lidhjen e ngushtë që e ke me
prejardhjen tëndë dhe me qëllimin tënd” (Dijon, in NRT, p.
751)*. I gjithë realiteti – duke na përfshirë edhe ne si vehtja
– është i lindur (nati sumus); jemi të lindur, të krijuar;
kemi, pra, një zanfillë jo për rast ose për fat, por jemi një
dhuratë prej dikujt tjetër që na paraprin, dhe varemi nga një
projekti dashurisë dhe lirisë.
Do të jetë
përparim i vërtetë, vetem nëse njerëz dhe kombët do të
respektojnë natyrën njerëzore, natyren fizike, si
krijim, dhe to të nderojnë të ashtuquajturin “Ligjin natyrorë”
i shkruar në zemrat e njerërzve.
A)
Repekti per natyren
njerëzore, shpirtërore, marrëdhenore, dhe kulturore
Themel i
zhvillimit të përnjëmendtë të popujve është njohja e natyrës
shpirtërore dhe transhendentë të njeriut (kr. nn. 26; 76, 77).
Njeriu nuk mund të reduktohet vetëm kah realiteti i tij truporë
dhe lendorë: ai ka në shpirt (n. 76s); është i thirrur për një
fat të amshueshem me Zotin; dhe pikërisht në këtë gjendet
thellesia e dinjtetit të tij personal:
- «Njeriu
nuk është një atom i përhumbur në një gjithësi të rastësishme
[të
Regensburgut
12 shtator 2006)], por
është një krijesë e Hyjit, të cilës Ai ka dashur t’i dhurojë një
shpirt të pavdekshëm dhe që e ka dashur gjithmonë. [Homo
non est atomus in casuali universo deperdita, sed est creatura
Dei, cui ipse infundere voluit animam immortalem, quamque ab
aeterno dilexit] Nëse
njeriu do të ishte vetëm fryt i rastit ose i nevojës, apo nëse
do t’i duhej t’i kufizonte aspiratat e veta në horizontin e
ngushtë të situatave në të cilat jeton, nëse gjithçka do të
ishte vetëm histori e kulturë dhe njeriu nuk do të kishte një
natyrë të adresuar për të kaluar në një jetë mbinatyrore, do të
mund të flitej për rritje apo zhvillim,
por jo për zhvillim si përparim [njerëzor]» (n.
29: “de incremento vel
evolutione, non vero de progressione”).
- « Krijesa
njerëzore, duke pasur natyrë shpirtërore, realizohet në
marrëdhëniet ndërpersonale. Sa më shumë që i jeton ato në mënyrë
të përnjëmendtë, aq më shumë piqet edhe identiteti i tij
personal. Njeriu nuk e përmirëson vetveten duke u izoluar por
duke krijuar marrëdhënie me të tjerët dhe me Hyjin. Rëndësia e
këtyre marrëdhënieve pra bëhet themelore. Kjo vlen edhe për
popujt.» (n. 53)
Nëse njhohim
dhe kujdësohem për dinjtetin e patjetersueshem të qënies
njerëzore, si realitet shpirtërorë, atëherë do të respektojmë të
gjitha të drejtat themelore, duke filluar nga jeta fizike, por
edhe dimension e tij fetarë dhe kulturorë. Kuptohet në këtë
mënyrë kërkesa që Papa i drejton që të gjithëve t’u garantohet
jeta – duke mohuar pra tragjedinë njerivrasëse të abortit –, (kr.
n. 27.28), por edhe të drejten për ushqimin dhe ujin (n. 43).
Kuptohet gjthashtu faktin që pëmendet edhe enciklika e Palit të
VI Humanae vitae mbi jeten morale dhe seksuale (kr. n.
15), sikurse edhe nevojshmëri për të respektuar tëresinë të
personalitetin në çeshtjen e bioetikës mbi fillimin dhe fundin
natyror të jetës (nn. 74). Nëse njeriu e njeh vetëveten të
dhuruar nga Zoti, ai do të heqe dorë nga tundimet për të
mbizotëruar mbi jetën njerëzore: kemi fjalën këtu për fekondim
artificial, eutanazi, klonim…, kr. nn. 75). Kështu edhe kuptohet
denoncimi që i bën papa politikave demografike që kundërshtojnë
jeten (kr. n. 28; 44). Por, përtej jetës biologjke, do të
respektohet edhe jeta shpirtërore, duke garantuar lirinë fetarë
dhe dukë shmangur dy të skaje që janë fanatizmi
fondamentalist dhe indiferenca ateiste (kr. n. 29).
Nga ana kulturore, njerërzve dhe popujve duhet t’i njihet liria
dhe dinjiteti për të shprehur vlerat dhe pasuritë të veçanta në
një dialog me kultura të tjera, duke shmangur eklektizmin dhe
sheshimin kulturor (dmth. një perzierjë kulturash pa identitet
të veçantë, ose një shkatërrim krejt duke iu nënshtruar kulturës
ekonomikisht më të fortë) (kr. n. 26).
B)
Respekti ndaj natyrës
fizike dhe mjedisit
Së bashku me
këtë ‘ekologjinë njerëzorë’ (d.m.th. kujdesja për dinjtetin
personal) duhet të respektohet edhe natyra si Krijesë. Papa flet
shumë mbi sfiden ekologjike, dhe mbi mbrojtjen e mjedisit. Edhe
në këtë pikë ai do që të shmangen dy ekstreme: nga një anë
“stërsundim teknik” që mbizotëron mbi natyren duke shpërdorur
pasuritë të saja (është tundimi i kapitalizmit teknokratik), nga
ana tjetër, idhujtaria neopagane që adhuron natyrën duke mos
vërejtur superioritetin e njeriut (ky është tundimi i
Ekologjizmit ‘gjelber”; kr. n. 48; por edhe Mezah 01.01.2010).
«Tema e
zhvillimit sot lidhet së shumti edhe me detyrat që lindin prej
marrëdhënies së njeriut me mjedisin natyror. Ai u është
dhuruar të gjithëve prej Hyjit dhe përdorimi i tij paraqet për
ne një përgjegjësi ndaj të varfërve, brezave të ardhshëm dhe
krejt njerëzimit. Nëse natyra, dhe në radhë të parë qenia
njerëzore, konsiderohen si fryt i rastit apo i determinizmit
evolutiv, vetëdija e përgjegjësisë zvogëlohet në ndërgjegjet. Në
natyrë besimtari sheh rezultatin e mrekullueshëm të ndërhyrjes
krijuese të Hyjit, që njeriu mund ta përdorë me përgjegjësi për
të plotësuar nevojat e tij të ligjshme – materiale dhe jo
materiale – duke respektuar ekuilibrat e vetë botës së krijuar.
Nëse ky vizion mungon, njeriu arrin ose ta konsiderojë natyrën
si një tabu të paprekshme ose, përkundrazi, të abuzojë me të. Të
dy këta qëndrime nuk janë në përputhje me vizionin e krishterë
të natyrës, fryt i krijimit të Hyjit.
Natyra
është shprehje e një plani dashurie dhe të vërtete.
Ajo na paraprin dhe na është dhuruar prej Hyjit si mjedis i
jetës [Natura
consilium exprimit amoris et veritatis.
Ipsa nos praecedit nobisque data est a Deo tamquam ambitus
vitae.].
Na flet për Krijuesin
(krh. Rom 1,20) dhe për dashurinë e tij ndaj njerëzimit. Është e
adresuar “të përmblidhet” në Krishtin në fund të kohëve (krh. Ef
1,9-10; Kol 1,19-20). Pra, edhe ajo është një “thirrje” [Gjon
Pali II, Mesazhi për Ditën Botërore të Paqes 1990, 6].
Natyra është në dispozicionin tonë jo si “një grumbull
mbeturinash të përhapura rastësisht” [Herakliti
i Efezit], por
si një dhuratë e Krijuesit i cili ka përcaktuar ligjet e saj të
brendshme, me qëllim që njeriu të nxjerrë prej saj orientimet e
duhura “që ta punojë e ta ruajë atë” (Zan 2,15). Por duhet të
theksojmë edhe se është kundër zhvillimit të vërtetë ta
konsiderojmë natyrën si më të rëndësishme se vetë personi
njerëzor. Ky pozicion çon në qëndrime neopagane apo të një
panteizmi të ri: vetëm prej natyrës, të marrë në kuptimin vetëm
natyralist, nuk mund të vijë shpëtimi për njeriun. Nga ana
tjetër, duhet të mos e pranojmë as pozicionin e kundërt, që
synon teknicizimin e saj të plotë, sepse mjedisi natyror nuk
është vetëm lëndë të cilën mund ta përdorim sipas qejfit tonë,
por vepër e mrekullueshme e Krijuesit, që mban në vete një
“gramatikë” që tregon qëllime e kritere për një përdorim të
mençur, jo instrumental dhe arbitrar. Sot shumë dëme ndaj
zhvillimit vijnë pikërisht prej këtyre konceptimeve të
shtrembëruara. Kufizimi krejtësisht i natyrës në një tërësi të
dhënash të thjeshta fakti arrin të jetë burim dhune në lidhje me
mjedisin dhe madje edhe të arsyetojë veprime mosrespektuese ndaj
vetë natyrës së njeriut. Kjo, duke qenë e përbërë jo vetëm prej
lëndës, por edhe prej shpirtit dhe, si e tillë, duke qenë e
pasur me domethënie e qëllime transhendente për t’u arritur, ka
një karakter normativ edhe për kulturën. Njeriu e interpreton
dhe e modelon mjedisin natyror nëpërmjet kulturës, e cila, nga
ana e vet, orientohet nëpërmjet lirisë së përgjegjshme, e
vëmendshme ndaj diktateve të ligjit moral. Prandaj projektet
për një zhvillim të tërësishëm njerëzor nuk mund t’i shpërfillin
brezat e ardhshëm, por duhet të karakterizohen prej
solidaritetit dhe drejtësisë ndërbreznore, duke mbajtur
parasysh fushat e shumta: ekologjike, juridike, ekonomike,
politike, kulturore [Përmbledhje
e Doktrinës shoqërore të Kishës,
nr. 451-487]»
(n. 48).
Në dritën e asaj që kemi thënë mbi respektin e natyrës njerëzore
dhe krijimit fizike, që na është ofruar që të kujdesemi për të,
kuptohet edhe gjykimi plotë shoshitje që papa e ben mbi Teknikën
dhe mbi një devijim të tij në drejtim të një “abzolutizimi të
teknikës” (kr. n. 14 dhe Kap.
VI).
C)
Repekti për Ligjin natyrorë
Në
fund, dhe si rrjedhojë: koncepti i Ligjit natyrorë. Zhvillim ose
Përparim i vërtëtë kalon nëpër një njohjë të këtij Ligjit jo të
shkruar, por i gdhendur në zemrat njerëzorë (kr. Rom 1,20), ligj
që na detyron që të bëjmë të mirën dhe t’i shmangemi të keqes
«Në të gjitha
kulturat ka konvergjenca të veçanta e të shumëllojshme etike,
shprehje të së njëjtës natyrë njerëzore, të dëshiruar prej
Krijuesit, dhe që dija etike e njerëzimit i quan ligj natyror [te
CTI 2.10.2007/ PUL 12.02.2007).
Ky ligj moral universal është
themel i qëndrueshëm i çdo dialogu kulturor, fetar e politik dhe
i lejon pluralizmit shumëformësh të kulturave të ndryshme të mos
shkëputet prej kërkimit të përbashkët të së vërtetës, të së
mirës dhe të Hyjit. Prandaj, mikëpritja/pajtimi me këtë ligj
të shkruar në zemër është pikënisja e çdo bashkëpunimi
konstruktiv shoqëror [Adhaesio
illi legi in cordibus inscriptae est igitur fundamentum cuiusque
fructuosae cooperationis socialis].
Në të gjitha kulturat ka pesha prej të cilave duhet të lirohemi,
hije të cilave duhet t’u shmangemi. Feja e krishterë, që
mishërohet në kulturat duke i kapërcyer ato, mund t’i ndihmojë
të rriten në bashkëjetesën dhe në solidaritetin universal në
dobi të zhvillimit bashkësior dhe planetar» (n. 59).
Në një fjalim
të rëndesishëm Papa ka pohuar që «arsyeshmëria nuk garantohet
nga maxhoranca, por vetëm nga transaprenca/tejdukshmëria e
arsyes njerëzorë ndaj Arsyes krijuese dhe nga degjimi i
përbashkët i këtij burimit të arsyeshmerisë sonë». Ligji
natyrorë që takon personin, jetën, familjen dhe drejtesinë
shoqërore paraprin dhe themelon ligjet civile dhe politike të
Shtetëve. Dhe «bëhet garancia e vërtetë për të jetuar të lirë
dhe të respektuar në dinjtetin e vet, të mbrojtur nga çdo
manipulim ideologjik dhe nga çdo fyerje emë të fortit» («Discorso
ai membri della CTI», cf OR 6.10.2007). Bëhet fjalë për
gatishmërinë për të lexuar Librin e natyres: «Libri i
natyrës është një dhe i pandashëm, si në drejtimin e mjedisit
ashtu edhe në drejtimin e jetës, të seksualitetit, të martesës,
të familjes, të marrëdhënieve shoqërore, me një fjalë të
zhvillimit të tërësishëm njerëzor. Detyrat që kemi ndaj mjedisit
lidhen me detyrat që kemi ndaj personit të konsideruar në
vetvete dhe në marrëdhënie me të tjerët. Nuk mund të kërkohen të
parat dhe të shkelen të dytat» (n.51). «Nevojitet që njeriu të
hyjë në vetvete për të njohur normat themelore të ligjit moral
natyror që Hyji ka vendosur në zemrën e tij» (n. 68). «Hyji ia
zbulon njeriun njeriut; arsyeja dhe feja bashkëpunojnë për t’i
treguar atij të mirën, vetëm nëse ai dëshiron ta shohë atë;
ligji natyror, në të cilin shkëlqen Arsyeja krijuese, tregon
madhështinë e njeriut, por edhe mjerimin e tij kur ai nuk e
dëgjon thirrjen e të vërtetës morale» (n. 75).
3. Disa
kërkesat urgjente
Tani po
nënvizoj disa kërkesa urgjente për të filluar një ecje kah një
qytetërim dashurie bazuar mbi respktin e natyrës si dhuraten e
Zotit.
-
Që të
rizbulojmë realitetin si dhuratë dhe Zotin krijuesin
a)
Realiteti si dhuratë
Kërkesa e
parë që na vjen nga Lera e Papës më duket është që të hapemi
ndaj realitetit tè botës (n.48), ndaj vetëvetes (n. 68), e
sidomos ndaj dashurisë dhe ndaj së vërtetës (nn. 2; 34; 52) dhe
ndaj vëllazërisë (n. 34) si dhuratat që na paraprinë. Pa
Zotin, Atë dhe Burim i çdo dhuratës (Jak 1,17), ekzistenca humb
karakterin e saj të hirit dhe të dhurimit falas dhe shpirtin
njërzorë humb fymëzimin e tij për mirënjohjen. Kështu lexohet në
n. 34:
«Dashuria në të
vërtetën e vë njeriun para përvojës së mrekullueshme të
dhurimit. Dhurimi falas është i pranishëm në jetën e tij në
forma të shumta, shpesh të panjohura për shkak të një vizioni të
ekzistencës vetëm në aspektin e prodhimit e të përdorimit.
Qenia njerëzore është bërë për dhuratën, që shpreh dhe realizon
përmasën e tij transhendente. Nganjëherë njeriu modern është
gabimisht i bindur se është autori i vetëm i vetvetes, i jetës
së tij dhe i shoqërisë. Kjo është një mendjemadhësi, pasojë e
mbylljes egoiste në vetvete, që rrjedh – për ta thënë me termat
e fesë – prej mëkatit të rrjedhshëm….Duke qenë dhuratë e
marrë prej të gjithëve, dashuria në të vërtetën është një forcë
që përbën bashkësinë, i bashkon njerëzit sipas modaliteteve në
të cilat nuk ka pengesa e as kufij. Bashkësia e njerëzve mund të
krijohet prej vetë nesh, por nuk do të mundet kurrë që vetëm me
forcat e veta të jetë një bashkësi plotësisht vëllazërore e as
të shkojë përtej çdo kufiri apo të bëhet një bashkësi vërtet
universale: njësia e gjinisë njerëzore, një bashkësi vëllazërore
përtej çdo ndarjeje, lind prej ftesës së fjalës së Hyjit-Dashuri.
Në përballjen e kësaj çështjeje vendimtare, duhet të saktësojmë,
nga njëra anë, se logjika e dhuratës nuk e përjashton drejtësinë
e nuk i bashkohet asaj në një moment të dytë e nga jashtë dhe,
nga ana tjetër, se zhvillimi ekonomik, shoqëror e politik, nëse
dëshiron të jetë përnjëmend njerëzor, ka nevojë t’i bëjë vend
parimit të dhurimit falas si shprehje vëllazërie» (n. 34).
«E
vërteta dhe dashuria që ajo liron nuk mund të prodhohen, munden
vetëm të pranohen. Por, burimi i tyre i fundit nuk është dhe
as nuk mund të jetë njeriu, por Hyji, pra Ai që është e Vërteta
dhe Dashuria. Ky parim është shumë i rëndësishëm për shoqërinë
dhe për zhvillimin, pasi as njëra dhe as tjetra nuk mund të jenë
vetëm prodhime njerëzore; vetë thirrja në zhvillim e personave
dhe e popujve nuk bazohet në një përcaktim të thjeshtë njerëzor,
por është e vendosur në një plan që na paraprin dhe që përbën
për të gjithë ne një detyrë që duhet pranuar lirisht. Ajo që na
paraprin dhe na krijon – Dashuria dhe e Vërteta subsistente – na
tregon se cila është e mira dhe në çfarë përbëhet lumturia jonë.
Pra, na tregon rrugën drejt zhvillimit të vërtetë.» (n.
52).
Personi,
me ndërgjegjen dhe aftësitë intelektuale të tij, është dhuratë
prej Zotit:
«Askush nuk e
plazmon ndërgjegjen e vet në mënyrë arbitrare, por të gjithë e
ndërtojnë “unin” e vet në bazë të një “vetveteje” që na është
dhënë. Jo vetëm personat e tjerë nuk mund t’i përdorin të
tjerët, por edhe ne s’mund ta përdorim vetë veten tonë.
Zhvillimi i personit degradohen nëse ai pretendon se është i
vetmi prodhues i vetvetes» (n. 68).
« Në çdo
njohje dhe në çdo akt dashurie shpirti i njeriut përjeton një
“më shumë” që i ngjason shumë një dhurate të marrë, një lartësie
në të cilën ndihemi të ngritur» (n. 77).
Natyra
fizike: tashmë e kemi
përmendur këtë pohim themelorë: «Natyra është shprehje e një
plani dashurie dhe të vërtete. Ajo na paraprin dhe na është
dhuruar prej Hyjit si mjedis i jetës. Na flet për Krijuesin (krh.
Rom 1,20) dhe për dashurinë e tij ndaj njerëzimit» (n. 48).
b) Zoti
Krijues
Ndoshta një
nga mesaxhet që rrjedh më me shumë forcë nga encicklika është
nevoja për të rizbuluar Zotin si autorin i natyrës njerëzore dhe
Krijues i botës; dhe pra si themel i fundit i dinjtetit personal
dhe i përgjegjesisë sonë ndaj planetit. Kushtë paraprake për të
rifituar praninë e Zotit si Burim i mirë dhe i arsyeshëm të
realitetit është që të zgjasim arsyen njerëzore përtej fushes
shkencore racionaliste (kr. nn. 33; 74). Kështu njeriu mund
të pranohet me dinjitetin e vet si krijesë në përngjasimin e
Hyjt (n. 45b, 53) duke mohuar çdo diskriminim dhe pabarazië
midis nerëzve (n. 32).
«Hyji
është garanti i zhvillimit të vërtetë të njeriut,
sepse, pasi e ka krijuar në shëmbëlltyrë të vet, themelon edhe
dinjitetin e tij transhendent dhe ushqen dëshirën e tij të
zjarrtë natyrore “për të qenë më shumë”» (n. 29).
Pra, duhet të
jepet vendin Zotit edhe në arsyen tonë edhe në sferen publike.
Armiku kryesorë dhe rrënjesorë i Qytetërimit të dashurisë është
padyshim ateizëm teorik dhe praktik. «Thirrja e krishterë në
këtë zhvillim pra i përket qoftë planit natyror qoftë atij
mbinatyror; arsye për të cilën, “kur Hyji errësohet, aftësia
jonë për ta njohur rendin natyror, qëllimi dhe “e mira” fillojnë
të zhduken” [PP 16 + Benedikti XVI, Sydney Barangoroo, 07.2009]»
(n. 18). Për këtë arsye permendet dy here § 42 të Populorum
progressio (– e shkruar nën dikimin e Maritain dhe Pascal –)
për të pohuar se «Pa Hyjin njeriu nuk di se ku të shkojë dhe nuk
arrin as të kuptojë se kush është…. Humanizmi që përjashton
Hyjin është një humanizëm çnjerëzor. Vetëm një humanizëm i
hapur ndaj Absolutes mund të na udhëheqë në nxitjen dhe
realizimin e formave të jetës shoqërore e civile – në fushën e
strukturave, të institucioneve, të kulturës, të ethos-it
– duke na mbrojtur prej rrezikut të rënies robër të modave të
momentit», (n. 78; kr. edhe 16).
«Një zhvillim
i tillë kërkon një vizion transhendent të personit, ka nevojë
për Hyjin: pa Të zhvillimi ose mohohet ose i besohet vetëm
duarve të njeriut, që bie në mendjemadhësinë e vetë-shpëtimit
dhe përfundon të nxisë një zhvillim të çnjerëzorizuar. Nga ana
tjetër, vetëm takimi me Hyjin lejon që “të mos shohim në tjetrin
gjithmonë vetëm tjetrin” [kr. DCE 18], por të njohim në të
shëmbëlltyrën hyjnore, duke arritur kështu që ta zbulojmë vërtet
tjetrin dhe të pjekim një dashuri që “bëhet kujdes i tjetrit dhe
për tjetrin” [kr. DCE 6]» (n.11)
Nevojitet
absolutisht që të flitet përsëri për Zotin edhe në fushen
publike: etsi Deus daretur. «Besimi i krishterë dhe
besimet e tjera mund të japin ndihmesën e tyre për zhvillim
vetëm nëse Hyji gjen një vend edhe në sferën publike, me një
referim specifik në përmasat kulturore, shoqërore, ekonomike dhe,
në veçanti, politike» (n. 56).
Si përfundim:
« Forca më e madhe në shërbim të zhvillimit është pra një
njerëzorizim/humanizëm i krishterë [PP 42] që e gjallëron
dashurinë dhe udhëhiqet prej të vërtetës, duke i pranuar njërën
dhe tjetrën si dhuratë e vazhdueshme e Hyjit» (n. 78). (Ad
progressionem iuvandam maxima ideo est vis christianus
humanismus, qui caritatem erigat atque veritate regatur, dum
utraque suscipitur sicut continuatum Dei donum)
2.
Që të pranojmë Ungjillin e dashurisë de Misionin e Kishës
Pali VI «ka pohuar se shpallja/lajmi i Krishtit është faktori i parë
dhe kryesor i zhvillimit [Christi
nuntium primum esse et praecipuum progressionis elementum,
PP 16] dhe na ka lënë
misionin që të ecim në rrugën e zhvillimit me gjithë zemrën tonë
dhe me gjithë inteligjencën tonë [82], domethënë me zjarrin e
dashurisë dhe dijen e të vërtetës. Është e vërteta
zanafillore e dashurisë së Hyjit, hir që na është dhuruar, ajo
që ia hap jetën tonë dhurimit dhe bën të mundur që të
shpresojmë në një “zhvillim të të gjithë njeriut dhe të të
gjithë njerëzve” [PP 42], në një kalim “nga kushtet më pak
njerëzore në kushtet më njerëzore”[PP 20], që arrihet duke i
mposhtur vështirësitë që në mënyrë të pashmangshme ndeshen gjatë
rrugës» (n. 8). Gjithashu papa Montini «theksoi rëndësinë e
pamohueshme të Ungjillit për ndërtimin e shoqërisë sipas lirisë
dhe drejtësisë, në perspektivën ideale dhe historike të një
qytetërimi të frymëzuar prej dashurisë» (n. 13) dhe tregoi
lidhjen midis ungjillëzimi dhe nxitja njerëzorë: « Dëshmia e
dashurisë së Krishtit nëpërmjet veprave të drejtësisë, paqes dhe
zhvillimit bën pjesë në ungjillëzim, sepse Jezu Krishti, i
cili na do dhe e ka për zemër krejt njeriun» (n. 15; kr. Pali VI,
EN 31).
Nga ana e tij,
Papa Benedikti mëson: «Ungjilli është element themelor i
zhvillimit, sepse në të Krishti, “duke zbuluar misterin e
Atit dhe të dashurisë së tij, ia zbulon plotësisht edhe njeriun
njeriut” [GS 22]. E udhëzuar prej Zotërisë së vet, Kisha vëren
shenjat e kohëve dhe i interpreton e ia ofron botës “atë që ka
vetë: një këndvështrim global të njeriut dhe të njerëzimit”[PP
13]. Pikërisht sepse Hyji shqipton “po”-në më të madhe ndaj
njeriut [(Verona,
19 tetor 2006)], njeriu nuk
mund të mos i hapet thirrjes hyjnore për të realizuar zhvillimin
e vet. E vërteta e zhvillimit qëndron në tërësishmërinë e tij:
nëse nuk është i krejt njeriut dhe i çdo njeriu, zhvillimi nuk
është zhvillim i vërtetë» (18). Që të hapesh ndaj Ungjillit do
të thotë edhe që të njohesh lidhjen e brëndshme mes dashurisë
dhe drejtësisë (n. 34; por kr. edhe DCE 26-29 dhe Mesaxh i papës
Benediktit të XVI për Kreshmet 2010).
-
Misioni i Kishës
«Mbarë Kisha, në të gjithë qenien
e saj dhe veprimin e saj, kur kumton, kremton dhe vepron në
dashuri, është e prirur të nxisë zhvillimin e tërësishëm të
njeriut. Ajo ka një
rol publik që nuk kufizohet në veprimtaritë e saj të asistencës
apo të edukimit, por i zbulon të gjitha energjitë e veta në
shërbim të nxitjes së njeriut dhe të vëllazërisë universale (universalique
fraternitati) kur mund të përdorë një regjim lirie»
(n. 11).
Kisha është
edhe ndërgjegja kritike dhe profetike: ajo duhet të denoncojë (elenchein)
të gjitha devijimet që gabueshmëria njerzore mund të shkaktojë (kr.
n. 34 etc.).
Në fund
propozoj një reflektim personal që kam shtjelluar në një vëllim
mbi Qytërimin e dashurisë (La civiltà dell’amore e il senso
della storia, Rubbettino 2009): cila është marrëdhenja
midis Kishës dhe shoqërisë? Mund të marrim imazhin e
ungjillit që paraqet kishën si dritë dhe kripë (Mat 5,17): kisha,
me vëllazerinë e saj mbinatyore është tharmi për vëllazërinë
natyrorë dhe universale. Aq më shumë kisha do të jetë vend Hiri,
dashurisë së krishterë (agape), aq më shumë shoqëria
civile do të jetë njerëzorë dhe solidare.
Ka një
optimizëm e krishterë që lind prej shpresës teologale: «Ideja e
një bote pa zhvillim shpreh mosbesim në njeriun dhe në Hyjin.
Pra, është një gabim i madh të përbuzen aftësitë njerëzore për
të kontrolluar shtrembërimet e zhvillimit apo madje edhe të
mospërfillet fakti se njeriu është në mënyrë konstitutive i
prirur drejt “të qenit më shumë”» (n. 14).
Përfundojmë
pra me këto fjale të Palit të VI: «A thua jemi duke parë një
ënderr kur po flasim për një qytetërim dashurie? Jo, nuk shohim
ëndrrat. Idealet, nëse janë përnjëmendtë, nuk janë ëndrra; janë
detyra. Sidomos për ne të krishterët» (Pali VI, 31.12. 1975).
C. Lorenzo
Rossetti
Shkodër 4 mars
2010
titujt kryesore |
|