Tiranë
1986, festa e 1 majit
Një
turmë e pafund
personash, që, me lulekuqe në dorë, i thurin himne Partisë dhe
“realizimeve” të saja, të cilat dëshmohen me paradën madhështore
të automjeteve në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” të qytetit.
Një gëzim jo
i vërtetë, një qëndrim i diktuar nga frika dhe nga tmerri, një
uniformitet i jashtëm që dëshiron të bëjë të besojë se ky gëzim
është edhe në zemrën e njeriut… Një liturgji fallsiteti,
buzëqeshjesh, këngësh, “himnesh” miratimi: një popull në festë,
në ecje, sikur në fund të kësaj të kishte ende diçka të re për
të zbuluar, diçka pozitive…
Pas disa
ditësh feste, zymtësia dhe monotonia e një të përditshmeje
të rëndë si një plumb, që shtyp dhe pengon çdo dëshirë lirie dhe
shprese.
|
|
|
Otranto, mars
1991
Një
turmë e pafund: të
rinj, fëmijë e të mitur, ushtarakë që arrijnë mbi një anije të
vjetër nga Vlora. (Gjashtë shqiptarët e parë kanë ardhur në
Otranto nga Elbasani në korrik të vitit 1990). Një sfilatë jo më
prej automjetesh që i thurin lavdi Partisë, por anijesh të
vjetra, argshe, gomone…në dorë nuk kanë më lule, por bëjnë
shenja fitoreje! Vijnë të plagosur, disa të vdekur, të
shkatërruar, me tmerr në sy, mosbesues se kanë mundur të
kapërcejnë detin, mosbesues se kanë mbërritur në një tokë që do
t’i mikpresë… një turmë me qindra e mijëra burra, gra, fëmijë
për të cilët jo gjthmonë jeta do të jetë e lehtë!
Por kanë
shpresë se të paktën një herë nuk janë tradhtuar, gënjyer,
shtypur… drita në sytë e tyre, edhe pse për pak kohë, ka ngjyrën
e tëfëmijës që beson gjithçka dhe pret gjithçka.
Kampet e
refugjatëve…nuk është
kjo ajo që prisnin!… Më pas secili kërkon dhe merr rrugën e vet,
një punë që i ofrohet, kush mirë, kush keq… me keqardhjen e
vetme për familjen që ka mbetur në Shqipëri, duke pritur që t’i
përqafojnë sërish…
Fillohet një
e përditshme e re, që përbëhet nga pritshmëri, sepse siç
dihet trashëgimia e imigrantit nuk përbëhet vetëm realizimi i
shumë ëndrrave të drejta, por këto ëndrra shoqërohen edhe me
shumë vuajtje, lënie pas dore dhe mospranim… megjithatë janë të
lirë me shpresën se do t’i gjejnë edhe rrënjët e tyre
fetare.
Shkodër, maj
2010
Jo më
automjete që i thurin lavde Partisë, jo më argshe apo anije për
të ikur, por makina e autobusë që shkojnë në Shenjtëroren e
Shkodrës nga rrethinat, nga fshatrat që ndodhen afër maleve,
autobuzë të mbushur me njerëz, ashtu si zemra e secilit është e
mbushur me shpresë…
Shpresë që ka
mbajtur gjallë fenë në dhjetëvjeçarët e dhunës dhe të torturave,
shpresë e vënë në Atë që thirret “Nëna e Këshillit të Mirë –
mbrojtëse e Shqipërisë”, ‘Ajo që nuk jep ideologji të rreme,
por Birin e vet, Udhën, të Vërtetën dhe Jetën (Gjon Pali II).
Po, jo më
automjete, jo më anije, por një turmë e pafund, gra, të
rinj, të moshuara me kostume shumëngjyrëshe, të moshuar që kanë
të vulosur në fytyrë – në thellësinë e rrudhave – shenjat e
historisë së tyre, me sy që duket sikur duan të depërtojnë
Misterin! Të moshuar që mbajnë në duar fëmijë, nëna të reja,
rregulltare...!
Kështu, në
mes të kësaj turme, të fortë si gurët e maleve të tyre, jemi
ndier të vogla, por me një zemër të mbushur me gëzim, mirënjohje,
mrekullim, mallëngjim, kaq i fortë ishte intensiteti i lutjes…
Po, të
shpresosh është e mundur dhe e kam pyetur veten se çfarë do t’i
thoshte kjo turmë botës nëse asaj do t’i drejtohej kjo pyetja:
SI MUND
TË PËRLIGJIM SHPRESËN TONË NË BOTËN E SOTME?
Këto tre
momente “turme”, dëshmitare e të cilave kam qenë,më bëjnë të
përgjigjem pa ngurrim:
ME
BESIM TË THJESTË DHE KËMBËNGULËS NË HYJIN,
NË
JETËN QË RILIND ÇDO DITË… |