|
Vëllai Sharl ka vdekur vetëm, por nxënësit e gjetën frymën
ungjillore në shkrimet e sidomos në jetën e tij.
Sot, ndër
pasardhësit shpirtërorë numërohen 18 familje: priftërinj, laikë,
rregulltarë e rregulltare, Vëllezërit e vegjël, Motrat e vogla,
Lëvizje, Institute shekullare.
Në
vitin 1939 motra e vogël Madëlenë ka themeluar kongretatën
ndërkombëtare të motrave të vogla të Jezusit.
Në
Shqipëri motrat e vogla janë katër dhe jetojnë në Tiranë:
jeta
e tyre kontemplative në mes të njerëzve bën që të kanë kontakte
me persona të kulturave, besimeve fetare e shtresave shoqërore
të shumëllojshme, me dëshirë të zjarrte u tregojnë dashurinë e
Hyjit, më shumë me qëndrimin
« Bashkimi »
kjo
fjalë shpreh misionin eVëllazërisë së Motrave të Vogla në Kishë
Lutje vetëbraktisjeje
Ati
im
Po
lëshohem në duart e tua,
bëj
me mua si të pëlqen ty.
Çfarëdo që të bësh me mua,
unë të
falënderoj.
Jam i
gatshëm për gjithçka,
pranoj gjithçka.
Vetëm të bëhet
vullneti
yt në mua,
dhe
në të gjitha krijesat e tua.
Nuk
dëshiroj asgjë tjetër Zoti im.
Po e
lë shpirtin tim në duart e tua.
Po ta dhuroj Zoti im
me gjithë dashurinë e zemrës
sime,
sepse të dua
dhe dashuria kërkon prej meje
të dhurohem,
të lëshohem në duart e tua,
me besim të pamasë,
sepse je Ati
im.
Vëllai Sharl i Jezusit |