|
|
Ne, Motrat e Vogla të Jezusit nga
Shqipëria, Greqia, Turqia, Polonia, Hungaria, Serbia, Kroacia,
Ukraina dhe Italia, u mblodhëm nga data 24 maj deri më 2
qershor 2010 në Fshatin e Paqes në Shkodër për
një sesionin mbi temën e kapitullit tonë (2011):
|
|
“SI
MUND TA PËRLIGJIM SHPRESËN TONË NË BOTËN E SOTME? ”
Gjatë sesionit na vizitoi edhe
Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angjelo Masafra, i cili
kremtoi Eukaristinë, ndenji për darkë me ne dhe na foli me
pasion për jetën e Kishës në Shqipëri gjatë kohës së përndjekjes
dhe ripërtëritjes së saj sot.
|
|
|
Në njërën
prej ditëve, vizituam me ngashërim të thellë edhe vendet që
përkujtojnë martirët shqiptarë në qytetin e Shkodrës.
Të shtunën e fundit
të muajit kemi lutur së bashku me një turmë
besimtarësh në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë:
ishim dëshmitare të mëshirës dhe zellit të tyre që erdhën të
lusnin të Marisë: familje të tëra, të rinj, fëmijë, foshnje dhe
pleq ishin aty, dhe:
kush
do të mund ta paramendonte njëzet vjet më parë se do të mund ta
bënim këtë përvojë sot?
Patëm raste të shumta për ta
zbuluar këtë vend kaq të bukur, një qytetërim shumë të vjetër,
një Kishë dhe një popull shumë tërheqës.
Të gjitha Motrat e
Vogla, sidomos ato që erdhën ato që erdhën për herë në Shqipëri,
do ta ruajnë në zemrën e tyre mikpritjen e ngrohtë që morën,
bukurinë natyrore të vendit, së bashku me gjurmët e historisë së
lashtë të popullit Shqiptar.
|