|
Ai
dëshmon me jetën e tij
që Dashuria për Zotin
shkon bashkë me dashurinë për
të gjithë njerëzit,
dhe që Dashuria e
përgjithshme fillon nga dashuria e atyre që janë
afër neve
dhe
do të jetë Falas, pa interes .
Sharl de Fuko na ka lënë një vepër të pambaruar.
Sfida të mëdha ungjillizimi mbeten të hapura përpara nesh:
* sfida e
butësisë dhe e jo-dhunës ungjillore
* sfida e
dashurisë vëllazërore për të jetuar në gjirin e bashkësisë
* sfida
e një vëllazërie të vërtetë në shkallë planetare,
përtej çdo shfaqjeje të urrejtjes etnike dhe hakmarrëse, përtej
çdo ndjenjeje të superioritetit kombëtar apo kulturor
* Papa
Pali VI në enciklikën e tij Populorum progressio,
flet për veprën e inkulturimit të kryer nga vëllai Sharl:
«Në
shumë vende misionarët kanë qenë pionierët e përparimit material
si edhe të zhvillimit kulturor. Mjaft
të kujtojmë shembullin e Vëllait Sharl de Fukosë, i cili në saje
të dashurisë së tij për vëllezërit, u gjykua i denjë të quhej
“vëlla universal”, dhe atij i detyrohemi për hartimin e një
fjalori të çmuar në gjuhën e tuaregëve»
|