|
KONGREGATA E MOTRAVE FRANÇESKANE TË ZOJËS SË PAPËRLYER
Historia e Kongregatës
Kongregata e motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer – Motrat
Shkollore, themeluar në Grac të Austrisë në vitin 1843, ku
aktualisht është edhe Shtëpia Nënë. Karizma e kësaj Kongregate është
shkollimi dhe edukimi i vajzave, në fe dhe në kulturë të
përgjithshme.
Si ka lindur kjo Kongregatë?
Antonia Lampel dhe motra e saj Amalia Lampel ishin mësuese në
shkollën private të udhëhequr nga zonjusha Ana Engel në Neuthogasse. Pas
vdekjes së themelueses së kësaj shkolle, drejtimin e mori Amalia, jo
Antonia edhe pse ishte më e madhe. Antonia kishte arsim të lartë, ajo
zotëronte shumë mirë gjuhën francese dhe italiane, kishte talent për
vizatim dhe muzikë, por në veçanti ishte e talentuar në punëdore.
Antonia edhe pse kishte aftësi të veçanta, ishte shumë e ndrojtur. Ajo
nuk kishte dëshirë të urdhëronte, por vetëm të shërbente. Duke qenë e
tillë, kur kishte nevojë të paraqitej para të tjerëve, ajo gjithnjë
shtynte të motrën e vet, e cila ishte tre vjet më e vogël, Amalian, më e
guximshme dhe më e gjallë se ajo. Megjithatë, nuk dyshohet se Antonia
ishte shpirti i shkollës edhe pse ajo drejtohej nga Amalia. Kështu
motrat Lampel me një grup mësuesesh të reja e ngritën shkollën e tyre në
një nivel të lartë. Por jo vetëm kaq, ato jo vetëm që ditën t’i
përgatitnin ndihmëset e tyre që të bëhen mësuese dhe edukatore të mira,
por edhe që të bëhen të krishtera të mira dhe të përshpirtshme. I gjithë
grupi hyri në Urdhrin e Tretë të shën Françeskut dhe me një entuziazëm
të lartë u munduan që në jetën e përditshme ta realizojnë idealin e shën
Françeskut, në veçanti dashurinë e tij ndaj varfërisë. Pra, detyra
kryesore e rregullit ishte varfëria françeskane. Ato si vajza të pasura
qytetare, të gjitha forcat dhe aftësitë e tyre i vunë në shërbim të
shkollimit të vajzave "të shtresave më të ulta".
Bashkëpunëtoret e tyre gjithashtu i kishin edukuar me idealet e
shën Françeskut, kështu që ato jetuan së bashku në një bashkësi, që
sipas mendimit të tyre nuk ishte përcaktuar për një jetë të vërtetë
rregulltare. Ato ishin të kënaqura me gjërat më të domosdoshme për
jetesë; shtëpia e tyre ishte shumë të vogël, pasi ato ngushtoheshin
vetëm e vetëm që të pranonin një numër sa më të madh vajzash të varfra
dhe që nuk kishin mundësi të paguanin. Në shkollë mbizotëronte numri i
atyre nxënësve që nuk paguanin. Në këtë mënyrë dashuria e tyre për
varfërinë kishte kuptim të madh shoqëror. Në përgjithësi i gjithë mundi
i tyre ishte në shërbim të shoqërisë. Ato nuk kërkuan një përsosmëri të
veçantë për veten e tyre, por vetëm dëshironin t'i shërbenin Zotit duke
i shërbyer në Kishë dhe në të afërmin. Atyre u mungonte vetëm leja nga
Institucionet Kishtare për të qenë rregulltare të vërteta. Ato do të
banojnë dhe do të luten së bashku, por edhe do të punojnë sikurse edhe
punonin, por tani edhe më me vetëmohim. Duke u nisur nga kjo mënyrë jete
ato i drejtohen ipeshkvit me një lutje (Magna Carta) në të cilën
përfshihet i gjithë projekti i jetës së tyre në bashkësi. Arsyet
kryesore ku mbështetet projekti i të kushtuarave janë si vijojnë:
përvoja e tyre në përgjithësi tregon se: bashkimi bën fuqi, në veçanti
nëse ato janë të njësuara në Zotin, të cilit i përkushtohemi
krejtësisht.
"Pa kushte, për të mirën e njerëzimit, heqim dorë nga vullneti ynë,
heqim dorë nga interesat tokësore, lirohemi nga lidhjet e botës së
jashtme dhe marrëdhëniet me ta, të cilat shumë herë pengojnë apo prishin
edhe nismat më fisnike".
Të përvuajturat nuk dyshojnë aspak se nuk do të kenë mundësi t'u
përgjigjen dëshirave të tyre, pasi mënyra me të cilën dëshirojnë të
jetojnë në bashkësi është e thjeshtë dhe e përvuajtur, madje e miratur
në shumë vende të Austrisë, prej pushtetit kishtar dhe atij laik. Të
nënshkruarat e ndiejnë se janë të frymëzuara prej Zotit për të zgjedhur
Urdhrin e Tretë të shën Françeskut serafik, të cilin me aq sa kanë
mundur, e kanë njohur dhe e kanë praktikuar shumë vite më parë, pasi ky
urdhër në radhë të parë është për ata që kushtimin e tyre e praktikojnë
në botë.
Të nënshkruarat e përvuajtura mendojnë, se me fjalët e shprehura
kanë paraqitur në mënyrë të mjaftueshme lutjen e tyre të përvuajtur.
Faktikisht ato dëshirojnë që të bashkohen në jetën rregulltare për ta
edukuar rininë me shpirtin e përvujtërisë dhe të vetmohimit.
Themelimi
Kur Antonia Lampel dhe shoqet e saja themeluan bashkësinë e tyre
rregulltare, Antonia dëshironte që Kisha ta miratonte mënyrën e jetës së
tyre deri atëherë të jetuar. Ajo nuk ka dashur të imitojë ndonjë
kongregatë, por vetëm që, edhe në të ardhmen, të mbahen Rregulloret e
Urdhrit të Tretë, ashtu siç i mbanin edhe më parë. Antonia i ka shtuar
vetëm disa pika të tjera, që kishin të bënin me rendin e kuvendit dhe
mbajtjen e kushteve.
Sipas Antonias kuvendi duhej drejtuar prej motos: “E kushtoj
veten time për ta”, kjo fjalë e Krishtit ka pasur vlerë të lartë për
të. Motrat e saja duhej të drejtoheshin me dëshirë kah shenjtëria, kah
bashkimi me Zotin, jo edhe aq për shkak të tyre, sesa për arsye të
përmbushjes së detyrës që kishin marrë përsipër.
“Ne duhet të jemi të përvuajta, sinqerisht, të jemi të vogla
para Zotit, që Ai të na marrë në duart e Tij të fuqishme e kështu Ai
vetë, së bashku me ne, t'i edukojë fëmijët. Gjithsesi, ne e dimë se
bekimi duhet të vijë prej së larti, prej Atit të Dritës. Posa ta
harrojmë këtë gjë, do ta ndiejmë se jemi të paafta”.
Në themelimin e kësaj bashkësie rregulltare, Antonia si të vetmin
qëllim kishte që t’i ndihmonte anëtaret për një punë më intensive dhe më
të frytshme, në nder dhe lavd të Zotit dhe për të mirën e shpirtrave, me
një fjalë për apostullim.
Papa Gregori XVI me shkresën e tij të datës 15 korrik 1843, lejoi
themelimin e “Institutit të Motrave Shkollore të Urdhrit të Tretë të
shën Françeskut në Grac”, si dhe Statutet e parashtruara.
Kështu me 29 shtator 1843, Antonia Lampel (Nëna Françiska), me
ndihmën e arqipeshkvit Roman Sebastian Zängerle, themeloi në Grac
bashkësinë tonë rregulltare.
Nën udhëheqjen e eprores së dytë, Nënës Agnesa Pfund u paraqiten
ndryshime në të kupturarit e jetës rregulltare lidhur me detyrat e
edukimit. Kështu pasi ato çuan në tensione brenda bashkësisë, nëna
Françiska e braktisi Institutin me qëllim që të shpëtojë unitetin e
bashkësisë. Tre muaj më vonë ajo vdiq nga “tuberkulozi në mushkëri”.
Degëzimet
Nga Kogregata e Motrave Shkollore të Gracit janë ndarë institute të
pavarura:
1860 – Vöcklabruck
1869 – Maribor
1888 – Çeki
Provinca brenda Kongregatës së Motrave Shkollore:
Që nga viti 1857 në Shtajermark dhe në vendet e tjera, në mëyrë të
vazhdueshme u themeluan filialet e reja. Ndryshimet politike dhe
pjesërisht largësitë e mëdha territoriale, çoi në ndarjen në provinca.
Në vitin 1923 u themeluan Provinca e Austrisë dhe ajo e Sllovenisë.
Në vitin 1929 u themelua Provinca e Brazilit.
Në vitin 1965 u themelua Provinca e Malit të Zi.
Në vitin 1968 rajoni i Francës dhe i Afrikës jugore.
Më 4
korrik 1954 – me shkresën e Romës jemi të njohura si “KONGREGATA E
FRANÇESKANEVE TË ZOJËS SË PAPËRLYER”.
Prej provincës së Malit të Zi motrat kanë ardhur në Shqipëri më
06.04.1992.
Nga ardhja në Shqipëri provinca e Malit të Zi ka themeluar këto
bashkësi, që kryejnë këto aktivitete:
Në
Hot të Ri
– Arqipeshkvia metropolitane e Shkodër-Pultit – veprojmë: katekizëm,
udhëheqjen e këndimit kishtar, kopshtin e fëmijëve, kurse të gjuhëve të
huaja, kompjuter, kuzhinë, rrobaqepësi dhe ndihmë sociale për ata që
kanë më shumë nevojë.
Në
Shkodër:
Lagjja Ndoc Mazi, Rruga Kongresi i Lushnjes, nr. 63 – shtëpi formimi për
kandidatet dhe motrat që kryejnë studimet e larta. Përveç kësaj
bashkësia kryen edhe disa veprimtari: katekizëm, udhëheqjen e korit,
mirëmbajtjen e kishës famullitare (Zoja Rruzare), vizitë dhe ndihmë të
moshuarve e të sëmurëve etj.
Në
Tiranë
veprojmë në Nunciaturën Apostolike dhe në Arqipeshkvinë Tiranë-Durrësit
udhëheqjen dhe mirëmbajtjen e amvisnisë dhe katekizëm, gjithashtu të
njëjtën veprimtari e zhvillojmë edhe në Administraturën e Jugut në
Fier.
Në
Kallmet
– Në Administraturën e Lezhës bëjmë këto aktivitete: katekizëm, kopsht
fëmijësh, shkollë fillore, mirëmbajtjen e kishës, udhëheqjen e korit,
kurse kuzhine, rrobaqepësie, vizita dhe ndihmë të sëmurëve dhe të
varfërve.
Në
Lezhë
jemi duke ndërtuar kuvendin dhe shkollën 8 – vjeçare.
ADRESAT:
KONGREGATION DER FRANZISKANERINNEN
VON DER UNBEFLECKTEN EMPFÄNGNIS
Eggenberg - Georgigasse 84, 8020 Grac Austria
E-mail: generalat@schulschwuestern.at
PRESENTATION www.schulschwestern.at
CRNOGORSKA PROVINCIJA FRANJEVKI
BEZGREŠNOG ZAČEĆA
Ul.Vojvode Boža 34, 81250 Cetinje
CRNA GORA - MONTENEGRO
E-mail : franjevke@cg.yu
MOTRAT FRANÇESKANE
TË ZOJËS SË PAPËRLYER
Lagjja Ndoc Mazi
Rruga Kongresi i Lushnjes
SHKODER – ALBANIA
E-mail: bashksiashkoder@hotmail.com
tituj Franceskanet |