ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
Institutet Rregulltare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

titujt Murgeshat Klarise

 

 

"Hiri i punës"

 

 

“Motrat të cilave Zoti u ka dhënë hirin për të punuar, të punojnë duke bërë punë të hijshme dhe të nevojshme për të gjithë, me besnikëri dhe me bujari”.

(nga Rregulla e Shenjtes Kjarë)

  Vëllazëria e Motrave Klarise jeton me punën e duarve të veta dhe me atë që “Motra Provani” u jep çdo ditë.

 Puna është dhuratë e Hyjit që e lartëson shpirtin dhe është një mjet jetese e bashkëndarjeje me të varfrit, është një hir dhe një mision; është sikur duart e çdo njeriu dhe ato të Hyjit gërshetohen në një gjest të vetëm krijimi.

 Laboratori i lidhjes dhe i restaurimit të librave të vjetër i pajisur mirë u mundëson motrave t’u përgjigjen kërkesave të shumta të punës: risistemim të librave modernë, Leksionarëve dhe Meshareve; restaurim të dokumenteve dhe të librave të vjetër; rilidhje të revistave dhe të analeve.

 Në laboratorin e qepjes me pëlhurë tradicionale shkodrane bëjmë veshje të shenjta (Stola, mbulesa e gjëra të tjera për altarin). Gjithashtu, bëjmë oste për Meshën e Shenjtë.

Sot manastiri është një vend ku vijnë shumë persona, laikë dhe rregulltarë, të cilët duan të ndahen në heshtje dhe të luten së bashku me bashkësinë e Motrave Klarise.

Dhoma e miqte të manastirit, me dy shtretër, mikpret ata që dëshirojnë të ndalet për disa ditë ripërtërirjeje shpirtërore.

Kapela është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në momentet e ndryshme të lutjes së bashku me Motrat: Mëngjesorja, Mesha e Shenjtë, Ora e Gjashtë, Mbrëmësorja.

Manastiri brenda një kohe të shkurtër është kthyer në një “qendër dëgjimi” për shumë persona që kërkojnë një rreze shprese.  

Motrat vënë në dispozicion kohën dhe mjediset e tyre për ata që kanë nevojë për dëgjim, ngushëllim, bashkëndarje.

 

Për ata që dëshirojnë të vijnë në Manastrin “Shenjta Kjarë” dhe të lidhen me Motrat Klarise:

 

Motrat Klarise

Manastiri “Shenjtja Kjarë”

Lagjja V. Shanto, Rruga M. Barleti

 

SHKODËR – SHQIPËRI

 

Tel./Fax: (+355) (0)22.48308

Cel.: (+355) (0)69.2537970

E-Mail: klaralbania@hotmail.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster