ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

INAUGURIMI I MANASTIRIT "SHENJTJA KJARË" NË SHKODËR

 

Më 29 tetor 2005, pas një viti pune rindërtuese, është bekuar dhe inauguruar Manastiri “Shenjtja Kjarë” në Shkodër (Shqipëri).

     

Prania e motrave Klarise, që vijnë nga manastiri “Shën Nikolla”, i Arqidioqezës së Otrantos (Itali), plotëson fytyrën e Kishës lokale duke e pasuruar atë me përmasën soditëse. Pas dy vjetësh qëndrimi të përkohshëm në parafabrikatet e qendrës dioqezane “Fshati i Paqes” të Shkodrës, vëllazëria tani ka një vend të veçantë ku t’ia lartësojë duart Hyjit, pa zotëruar asgjë, pa dalë jashtë, në përvojën e një vëllazërie të pajtuar, në dëgjimin e atyre që janë në kërkim të paqes. Manastiri ndodhet në zemër të qytetit, ku përpara komunizmit ndodhej Kolegji Serafik i Fretërve Minorë. vitin 1946 ndërtesa u sekuestrua nga regjimi i Enver Hoxhës, i cili e shndërroi atë në seli të ‘Sigurimit të Shtetit’, domethënë në qendrën e përndjekjes më të pamëshirshme politiko-fetare. Në ritin e bekimit, të udhëhequr nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra , Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës, kanë marrë pjesë disa meshtarë e laikë të Dioqezës së Otrantos (Le) – Itali, qindra persona që vinin edhe nga jugu i Shqipërisë, vëllezër katolikë, ortodoksë dhe myslimanë, njerëz të thjeshtë dhe të varfër të fshatrave dhe disa autoritete vendore. Në ajrin e ngrohur nga një diell rrezatues, në oborrin përpara manastirit, të gjithë kanë dëgjuar në një heshtje plot respekt fjalët e Arqipeshkvit, i cila ka theksuar rëndësinë e të qenit sot shenjë e parësisë së Hyjit, edhe në historinë e errët të njeriut, dhe shenjë vëllazërie e takimi mes kulturave të ndryshme.

   

 

Aty ku gjatë natës lartësoheshin ofshamat e burrave dhe të grave mizorisht të torturuar, tani, ditën, në dritën e të Ringjallurit, ngrihen lavdet liturgjike të Kishës së Shenjtë, nëpërmjet zërit të këtyre motrave, rreze drite e shprese, në mesin e një populli që është duke rindërtuar historinë e tij të vështirë

 

titujt Murgeshat Klarise

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster