ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
Institutet Rregulltare

 

 

 

Sh. Kjara e Asizit: një himn lavdi

 

Kjarë, Nënë e Motër e jona,

ndihmona të pasqyrojmë,

të projektojmë drejt botës

atë që sodisim,

të dëftojmë atë ikonë të gjallë

të ndërtuar në brendësinë tonë

nga duart e Hyjit.

Ndihmona ta shpëtojmë dhe ta çlirojmë

shëmbëlltyrën e Hyjit të pranishme në ne

që të mund t’jua ofrojmë të tjerëve,

të çliruar nga të gjitha merakosjet

dhe travajet që na bëjnë

të harrojmë praninë e Tij.

Ti na fton të shkojmë me guxim dhe pa frikë.

Na thua: “E kam parë Zotin!” (Gjn. 20, 18),

na e dëfton me jetën tënde të përflakur për të,

na e dëfton me hovin tënd ungjillor

të rrënjosur në besimin në Të.

Jeta jonë ka nevojë sot

të rigjejë guximin,

bujarinë që lindin

nga gëzimi se kemi gjetur thesarin

që i trondit pozitivisht

perspektivat e ekzistencës sonë.

Je ti vetë që na uron:

 

“Zoti që na ka dhuruar

t’ia fillojmë për së mbari,

na dhashtë edhe që të rritemi

dhe të ngulmojmë

deri në fund. Amen!”.

 

titujt Murgeshat Klarise

 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster