ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

Murgeshat Klarise

 Manastiri “Sh. Kjara”

SHKODËR / Albania

Mob. (00355) 69.2537970

 

    Shenjtja Kjare e Asizit, Jeta e saj                     

 

   Shenjtja Kjare lind në Asiz më 1193 nga një familje e pasur dhe fisnike

     Është akoma fëmijë kur në qytet shpërthen një luftë civile mes bujarëve dhe borgjezisë që po lindte. Sh. Kjara është e detyruar të strehohet në Perugja, ku qëndron deri në moshë të rinisë. Si kthehet  në Asiz duke vërejtur në zemër shenjat e para të thirrjes së Hyjit, refuzon çdo propozim martese dhe i kushtohet lutjes dhe përkujdesjes së më të varfërve.

    Duke ndier të flitet për Frat Françeskun, tashmë ndjekës i Krishtit të varfër në udhën e re ungjillore që ai është duke ndjekur, do ta takojë dhe zbulon se në zemër të saj ka të njëjtën thirrje.

    Natën e të Dielës së Larit të 1211 ikën nga shtëpia për të arritur Françeskun dhe fretërit e tij në Porziuncola. Këtu i kushtohet Zotit, duke mohuar familjen e saj, gjendjen e saj të lartë shoqërore dhe të gjitha të mirat e saj.

    Pas një qëndrimi të shkurtër pranë benediktineve të Bastisë e më pas në një vend tjetër, për vullnet të Françeskut, stabilizohet në Shën Damian, e arritur së shpejti nga motra e saj Anjeze dhe nga të reja të tjera. Këtu i kalon ditët në lutje dhe në punë, në varfëri dhe në jetën e gëzueshme vëllazërore.

 

Lind kështu familja e “Motrave të Varfra” që në pak kohë përhapet në shumë vende të Evropë.

Në moshën tridhjetë vjeçare për Sh. Kjarën fillon një sëmundje e gjatë që do ta bëjë të bie e sëmurë. Pa marrë parasysh këtë, vazhdon të jetë për motrat e saj një nënë e kujdesshme, një udhëheqje e urtë dhe një shembull jete vërtetë ungjillore.

Më 11 gusht 1253 bën kalimin e saj të lum në qiell, duke i pëshpëritur shpirtit të saj:

“Shko i sigurtë sepse ke shoqëruesa të mirë në udhëtim...”

Pas vetëm dy vitesh shpallet shenjte. Trupi i saj ruhet dhe nderohet në Bazilikën e Asizit të kushtuar asaj.

 

Shkrimet: zëri i shpirtit të saj

Sh. Kjara është një ndër gratë e pakëta që na ka lënë disa shkrime. Këto tekste të saj janë zëri i përnjëmendtë i shpirtit të saj dhe burimi kryesor për të njohur mësimet e saj.

E para grua në histori, Sh. Kjara shkruan një formë jete (Rregullën) që e mbron me vendosmëri të guximtë derisa Papa i jep miratimin më 9 gusht 1253, në pragun e vdekjes së saj. Në dymbëdhjetë kapituj Sh. Kjara, që përcaktohet  si “bimëza e Atit Françesk”, e përvijon jetën e motrave të bashkuara për të jetuar në përvujtëri të shenjtë dhe në varfri tejet të lartë, në heshtjen soditëse dhe në shërbimin e përvuajtur  dhe të kujdesshëm.

    Në vitet e fundit të jetës së saj Sh. Kjara shkruan Testamentin e vet, një falënderim të sinqertë Atit për hiret e thirrjes dhe një nxitëse amënore motrave të atëhershme dhe të gjithmonshme, në mënyrë që ta jetojnë me besnikëri dhe gëzim jetën e tyre të dhuruar Hyjit, duke ndjekur mësimet e Atit Shën Françesk “kolonë, përkrahje dhe ngushëllim i vetëm pas Hyjit”.

    Sh. Kjara shkruan edhe katër Letra drejtuar Anjezes, si abatesha e manastirit të Pragës.

 

 

Këtu më se tjetërkund zbulohen sekretet e shpirtit të Kjarës, afektet më intime që e bashkojnë me Zotin Jezus dhe me motrat: një dashuri të flaktë që ajo e mban të shkruar në thellësitë e zemrës së saj prej gruaje, motre dhe nëne.

Fjalët janë të thjeshta dhe të mrekullueshme, magjepsëse dhe ndriçuese, të afta që të na e dorëzojnë të paprekshëm sekretin e kësaj të krishtere të vërtetë, të kësaj gruaje vërtetë të lumtur, që e ka gjetur në Krishtin kuptimin përfundimtar dhe të thellë të jetës së saj.

 

Murgeshat Klarise: familja e saj e madhe

Rregulla e shkruar nga Shën Kjara fillon kështu:

“Forma e jëtës së Urdhrit të Motrave të Varfra, e themeluar nga i lumi Françesk, është kjo: të zbatohet Ungjilli i shenjtë i Zotit tonë jezu Krishtit, duke jetuar në dëgjesë, pa asgjë të veten dhe në pastërti”.

Sh. Kjara zgjedh që të jetojë Ungjillin e Jezu Krishtit në varfri dhe në përbashkim vëllazëror, duke lejuar të udhëhiqet nga Fjala e Hyjit dhe nga soditja e të Kryqëzuarit të varfër. Gatishmëria ndaj Shpirtit, ndjenja e realitetit, bashkëndarja e përgjegjësive, rëndësia e faljes së ndërsjellë, i japin formës së jetës një autenticitet jete ungjillore gjithnjë aktual.

    Së bashku me Françeskun dhe me vëllezërit e saj shfaq njësinë e thirrjes së përbashkët, që realizohet në Kishë, pasqyrë dhe shembull për të gjithë ata që jetojnë në botë.

    Jeton në tërheqje, në mënyrë që intimiteti me Hyjin të bëhet, në qetësi dhe në heshtje, përbashkim me të tjerët, me gjithë krijimin. Aktualisht Klariset janë rreth 16 mijë në manastiret e ndryshme të përhapura në mbarë botën.

 

 

titujt Murgeshat Klarise

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster