|
Murgeshat Klarise
Manastiri “Sh. Kjara”
SHKODËR - Albania
Mob. (00355) 69.2537970
MURGESHAT Klarise në tokën
Shqiptare
Duke iu bashkuar me gëzim
dëshirës së Fretërve Minorë të Provincës Françeskane Shqiptare,
Manastiri i Shën Nikollës të Soleto-s (Lecce - Italia), ka pranuar që të
bëhet nismëtar i themelimit të Manastirit të Klariseve në tokën
shqiptare.
Projekti ka filluar të
behet realitet kur, në korrik të 2003 një grup prej shtatë murgeshash ka
filluar të jetojë Rregullën e Shën
Kjarës në Shkodër.

Nga pikëpamja historike, në
realitet, ai i Murgeshave Klarise nuk është aq një mbërritje e re, sa
një kthim fatbardhë.
Faktikisht, përkujtimet
historike të Provincës Françeskane Shqiptare ngulmojnë në të kujtuar se
Kuvendi i Fretërve të Kep i Redonit, i kushtuar Zojës së Ngjitur në
qiell, përpara 1488 kishte qenë një Manastir i Urdhrit të Shën Kjarës, i
themeluar dhe i ruajtur nga njëra prej motrave të Skënderbeut.
Kastriotët, në fakt, qenë zotërinjtë e atyre vendeve.
Përveç tri motrash me
prejardhje italiane, bëjnë pjesë në këtë themelim të ri, katër motra
shqiptare që, nga viti 1993 janë formuar në Itali. Për të theksuar
vullnetin që të futen plotësisht në jetën e kishës vendore, këto motra
kanë bërë kushtimin e tyre solemn të jetës monastike në Katedralen e
Shkodrës më 14 dhjetor 2003.
Ngjarje të ndryshme nuk
kanë bërë akoma të mundur ndërtimin e një manastiri të ri. Aktualisht
jemi të pranuara në tre struktura prefabrikate, në Fshatin e Paqes
(Shkodër), dhe një përvojë e tillë na ofron mundësinë për të jetuar një
periudhë të përkohshëme dhe hiri, që na mëson t’i japim përparësi jetës
më tepër sesa veprave.
Për karizëm nuk i
kushtohemi veprave të apostullatit. Prania jonë vëllazërore dhe lutjeje
në kishë dëshiron tu shpallë të gjithëve që Hyji është dashuri dhe që
është e mundur të jetosh veçanërisht për Të, duke ndërhyrë me lutje dhe
me dëshminë e jetës, me qëllim që çdo njeri të jetë plotësisht i lumtur.
Jemi të disponueshme ndaj
të gjithë atyre që dëshirojnë të bashkëndajnë me ne momente lutjeje,
qetësie, ballafaqimi, dëgjimi, bashkëbisedimi. I pranojmë ata që
dëshirojnë të vijnë, çdo ditë, në momente të përputhura.
Viviamo di Provvidenza e
del nostro lavoro. Stiamo attrezzando un laboratorio di legatoria e di
restauro di libri antichi; inoltre, confezioniamo e ricamiamo arredi
sacri.
Nella prossima primavera ci
auguriamo di trasferirci in una struttura più stabile, attualmente in
ristrutturazione, l’ex Collegio Serafico dei Francescani in Scutari,
trasformato in sede della polizia e carcere dal regime comunista.
titujt
Murgeshat Klarise |