|
|
NË UDHËN E KRYQIT DREJT SHPRESËS
Kreshmët
e vitit 2006 kanë shënuar një etapë të rëndësishme për ecjen tonë të
vëllazërisë si Klarise, pjesë e Kishës në Shkodër.Vendi nga i cili i
lartësohet Hyjit lavdi ynë dhe në të cilin çdo ditë lëvizim është për ne një
përkujtim i vazhdueshëm i atyre që na kanë paraprirë në dëshminë e fesë. Për
këtë arsye, me rastin e 60-vjetorit të fillimit të përndjekjeve komuniste,
kemi dashur të jetojmë përvojën e Udhës së Kryqit javore duke ftuar të
gjithë që ta ripërshkojnë udhën e kalvarit në këtë shenjtërore të dhimbjes
njerëzore. Jezu Krishti i kryqëzuar, i vdekur dhe i ringjallur për ne, na
thërret që ta drejtojmë shikimin tonë drejt Tij, për t’u pajtuar me
historinë e kaluar, për t’u a ngazhuar
në të tashmen me qëllim që të ndërtojmë një të ardhme paqeje dhe shprese.
Fjala e Hyjit dhe fjala e Martirëve kanë tingëlluar në korridoret e
ish-burgut të Shkodrës (Sigurimi i Shtetit), në një klimë heshtjeje të
thellë dhe folëse.Në takimin e çdo të mërkureje në orën 15.30 kanë marrë
pjesë qindra persona, rregulltare e laike, të ardhur nga qendra dhe jugu i
Shqipërisë. Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra, Vikari i Përgjithshëm Imzot
Lucjan Avgustini, Provinciali i Urdhrit të Fretërve Minorë Atë Ndue Gashi
dhe Atë Flavio Cavallini O.F.M., kanë udhëhequr lutjen përgjatë ndalesave të
Udhës së Kryqit.
(artikull i botuar në “Fjala e Paqes”)
titujt
Murgeshat Klarise |
|