|
TË DHËNA TË PJESSHME PËR FAMULLINË E BARBULLUSHIT
Famullia
e Barbullushit, si shumë famulli të dioqezës së Shkodrës, është e
lashtë. Duke shfletuar librin “Letra dhe dokumente të Pjetër Bogdanit”,
në letrën 100, faqe 187, gjejmë në mes të tjerave një korrespondencë të
Bogdanit, shkruar në Barbullush, i cili aso kohe po përjetonte shumë të
zeza. Letra mban datën 19.10.1666. Por rezulton se në këtë famulli
shënimet në regjistra të ndryshëm për lëvizjen demografike kanë filluar
të mbahen që në vitin 1881, d.m.th. 120 vjet më parë. Këto janë mbajtur
kryesisht për pagëzimet (lindjet); martesat dhe vdekjet.
Së pari
ka filluar t’i mbajë Dom Gaspër Bufli, i cili i ka plotësuar regjistrat
në gjuhën latine. Megjithatë, po të vërehen me vëmendje mund të kuptohet
gjendja e jeta e kësaj famullie.
Sëmundjet
e ndryshme infektive dhe shfarosëse të shfaqura në Evropë, nuk munguan
ta përshkojnë edhe Barbullushin. Ndër më të përhapurat qenë:
tuberkulozi, malarja, lija, kolera, murtaja, spanjola, shumica
vdekjeprurëse dhe me pasoja të rënda. Kjo vërtetohet më së miri në
shënimet që gjenden në regjistrat e kësaj famullie, ku ka pasur edhe 2
vdekje në ditë, në të njëjtën familje. Burimi i përhapjes së këtyre
sëmundjeve duhet kërkuar tek vështirësitë ekonomike të asaj kohe:
mungesë ushqimi, kushte jo të favorshme për jetesë e banim, si dhe në
mungesën e kulturës mjekësore.
Për
ilustrim: Lush Kolë Gjushi vdes në vitin 1919; po atë vit i vdes edhe
nëna e gruaja, pra shuhet një familje. Kol Ndrecës i vdesin në të
njëjtën ditë 2 vajza: njëra 13 vjeçe e tjetra 15 vjeçe.
PASQYRË
DEMOGRAFIKE E NJË PJESE TË BARBULLUSHIT
VITET LINDJET
MARTESAT VDEKJET JETA MESATAR
1883-1889 096 65
169 32.68
1890-1899 265 94
164 39.03
1900-1909 264 91
139 38.61
1910-1919 233 59
123 35.42
1920-1929 236 54
163 28.04
1930-1939 271 -
- -
1940-1949 377 -
- -
1950-1959 333 -
- -
1960- 263 -
-
-
Totali
2.328
Jeta
mesatare deri në vitin 1929 është 34.83.
Shënim:
Nga marsi i vitit 1912 deri në vitin 1914, për arsye të luftrave të
ndryshme nuk janë bërë regjistrime; po kështu mungojnë edhe ato të vitit
1915. Rifillojnë në prill deri në tetor të vitit 1952.
-
Nga vitet 1940 –1949 ka një
rritje pagëzimesh, pasi mungonin meshtarë në shumë fshatra të tjerë.
-
Regjistrat e martesave dhe të
vdekjeve që nga viti 1930 kanë humbur.
Pasqyra e sipërme na jep
deri në njëfarë mase gjendjen e lëvizjes demografike të famullisë së
Barbullushit për periudhat që u përmenden më sipër; por nuk duhet të
merret e plotë, pasi, siç theksuam në shenimet përkatëse, sidomos për
lindje, ne mungesë të meshtarëve, ka raste që të jenë pagëzuar në këtë
famulli fëmijë të lindur në fshatra të tjera dhe që nuk i përkasin
famullisë së Barbullushit.
Dihet se Barbullushi ka
afërsi territoriale me një tjetër famulli të vjetër, siç është ajo e
Kuklit, në të cilën për një kohë mjaft të gjatë ka punuar dhe shërbyer
si famullitar meshtari, gjuhëtari dhe patrioti i shquar DOM NDRE MJEDA.
Me punën dhe kontributin që ka dhënë ky meshtar në këtë famulli, ka bërë
që të shtohen ndjenjat e atdhedashurisë, të cilat, në forma të ndryshme,
janë shfaq në popull dhe në individë të veçantë, veçanarisht në vitet e
para të shek. XX. E në këtë aspekt mund të paraqesim individë apo grupe
njerëzish:
1.
JACI I NDUE
GEGËS (emri i vertët është Gjon). Qëndronte i
armatosur dhe nuk donte në asnjë mënyrë t’i nënshtrohej qeveritarëve
turq. Prandaj shumë shpejt u bë objekt ndjekjesh nga ana e këtyre të
fundit. Në një përpjekje, rrethohet në afërsi të malit, në Jushë, ku
fillon pushkën, duke u plagosur nga ekspedita me e madhe në numër që
kishte përgatitur qeveria turke. Largohet fshehtas nga ai vend, ashtu i
plagosur dhe zë vend në një gropë të një furre gëlqereje. Turqit shkojnë
pas gjurmëve, dhe pas një qëndrese heroike i rrethuar, vritet, pasi
kishte vrarë një oficer dhe plagosë një tjetër. Të dy të vdekurit
i mbulojnë me gur dhe i lënë aty.
2.
Një kangë që këndohet
vazhdimisht në dasma e festa nga FILIP GACI. Më vonë, së bashku
me LAZËR GJONIN, bën fjale për një oficer turk, me kombësi shqiptare, i
cili futet në lagjen “Dedaj” për të liruar një shtëpi për llogari të një
tjetri. Me këtë rast kërset pushka dhe vritet NDREKA, vëllai i PJETËR
SIMONIT, në moshë shumë të re. E në këtë rast Pjetri e
ndjek oficerin, e gjen dhe e vret. Arrestohet, internohet ne Stamboll,
por pas disa kohe kthethet në shtëpi, martohet, duke lene edhe
trashëgimtarë. Ja një pjesë e kësaj ngjarjerje, e përjetësuar në këngë
nga rapsodi popullor:
Hajt, o hajt, Pjetër Simoni,
se ne Stambolle, po të çon
vapori.
Qëndro, Pjeter, more vëlla,
se ty Ndrekën ta kanë vra…
3.
Një grup atdhtarësh presin
postën e Turkut në “Shkallën e Kuklit”, vrasin shoqëruesit e saj dhe i
grabisin. Kundër tyre niset një ekspeditë turke dhe arreston ne Kukël
Kol Gjonin dhe në Barbullush vllezerit Ndrekë dhe Cub Jakun dhe sa
kalojnë përtej kodrave, në Xaj, i pushkatojnë.
4.
Ngjarje me rëndësi në jetën e
Barbullushit është përpjekja për të organizuar një kryengritje të madhe
kundër turqve, nga fundi i vitit 1911 dhe fillimi i vitit 1912.
Besimtarët katolikë braktisën shtëpitë e tyre, duke u vendosur në
Sukubinë (Mal i Zi), duke i kërkuar Krajl Nikollës arme. Por këtu punët
ndryshuan: Mali i Zi vuri kushte, duke kërkuar që ata të viheshin në
shërbim të këtij të fundit. Këta e refezuan dhe një shembull të mirë në
këtë drejtim dha Lush Kolë Gjushi, që i pari hodhi poshtë këtë ofertë.
5.
Mjaft i njohur në Barbullush
është edhe bashkëfshatari NDOC DEDA, i pagëzuar me emrin NDOC ZEF NDOJA.
Siç dëshmon shënimi që ka lënë në regjistrin e pagëzimit famullitari i
asaj kohe, Dom Palë Shantoja, i lartëpërmenduri lindi në Barbullush më
23 dhjetor 1890 dhe është pagëzuar më 27 po të këtij muaji. Disa të
dhena të shkurtra biografike për të dëshmojnë, se ai mbeti jetim që i
vogël. Pas vdekjes së babës, nëna doli në Shkodër, së bashku me Ndocin,
për të cilin u kujdes që ta rriste, natyrisht me shumë mundime. Vendosja
për banim ne Shkodër në afërsi të shtëpisë së patriotit Luigj Gurakuqi,
ndikoi shumë në jeten e tij. Në Shkodër kreu arsimin fillor, thuhet se
kreu edhe shkollën e mesme (pa u përcaktuar vendi dhe profili, ndoshta
teknike), por zotërimi i dy gjuhëve të huaja: italisht dhe frëngjisht,
të bën të mendosh se shkollën e mesme mund ta ketë bëtë jashtë shteti.
Vitet kalojnë dhe Ndoci rritet, bëhet i aftë për të kryer shërbimin
ushtarak. Megjithatë i ka përherë parasysh porositë e Luigj Gurakuqit, i
cili me anë të një letre dërguar Dedë Gjo Lulit arrin ta bashkojë me
këtë të fundit, i cili inkuadrohet në çetat e patriotit në fjalë duke
marrë pjesë në kryengritjen e Malësisë së Madhe që përfundon me ngritjen
e flamurit kombëtar në Bratilje të Deçiçit, më 06.04.1911, nga patrioti
Dedë Gjo Luli, plot 90 vjet më parë. Pasi perfundon kjo kryengritje,
gjen rastin të kthehet në Barbullush e të strehohet tek Rrok Gjon Kaça,
daja i vet. Është sërish ky luftëtar që shfaqe gatishmërinë për të marrë
pjesë në kryengritjen kundër Esat Pashës, por nuk ia arrin qëllimit që
ta thyej kete feudal. Në këto kushte detyrohet të shkojë në Kallmet të
Lezhës, ku bashkohet sërish me Dedë Gjo Lulin. Duke ndjekur ngjarjet e
mëpastajme, flasin për qëndrimet e Dedës për të hyrë në bisedime me
ushtritë serbe dhe largimin e Ndrekës në Breg të Matit, kapjen,
çarmatosjen, dërgimin në Gëziq dhe dorëzimin tek ushtarët e Esat Pashës,
dërgimin në Durrës, më pas në Itali, rikthimin në Shqipëri, etj.
6.
Kështu u ndërthuren ngjarjet e
këtij patrioti, derisa ky i qëndroi afër Kolës (djalit të Dedës), pasi
ishte i sëmurë, edhe sepse kështu i kishte premtuar Dedës. Pas vdekjes
së Kolës, kaloi në çetën e Osman Haxhisë, e cila luftonte për lirimin e
Vlorës, që u arrit në fund të gushtit, por që përfundoi me festimet e
mëdha të datës 3 shtator 1920. Emri i Ndoc Dedës rezulton edhe tek
pjesëmarrësit e luftës së Koplikut kundër Serbëve, po në vitin 1920.
Jetoi duke punuar si konduktor në rrugën Shkodër-Pukë, duke marrë pjesë
në ndërtimin e urave, derisa doli në pension. Vdiq dhe u varros në
Shkodër më 02.05.1667.
Të dhëna për kishën
1.
Emri i pajtorit “ZOJA E
NGJITUR NË QIEL” Barbullush.
2.
Kisha është ndërtuar në vitin
1963 nga Dom Ndre Plau.
3.
Është ristrukturuar dhe pajisë
me banka nga Dom Luigj Lajsi në vitin 1942.
4.
Është prishur dhe përshtatur
për oficinë bujqësore.
5.
Është pastruar dhe ka shërbyer
si kishë qysh në vitin 1991 nga Vëllezërit e Nënë Terezës.
6.
Është ndërtuar nga Motrat e
“Zemrës së Papërlyer të Zojës" dhe është shuguruar nga Imzot Angelo
Massafra më 11.10.1998.
7.
Territori
është rrethuar dhe mbajtur nga Motrat. Shërbesat fetare kryhen
nga Dom Ernest Troshani.
8.
Murgeshat kujdesen për
mirëmbajtjen e saj dhe është shumë e bukur.
MESHTARËT QË KANË SHERBYER NË FAMULLINË E BARBULLUSHIT QYSH SE
KANË MBAJTUR REGJISTRIMET JANE:
1. Dom Gaspër Bufli, 1881
- 1882, Italisht, Latinisht
2. Dom Pjetro Ivanaj, 1883 - 1887, Italisht
3. Dom Pal Shantoja, 1888 - 1892, talisht
4. Dom Mark Klari, 1892 – 1905, Italisht
5. Dom Pjetro Tusha, 1905 – 1906, Italisht
6. Atë Agostino Glasnoviç, 1906, Italisht
7. Dom Giuseppe Puka,
1906, Italisht
8. Dom Nikoll Radovano,
1906 – 1911, Italisht
9. Dom Pjetër Sukreli, 1912, Italisht
Pa prift, 1914 –
1914
10. Dom Zef Skllaku, 1915 – 1918, Shqip
11. Dom Zef Sukreli, 1918 – 1929, Shqip
12. Dom Ndre Plani, 1930 – 1936, Shqip
13. Dom Kolec Prenumshi, 1937 – 1941, Shqip
14. Dom Luigj Zojsi, 1942 – 1949, Shqip
15. Dom Zef Gilaj, 1949 – 1950, Shqip
Pa prift, 1950 –
1951
16. Dom Pjetër Gruda, Prill-Korrik 1952,
Shqip
17. Dom Nikoll Dragusha, 1952 – 1955, Shqip
18 Dom Trijac Gjoka, 1955 – 1956, Shqip
19. Dom Zef Gilaj, Qershor-Tetor 1956, Shqip
20. Dom Laser Dedi, 1956 – 1957, Shqip
21. Dom Ernesht Troshani, 1958 – 1965, Shqip
22. Dom Mikel gjergji,
1965, Shqip
titujt oblatet |