Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Alfons Tracki

Lindi në Bleischwitz/Bliszczyce më 02.12.1896. I Dioqezës së Shkodrës. U shugurua meshtar në Shkodër më 14.06.1925. U emërua Zëvendës-famullitar i Katedrales së Shkodrës, pastaj Famullitar i Pulajve (Velipojë). Prej vitit 1943 u emërua Zëvendës-famullitar i Dom Mikel Koliqit në Katedralen e Shkodrës. U arrestua në Shllak më 14.02.1946, në zonën e Mazrrekut, ku ishte strehuar meqë, duke qenë gjerman, konsiderohej si spiun. Po atë ditë u dërgua në burgun e Shkodrës. U dënua me vdekje më 18.07.1946 dhe një ditë më pas u pushkatua.