Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Ejëll Deda

Lindi në Shkodër më 22.02.1917. Shkollën fillore e bëri në Lagjen Ballabane të Shkodrës. Pastaj e vazhdoi atë, më përpara, te fretërit dhe, pastaj, te Seminari Papnor Shqiptar në Shkodër dhe, në fund, te Propaganda Fide në Romë. U shugurua meshtar në Shkodër më 24.02.1943. Qe Famullitar në Rranxa të Bushatit. U arrestua në Rranxa të Bushatit më 10.01.1947 dhe u burgos në Shkodër. U dënua me 10 vjet burg dhe punë të detyruar. Vdiq në infermierinë e burgut më 12.05.1948.