|
Dëshiroj të falenderoj donatorët e shumtë të cilët na dhanë mundësinë
të realizojmë këtë ëndërr, me jo pak sakrifica. Së pari Caritas-in e
Darfo-Brescia që na dhuroi strukturën e bukur me anë të fondeve të
Misionit Arcobaleno, të cilit i takon një falenderim i veçantë
dhe i përzemërt për bashkëpunimin.
Gjithashtu, falenderoj edhe Caritas-in Dioqezan të Brescias, që
ka financuar blerjen e terrenit prej 8000 m2 mbi të cilin sot
ngrihet qendra.
Por, nuk mund të lë pa përmendur rolin e rëndësishëm të
ish-Kryeministrit Shqiptar Z. Pandeli Majko dhe ish-Ministrit të Punëve
të Brendshme Shqiptare Z. Spartak Poçi, të cilët bënë të mundur dhurimin
e strukturave ushtarake (“ish kazerma e Policisë së Kufirit pranë lumit
Buna”), që sot janë pjesë e Fshatit të Paqes, në shërbim të
njerëzve më të varfër dhe të paqes universale.
Një përshëndetje të veçantë dëshiroj të rezervoj për Don Danilo
Vezzoli, drejtor i Caritas Darfo-Brescia, dhe për stafin e tij, për
miqësinë dhe vëllazërinë që kanë treguar gjatë zbatimit të punimeve të
ndërtimit të qendrës, e cila gjithmonë do të mbajë firmën e miqve nga
Brescia.
Duke përfunduar, dëshiroj të shpreh mirënjohjen e kishës së Shkodrës
ndaj Renovabis dhe Misereor - Germany për besimin e dhënë ndaj projektit
“Shtëpia e Paqes” dhe për gjithë mbështetjen që ofrojnë, për realizimin
e kësaj ëndrre të Kishës së Shkodrës.
+ Angelo Massafra
Arqipeshkev Metropolit Shkoder-Pult
titujt kryesore |