Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Marije Tuci

Aspirante murgeshë

Lindi në Ndërfushaz të Mirditës më 12.03.1928. E Dioqezës së Abacisë Nullius të Shën Llezhdrit të Oroshit në Mirditë, aktualisht Dioqeza e Rrëshenit. Ishte aspirante e Motrave të Varfra të Varreve të Shenjta të Shën Françeskut, të njohura si Motrat Stigmatine. Qe mësuese në Gojan dhe Fan të Mirditës. U arrestua në Ndërfushaz dhe, e burgosur në Shkodër më 11.08.1949, u dënua me tre vjet burg me kusht. Prej torturave të pësuara vdiq si e burgosur në spitalin e Shkodrës më 24.10.1950.