|
|
CARITAS-I NDIHMON FAMILJET NË NEVOJË
Situata e krijuar gjatë ditëve të para të janarit 2008,
për shkak të motit të keq, në pjesën veriore të Dioqezës sonë, ku
përfshihen rrethet Pukë, Fushë-Arrës dhe Tropojë, ka bërë që mjaft
banorë të këtyre zonave të gjenden në vështirësi ekonomike. Moti i keq
ka sjellë si pasojë bllokimin e rrugëve; madje në disa fshatra të thella
malore lëvizja është e pamundur.
Në këtë situatë emergjente, Caritas-i Dioqezan Sapë, nën
udhëheqjen e Drejtorit Dom Simon Kulli, me mbështetjen edhe të
Caritas-it Shqiptar, ka bërë të mundur që të jetë pranë këtyre banorëve
duke iu ofruar ndihma, qoftë në ushqime ashtu edhe në veshmbathje.
Në pritje të Krishtlindjes Caritas Dioqezan ka
organizuar me datën 22 dhjetor 2007 takimin me personat me aftësi të
kufizuar në famullinë e Shën Nikollit, Pistull. Pjesëmarrja e këtyre
personave ka qenë nga e gjithë dioqeza e jonë, por edhe nga grupi
Madonnina del Grappa të Dioqezës së Shkodrës, shoqëruar nga familjarët,
meshtarët dhe motrat përgjegjëse të famullive ku ata jetojnë. Në mesin e
tyre ka qenë dhe Ipeshkvi i Sapës, Imzot Lucian Avgustini. Të bashkuar
rreth altarit,Ipeshkvi kremtoi Meshën e Shenjtë duke u lutur për secilin
prej tyre që gjendet në vuajtje të trupit. “Jezusi - tha Imzot Lucjani -
ka ardhur në botë për të shëruar njeriun në tërësinë e tij, shpirt dhe
trup; është mjeku për të cilin të sëmurët kanë nevojë. ”
Edhe Drejtori i Caritas-it dioqezan të Sapës, Dom Simon
Kulli, ka falënderuar dhe uruar të gjithë të sëmurët, të cilët edhe në
kushte të tilla fizike, mundohen ta mposhtin sëmundjen duke jetuar me
hirin e Zotit.
Violeta Marashi
titujt
kryesore |
|