|
JAVA E LUTJES PËR BASHKIMIN E TË KRISHTERËVE
Kryedioqeza Metropolitane Shkodër-Pult dhe Kisha
Ortodokse Autoqefale e Shkodrës “Lindja e Krishtit” kanë organizuar në
muajin janar “Lutjen ekumenike për bashkimin e të krishterëve” me qëllim
që të nxitet lutja dhe dialogu për bashkimin e plotë midis Kishave të
krishtera.
Me datën 23 janar lutja u bë pranë Kishës Ortodokse në
Shkodër, ndërsa më 24 janar ajo u bë pranë Kishës së Shën Françeskut në
Gjuhadol.
titujt
kryesore |