|
KODI KISHTAR I TË DREJTËS KANONIKE: 25-VJETORI
Me datën 24-25 janar 2008 Këshilli Papnor për Tekstet
Ligjdhënëse organizoi, në Vatikan te Salla e Sinodit me rastin e 25
vjetorit të hyrjes në fuqi të Kodit të së Drejtës Kanonike (25 janar
1983) një Kuvend të studimeve me temën: “Ligji kanonik në jetën e
Kishës. Hulumtime dhe prespektiva në shenjë të Magjisterit Papnor të
tanishëm”.
Nga Shqipëria ishim të pranishëm: Imzot Angelo Massafra
dhe Imzot Gjergj Frendo.
Kumtuesit ishin kardinalët që kryesojnë dikasteret e
ndryshme të Selisë së Shenjtë.
Filloi Imzot Francesco Coccopalmerio, President i
Këshillit Papnor për tekstet ligjidhënëse. Kumtuesit me radhë qenë:
Kard. Juljan Herranz, Kard. Ivan Dias, Kard. Giovanni Battista Re, Kard.
Joseph Cordes, Kard. Zenon Grocholeëski, Kard. Franc Rodé, Kard. Peter
Erdö dhe në fund Kard. Tarcisio Bertone, Sekretari i Shtetit. Të gjithë
kumtuesit theksuan meritat e Papëve: Gjon XXIII, Pali VI dhe Gjon Pali
II.
Kodi i mëparshëm i vitit 1917 ishte më pozitivist dhe
pas Koncilit të Vatikanit II ishte i domosdoshëm një kod Kishtar më
baritor, që realizonte qëllimet e Koncilit. Ne pjesëmarrësit kemi qenë
shumë, aq se salla e Sinodit nuk ishte e mjaftueshme, kështu që shumë
studentë kanë ndjekur kumtesat në sallat e tjera nëpërmjet ekraneve. Më
25 janar, në orën 12.15, kemi pasur takimin me Papën. Edhe unë pata
hirin që t'ia puthja unazën dhe t'i thoja se lusim për të dhe se ne
shqiptarë e duam shumë.
Imzot Angelo Massafra
titujt
kryesore |