|
KRISHTLINDJE NË STAJKË
Edhe sivjet përgatitja për Krishtlindje ishte e disi e
veçantë dhe e mbushur plot me veprimtari të ndryshme. Si përgatitje e
festave ishte Nëntëditëshi i Krishtlindjes dhe pjesëmarrja e madhe e
besimtarëve në këtë lutje tradicionale të trashëguar nga Kisha e bënte
më të bukur lutjen.
Grupi i të rinjve u angazhua për përgatitjen e
Betlehemit në një mënyrë të ndryshme nga herët e tjera, duke i kushtuar
një kujdes te jashtëzakonshëm kompozimit dhe zbukurimit të ambientit.
Grupi i animatorëve ishte i organizuar një mënyrë pothuajse perfekte
duke zbatuar gjithsecili rolin e vet të caktuar nga grupi drejtues. E
veçanta ishte se çdo pjesëtar i famullisë ishte i interesuar që punët të
shkonin mirë dhe se ishin të gatshëm për të ndihmuar për mbarëvajtjen e
festave. Vlen të theksohet se çdo familje ka kontribuar ekonomikisht për
zbukurimin e vendit dhe për qetësinë që klima e festave të jetë në nivel
të lartë. Gjatë Meshës së mesnatës mbizotëronte një klimë hyjnore ku
besimtarët shprehnin qartë bashkëndarjen e festës vëllazërore e hyjnore.
Kremtimi eukaristik ishte kulmi i festës ku të gjithë një mendje dhe një
zemre i drejtoheshin Atit qiellor që të sjelltë bekim dhe lumturi në
famulli. Mbas Meshës, një gjë e mrekullueshme ishte festimi i organizuar
nga famullia, ku qielli i famullisë u mbush me shumë ngjyra të ndryshme
nga fishekzjarret e shumta dhe nga tingulli i bukur i këmbanave që
shpallnin gëzimin e festës .
Me inciativën e famullitarit Dom Nikolin Toma, i
mbështetur edhe nga grupi i animatorëve, me dt 29.12.2007 u organizua
një ditë në orator me të gjithë së bashku si famulli. Gjatë këtij
aktiviteti u prezantuan punimet më të bukura të punuara nga duart e
grupmoshave të ndryshme si dhe specialiteti i kuzhinës që zinte një vend
të veçantë. Po në këtë ditë mbasdreke u organizua një spektakël nga
fëmijët dhe të rinjtë e famullisë me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të
Ri 2008.
E gjithë kjo nuk është një poezi e festave që të gjithë
ndihen mirë, por ka një rikthim praktik në jetën e përditshme për të
gjitha ditët e vitit.
Me gëzimin e festave të gjithë pjesëmarrësit
përshëndetën njëri-tjetrin duke uruar gëzimin që sjell në vatrat e
shtëpive vëllazërie e paqje dhe për më shumë të gjitha ëndërrat që
mbartim brenda të mund të realizohen.
titujt
kryesore |