|
|
LAJME NGA DIOQEZA E SAPËS
KUSHTIMI I PËRJETSHËM I MOTËR
ROZA MONEGA
(Motër Karmelitane)
Në përvjetorin e shugurimit të ipeshkvijve Imzot Dodë
Gjergjit dhe Imzot Lucjan Avgustinit, (5 janar 2007) Zoti e vizitoi
Kishën e Sapës me një tjetër ngjarje të rëndësishme: kushtimin e
përjetshëm të Motrës Karmelitane, Motër Maria Roza Monega e Varrëve të
Krishtit.
Megjithëse koha ishte me shi, kjo nuk i pengoi aspak të
gjithë të pranishmit që të mblidheshin në Kishën e Shën Mëhillit dhe
Familjes së Shenjtë në Nënshat, duke bashkuar zërin e lutjes bashkë me
korin e Grupit Karizmatik që shoqëruan këngët e Meshës.
Për të ndarë gëzimin e kësaj dite e për të falënderuar
Zotin së bashku në Kremtimin Eukaristik, morën pjesë Ipeshkvi i vendit
Imzot Lucjan Avgustini, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi
i Administratës së Jugut, Imzot Hil Kabashi, Provinciali i Rregullit
Karmelitan, Meshtarë e Motra të kongregatave të ndryshme, familjarë të
motër Maria Rozës, si dhe një numër i madh i besimtarëve. Mesha e
Shenjtë dhe riti i Kushteve Solemne u udhëhoqën nga Imzot Dodë Gjergji,
i cili falënderoi Imzot Lucjanin për ftesën dhe shprehu gëzimin e tij
për Motër Maria Rozën, që me bindje të tërësishme i tha “po”
përgjithmonë Krishtit. Vetë Zoti ka dashur të pëshpëritë në zemrën e saj
duke u ngulitur përjetësisht për të ecur e sigurt në jetën me Krishtin
dhe në dashuri me rregullin karmelitan. Pas homelisë ka vazhduar riti i
kushtimit. Motër Maria Roza me vullnet të lirë u përgjigj: “Ja ku jam, O
Zot, ti më ke thirrur!” E gjunjëzuar dhe në duart e Motër Mirjam
Glavinës, Eprore e Karmelit - Nënshat, nëpërmjet formulës së kushtimit,
me vendimin e saj, u betua se do të qëndrojë besnike deri në vdekje,
duke ecur pas Krishtit, sipas Kushtetutës së Rregullit të motrave të
Karmelit.
Në fund, Imzot Lucjani ka falënderuar vëllezërit në
episkopat, bashkësinë e Motrave Karmelitane, të gjithë të pranishmit, e
në veçanti uroi Motër Maria Rozën që mbi të, të zbresë hiri i Zotit dhe
Zoja e Bekuar të jetë në ndihmë që të mundet me gëzim t'i shërbejë Zotit
dhe Kishës.
M. Maria Roza e Varreve te Krishtit (Helidona Munega)
lindi më 21.06.1981 në Prizren (Kosovë). Pasi filloi lufta në Kosovë,
ajo me familjen e saj shkuan në Gjermani. Atje vazhdoi shkollën dhe u
punësua. Nisi kështu një jetë të re, duke u integruar me jetën në
Gjermani. Mirëpo shpirti i saj nuk gjeti pushim. Ajo ndiente në zemër
një thirrje që t'ja kushtonte krejt jetën Zotit! Kërkoi e kërkoi...ku,
si, pse? U fut më shumë në lutje që ta zbulonte thirrjen e ta dëgjonte
përgjigjen e Atij që e kërkonte. Kur ua zbuloi prindërve njetin e vet
për t'u bërë murgeshë, ata i kundërshtuan shumë por, dashuria ndaj
Jezusit qe më e fortë... Në muajin maj të vitit 2003, erdhën për herë të
parë në Shqipëri motrat karmelitane nga karmelet e Kroacisë; ndër to
ishin edhe motrat shqiptare. Motër Roza u informua për këtë urdhër të ri
e të parë në histori të Shqipërisë, ndaj shprehu dëshirën që t'i
bashkëngjitej kësaj familjeje karmelitane. Në gusht po të vitit 2003,
hyri në Karmel, në noviciat, pastaj dha kushtet e para. Për tre vjet i
rinovoi (sipas kushtetutës së motrave karmelitane) e më në fund e dha
një “po”definitive d.m.th. kushtet kremtore të përjetshme më janar 2008.
Tani ajo jeton një jetë të lumtur në Karmelin e Nënshatit.
vëllazërie e paqje dhe për më shumë të gjitha ëndërrat që
mbartim brenda të mund të realizohen.
titujt
kryesore |
|