ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

NDËRROI JETË ATË SILVIO BELLOTTO

 

Atë Silvi Bellotto lindi në Valnogaredo të Cinto Euganeo (PD), Itali, me 4 janar të 1942. Që në moshën 11 vjeçare qe joshur nga jeta françeskane. Më 17 shtator 1960 ai bëri kushtet e para si Frat Minor.

Pasi i mbaroi studimet teologjike në Vittorio Veneto dhe në Verona, ai shqiptoi kushtet e tija të përjetshme më 19 mars 1966. Më 23 maj 1968 qe shuguruar meshtar në Verona S. Bernardino nga Imz. Maffeo Ducoli.

Pas vitit baritor në Viçenza S. Lucia, fra Silvio qe transferuar në S. Francesca della Vigna. U regjistrua në Konservatorin e Venecias dhe në vitin 1974 mori diplomën në muzikën korale dhë në drejtim kori.

Që nga viti 1974 deri në 1983 banoi pranë shtëpisë së S. Maria Maggiore në Trieste, duke e zhvilluar aktivitetin e tij si bashkëpunëtor famullitar, organist, drejtuas kori dhe mësues muzike pranë liceut “R. Pitteri”. Sidomos shërbeu mes të rinjve, prej të cilëve gëzonte shumë respekt. Në bashkësinë e tij françeskane krey shërbime të ndryshme që i kërkoheshin.

Me rastin e 25°vjetorit ai u kërkoi eprorëve të vet që t'i mundësohej një përvojë misionare dhe erdhi në Shqipëri nga ku u kthye shumë i entuziazmuar. Që atëherë lindën kontakte e bashkëpunime derisa kërkoi dhe iu lejua që të vinte në Provincën françeskane të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë ai punoi në Tiranë, ku jetoi për 10 vite, duke përfshirë shumë persona falë stilit të tij të dashur e të përzemërt.

Me 8 dhjetor 2007 atë Silvio pati vizitën e papritur të motrës vdekje. Edhe pse u bënë ndërhyrje të shpejta mjekësore nuk qe e mundur të bëhej asgjë kundër infraktit.

Prania e katër ipeshkvijve, e shumë meshtarëve dhe e shumë besimtarëve në salikimet e tij tregon falenderimin që i bëhej atë Silvios për dëshminë domethënëse që ka lënë. Varrimi u bë në Saccolongo (Italia)

 

Dom Dritan Ndoci

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster