ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

NË FABRIKA PËR FESTAT E FUNDVITIT

 

Edhe këtë vit, ashtu si vitet e kaluara, pragu i festave të fundvitit e gjeti Arqipeshkvin e Shkodrës Imzot Angelo Massafra, pranë punëtorëve dhe sipërmarrësve të qytetit të Shkodrës. Ai vizitoi disa nga ndërmarrjet kryesore të qytetit, si: fabrikën e prodhimit të këpucëve Filanto, Dafinor, Shqipëria Trikot, Rubin, Madish etj.

Në këtë vizitë Arqipeshkvi u prit ngrohtë nga sipërmarrësit, të cilët, pasi diskutuan mbi ecurinë e punës së tyre, mbi sakrificat e përditshme në lidhje me problemet që hasin, u shprehën atij edhe falënderimin për vizitën dhe urimet për festat. Më pas, në takimin nga afër me punëtorët e këtyre ndërmarrjeve, Arqipeshkvi Massafra u uroi festat e fundvitit. Ishte një urim që shkonte përtej përkatësisë fetare, pasi ai u uroi punëtorëve festën e bajramit, të krishtlindjes dhe vitit të ri. U uroi atyre që të kenë mbarësi, paqe dhe harmoni në familjet e tyre, e në të njëjtën kohë që puna të shkojë mbarë dhe të kenë mundësi që të punojnë, por edhe të kalojnë gëzuar festat pranë familjeve të tyre.

 

Klodian Kojashi

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster