ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

PËRKUJTOHET MELODRAMA “RUBA E KUQE”

 

 

Me datën 20 dhjetor 2007, nën kujdesin e Famullisë së Shën Shtjefnit-protomartir Shkodër, në sallën Kardinal Mikel Koliqi, u përkujtua 70-vjetori i melodramës “Ruba e Kuqe”, tekstin e së cilës e ka shkruar Dom Ndre Zadeja dhe muzikën e ka kompozuar Dom Mikel Koliqi.

Në këtë përkujtim ishin të pranishëm qindra besimtarë e qytetarë, disa prej të cilëve akoma në kujtimet e tyre ruanin emocionet e 70 viteve më parë. Një ndër ta ishte Z. Lec Zadeja, i cili përcolli për publikun grimca kujtimesh dhe domethëniesh për tematikën që trajton kjo melodramë. Ishin të pranishëm arqipeshkvi, Sh. T. Imzot Angelo Massafra dhe Z. Lorenc Luka - Kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Qëllimin e këtij përkujtimi e shtjelloi Dom Gjovalin Sukaj, administrator famullitar i Katedrales, i cili tha se ky aktivitet vinte edhe në kuadrin e 150-vjetorit të bekimit të gurit të parë të Kishës Katedrale dhe gjithashtu prezantoi të ftuarit, Korin “Pax Dei” me dirigjente Znj. Suzana Turku dhe Artistin shumë të dashuruar, mjeshtrin Mirush Kabashi. Nga profesionalizmi i të ftuarve të gjithë mundën të shijonin emocione të veçanta. Natyrshëm që mirënjohja jonë iu drejtua të ftuarve, por u ndiem edhe krenarë, pasi kleri katolik ka kontribuar gjithmonë në fisnikërimin e artit dhe kulturës kombëtare.

 

Dom Gjovalin Sukaj

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster