ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

SË BASHKU PËRTEJ TË NDRYSHMES

 

 

Të shtunën, më 15 dhjetor 2007, në sallën e Kuvendit të Motrave Stigmatine Shoqata “Projekti Shpresa” organizoi një seminar me këtë program: Dëshmi mbi veprimtaritë e Shoqatës dhe qëllimet e saj; dhënia e çmimeve fituesve të konkursit mes disa shkollave 9-vjeçare mbi temën : “Së bashku përtej të ndryshmes”; inaugurimi i Ekspozitës së shtatë të punimeve të Laboratorit dhe të Qendrës ditore të “Projektit Shpresa” dhe hapja e Panairit të Bamirësisë.

Sseminarin e hapi Zonja Silvana Vignali, themeluesja e projektit, duke treguar historinë e shoqatës, vështirësitë dhe arritjen e qëllimeve: shtëpitë-familje të shoqatës pranojnë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuar, duke u dhënë atyre një jetë familiare ku mund të jetojnë sa më mirë dhe për ata që kanë mundësinë për të mësuar punë në laboratoret e ikonave, qendisjes, të drurit etj.

Ishte i pranishëm edhe Imzot Angelo Massafra, i cili e falënderoi Zonjën Silvana dhe gjithë operatorët dhe edukatorët për këtë shërbim kaq të rëndësishëm, duke nxitur dhe uruar që të rritet në Shkodër dashuria dhe kujesi ndaj më nevojtarëve. Shumë interesante kanë qenë dëshmitë e disa të rinjve, të cilët e falënderuan shumë Zonjën Silvana për dashurinë e madhe që ka dëftuar dhe dëfton çdo ditë.

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster