ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

SHPALLJA DHE PARAQITJA E THIRRJES NË KISHË

 

 

 Seminar mbi thirrjet në Romë

 

Konferenca Ipeshkvnore Italiane në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Thirrjeve, organizon çdo vit një Kuvend mbi thirrjet. Edhe këtë vit u organizua një Kuvend i tillë, në Romë nga data 3- 5 janar 2008. Nga Shqipëria morën pjesë Dom Gjovalin Simoni dhe seminaristi Gabriel Grabanica nga dioqeza e Tivarit. Vlen të theksohet organizimi korrekt dhe pjesëmarrja e gjerë në këto nisma kombëtare në fushën e Baritores Thirrore.

Tema e këtij viti ishte “Shpallja dhe paraqitja e thirrjes në Kishën - mision”. Hapja u bë nga Dom Nico dal Molin, Drejtor i Qendrës Kombëtare mbi Thirrjet. Pastaj në pasditen e së enjtes, një vend të rëndësishëm zuri edhe ligjërata e Imzot Domenico Sigalini, Ipeshkëv i Palestrinës. Në paraqitjen e tij shkëlqeu njohja e thellë e botës rinore.

Ndër të tjera ai paraqiti sfidat dhe idealet e të rinjve sot. Duke u nisur nga pikëpamja e botës rinore, ai vuri në dukje disa karakteristika: provizoriteti, ndryshimi i shpeshtë i planeve, mungesa e pikava të referimit, komunikimi dhe shoqëria.

Të nesërmen, më 4 janar, ligjëratën e radhës e mbajti motër Elena Borsetti me temën: “Mësues ku banon?”, duke vënë në dukje aspektet teologjike e biblike të thirrjes.

Shumë i rëndësishëm ishte edhe momenti i lutjes gjatë pasdites, që kishte për qëllim lutjen për thirrje. Më 5 janar u mbajt nga atë Amadeo Cencini ligjërata me temë: “Ti je… Do të quhesh” që pati një jehonë të madhe në mbarë kuvendin. Pas disa ndërhyrjeve interesante, u mbyll kështu edhe ky kuvend, duke hapur perspektiva të reja për vitin e ri baritor.

Rezultati i këtij takimi ishte angazhimi më i madh i të gjithë vepruesve baritorë të thirrjeve për të mirën e Kishës, në mënyrë që të kemi sa më shumë punëtorë në vreshtin e Zotit.

 

Dom Gjovalin Simoni

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster