|
|
Imzot Lucjan Avgustini emërohet Ipeshkëv
Vendimin
e Atit të Shenjtë, Benediktit të XI p7r t7 em7ruar Ipeshkëv të Sapës
Shkëlqesinë e Tij, Imzot Lucjan Avgustini, qyteti i Shkodrës e priti me
admirim por edhe me keqardhje. Themi me admirim sepse tani Imzot
Avgustini i bashkohet atyre burrave fetarë që të zgjedhur nga shpirti i
Zotit dhe Kisha do ta udhëheqin Kishën e veçantë drejt Mbretërisë së
Amshuar, dhe themi me keqardhje, pasi Imzot Avgustini do ta lërë
Shkodrën për një mision më fisnik. Nuk mund të mos kujtohet me simpati
personi i Imzot Lucjanit, pasi në momente shumë kritike të Shkodrës ai
ishte në rreshtat e parë dhe i pakursyer që në emër të dashurisë së
Krishti të zbuste rebelimet sociale të viteve 1997-1998. Nuk mund të mos
falënderojmë Zotin për shërbimin që bëri në Shkodër gjatë këtyre 12
viteve të qëndrimit të tij, dhe jemi të bindur se ai nuk mund të
largohet nga Shkodra, pasi kujtimi i tij do të lidhet me qindra
sakramente e vepra të përshpirtshme të kremtuara nëpër duart e tij
meshtarake, me homelitë bindëse dhe mbresëlënëse, me riorganizimin e
zyrës famullitare, me kompanjelin e Katedrales, me lulishten
erëkandëshme të famullisë, e shumë e shumë të tjera gjëra.
Për këtë arsye, Arqipeshkvi,
Sh. T. Imzot Angelo Massafra, duke dashur ta falënderoj7, Sh. T. Imzot
Avgustinin për shërbimin që bëri si Vikar i Përgjithshën dhe si
Famullitar i Katedrales së Shën Shtjefnit, organizoi në datën 26
dhjetor, n7 kremtimin e Pajtorit të Qytetit, Meshën e falënderimit për
Imzot Lucjanin dhe në pasdreken e po asaj ditë një mbrëmje kulturore në
Sallën Koliqi, ku u shpreh mirënjohja për punën e tij nga Autoritet
fetare dhe civile.
Edhe në emër të redaksisë nuk
mund të mungoj7 falënderimi ynë për Ipeshkvin Avgustini, si dhe urimi që
Ati i mirë dhe i çdo kohe ta mbushë me dijen e Shpirtit që udhëheq
Kishën.
titujt kryesore |
|